Connect with Us

Ikja masive, 23 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE/ Zbardhen shifrat e frikshme të viteve të fundit

Sociale

Ikja masive, 23 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE/ Zbardhen shifrat e frikshme të viteve të fundit

Publikuar

-

Dëshira e shqiptarëve për të ikur nuk ndalet. Krahas atyre që po kërkojnë të largohen përmes kontratave të punës, kryesisht në Gjermani, i lartë mbetet dhe numri i azilkërkuesve, ndonëse Shqipëria është një vend në paqe dhe që nuk konsiderohet si vend i rrezikshëm, ndryshe nga shtete të tjera si Siria e Afganistani, që shihen më me përparësi nga BE, pasi ikin nga kriza dhe lufta.

Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie.

Rreth 88% e aplikimeve ishin për herë të parë, kurse pjesa tjetër ishin aplikime të përsëritura. Numri më i lartë i kërkesave për azil ishte në mars, shtator dhe tetor, kur i kaloi 2 mijë në muaj.

Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

Shqipëria renditet në listën e 10 vendeve që kanë nivelin më të lart ëtë kërkesave për azil së bashki me shtete të tilla si Siria, Afganiztani, Venezuela, Pakistani, Turqia, Nigeria, Irani.

Të dhënat historike (shih grafikun) tregojnë se që nga viti 2013 ka një rritje të kërkesave për azil, që kulmoi në 2015-n, me rreth 68 mijë dhe më pas ndonëse erdhi në ulje, sërish mbeti më i larti nga shtetet e tjera të Europës që nuk janë pjesë e BE-së.

Në total, që nga viti 2013, janë rreth 200 mijë persona që kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.

Rriten për herë të parë nga 2015-a kërkesat për azil në BE

Të dhënat e EASO bëjnë të ditur se në vitin 2019, kishte rreth 714 200 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare, duke u rritur me 13% krahasuar me vitin 2018. Kjo është rritja e parë që nga viti 2015.

LEXO EDHE:  Shqiptarët në Angli kampionë për të keq

10% e të gjitha aplikacioneve ishin aplikime të përsëritura në të njëjtin vend.

Shkalla e përgjithshme e pranimit në  BE + mbeti e qëndrueshme në 33%.

Sirianët, Afganët dhe Venezuelasit paraqitën më së shumti kërkesa, një e katërta e totalit.

Sirianët ende paraqitën shumicën e kërkesave për azil (72 254) duke përbërë 10% të të gjitha kërkesave në vitin 2019. Afganët, gjithashtu, vazhduan të renditen në vendin e dytë, por në këtë rast aplikimet u rritën ndjeshëm në krahasim me 2018 (59 706 aplikime ose + 32%) . Venezuelasit paraqitën dy herë më shumë aplikime sesa në 2018 (rreth 45 150), duke u renditur e treta dhe duke tejkaluar madje edhe irakianët, pakistanezët dhe Nigerianët.

Lista e 10 shtetësive me më shumë apkikime përfshinte gjithashtu shtetasit irakenë, pakistanezë, turq, iranianë, nigerian dhe shqiptarë. Irakianët kërkuan azil shumë më pak se në vitin 2018 (- 19%), në përputhje me prirjen rënëse të vërejtur që nga viti 2015, ndërsa turqit paraqitën më shumë aplikime (+ 10%). Flukset relativisht të qëndrueshme u vunë re në pjesën tjetër të shtetësisë. 10 vendet kryesore paraqitën së bashku gjysmën e të gjitha aplikimeve në vitin 2019.

Një e katërta e të gjitha aplikacioneve u paraqitën nga aplikantët që mund të hyjnë në zonën Shengen pa viza.

Aplikantët nga vendet e Liberalizuara të Vizave (VLC) priren të kishin nivele të ulëta të pranimit, përveç për shtetasit e El Salvador (37%).

Megjithë aplikimet e rritura, vendet e BE + nxorën më pak vendime të shkallës së parë në krahasim me vitin 2018.

Sirianët (85%), Jemenasit (82%) dhe Eritreans (81%) kishin nivelet më të larta të pranimit, ndërsa Maqedonasit e Veriut dhe Moldavët kishin më të ulëtat (1%).

Në fund të vitit 2019 kishte më shumë se 900 000 raste në pritje në të gjitha instancat në BE./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lëkundje të lehta tërmeti/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditen e sotme në qytetin e Lezhës.

Sipas EMSC-së epiqendra është 11 km nga qyteti i Lezhës dhe 6 km në veri të Rubikut. Lëkundjet janë ndjerë në orën 13:35 ndërsa magnituda është 3.1 e shkallës Rihter.



Fatmirësisht nuk nuk raportohet për dëme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pallati i dëmtur nga tërmeti u klasifikua i banueshëm/ Banorët e Durrësit kallëzojnë në SPAK, Vangjush Dakon

Publikuar

-

Nga

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Durrësit kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, kryetaren aktuale Emiriana Sako, Sekretarin e KKRT Adhurim Qehajaj dhe firmën Ndergjoni SHPK.

Pallati sipas banorëve është dëmtuar që nga tërmeti i parë i shtatorit, por ai i 26 nëntorit 2019 e bëri atë tërësisht të pabanueshme. Instituti i Ndërtimit e ka vlerësuar këtë pallat të rikuperueshëm me 46 % të buxhetit të ndërtimit të tij, ndërsa banorët ndihen të tmerruar të hyjnë dhe jetojnë në atë pallat ku shprehet se sipas vlerësimit të kompanive private aij pallati i janë këputur kolonat dhe është i pabanueshëm. Banorët kërkojnë shembjen e tij dhe ndërtimin e një pallati të ri.



Avokati i banorëve Baftjar Rusi ka kërkuar shembjen e pallatit pasi është i pariparueshëm dhe rrezikon jetën e tyre.

“Ky pallat ka pasur probleme që nga tërmeti i parë i shtatorit, ndërsa ai i nëntorit e ka dëmtuar totalisht duke goditur kolonat mbajtëse dhe këputjen e tyre. Banorët e Institutit e Ndërtimit me një ekip me 8 veta e nxjerr këtë pallat të rikuperueshëm dhe duhet 46 % e investimit të ndërtimit të pallatit. Pallati nga çasti në çasti mund të shembet dhe duket si një rrënojë mbi paterica. Një lëkundje mbi 4 ballë mund të hedhë në tokë atë. Jemi para veprave penale të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdormi i detyrës, korrupsioni, ndërtimi i paligjshëm, tortura, janë 10 vepra penale të sugjeruar SPAK. Ne kallëzojmë ish strukturat e bashkisë Durrës që ka lëshuar këtë leje ndërtimi, ish kryetari i bashkisë, etj. Nga 10 kate që kishte lejen e ka bërë 14 kate dhe ka bërë dhe garazhde. Këto banorë po torturohen sërish të hyjnë brenda atij pallati që po shembet”, tha avokati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rinis proçesi mësimor/ VOA: Një vit shkollor mes rreziqeve të pandemisë

Publikuar

-

Nga

Rinis porçesi mësimor/ VOA: Një vit shkollor mes rreziqeve të pandemisë

Në Shqipëri nisi sot viti i ri shkollor, megjithë vështirësitë dhe rreziqet e pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet njoftuan se ndërmorën një seri masash mbrojtëse për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, megjithatë shqetësimi i prindërve dhe komunitetit vazhdon të mbetet i lartë.

Dhjetëra mijëra nxënës në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm nisën sot vitin e ri shkollor në kushtet e pazakonta të diktuara nga pandemia Covid-19.

Autoritetet arsimore pohojnë se kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe mësuesve.

Një protokoll shëndetësor është shfaqur në gjithë mjediset e shkollave dhe ministria ka kërkuar respektimin e tij me përpikmëri.

Midis masave të ndryshme që janë marrë për t’u mbrojtur nga infektimi prej koronavirusit është përgjysmimi i numrit të nxënësve në klasa, si dhe shkurtimi i orëve mësimore.

Zyrtarët pohuan se janë të vetëdijshëm që hapja e shkollave do të rritë numrin e të infektuarve me Covid, por zbatimi i masave mjekësore mund të parandalojë përhapjen e infeksionit.

Matja e temperaturës në hyrje të shkollës, vendosja e maskave dhe spëkatja e vazhdueshme me ilaçe higjenizuese në hyrje të klasave janë ndër masat kryesore edhe për nxënësit, ashtu si bëjnë secili në hyrje të shtëpisë përditë.

Bashkë me disa dhjetëra mijë nxënës në shkolla shkojnë edhe disa mijëra mësues dhe punonjës të tjerë, të cilët gjithashtu rrezikohen njëlloj nga infektimi prej koronavirusit.



Ish drejtuesja e arsimit të kryeqytetit, Majlinda Keta, sot përcolli mbesën e saj për në klasën e parë.

LEXO EDHE:  A do të lindë Europa kontinentale më 2020?

LEXO EDHE:  Drita jeshile nga BE/ Tabaku: Për Shqipërinë është një proces i ndryshëm

Ajo thotë se krahas pandemisë, shkollat dhe sistemi arsimor kanë një seri problemesh dhe mungesash të tjera themelore, nga siguria dhe deri tek cilësia e librave dhe mësimdhënies.

“Ne aktualisht kemi shkatërruar rrjetin e zyrave arsimore, kemi shkatërruar sistemin e kualifikimit të vazhdueshëm të mësuesve dhe librat shkollorë nuk janë në nivelin e duhur profesional” – tha zonja Keta.

Në disa shkolla ka njoftime për infektime të mësuesve dhe nxënësve, partia Demokratike ka kërkuar një testim masiv të mësuesve për Covid-19 para se të nisë viti i ri shkollor.

Opozita kërkoi që të mbrohet shëndeti i çdo nxënësi dhe i çdo mësuesi nevojitet edhe testimi covid dhe testimi serologjik, për të izoluar përhapjen e virusit nga mësuesit tek nxënësit dhe nga nxënësit tek prindërit dhe gjyshërit.

Qeveria, sipas opozitës, po e kalon përgjegjësinë e mbrojtjes së shkollave tek prindërit, duke u kërkuar të deklarojnë se janë të paprekur nga infeksioni.

Opozita deklaroi se ndryshe nga propaganda qeveritare, e vërteta është se masat janë gjysmake, fond shtesë për të mbrojtur shkollat nga Covid nuk ka, shkollat publike janë masivisht të papërgatitura për të përballuar pandeminë dhe se fëmijët dhe mësuesit janë në mëshirë të fatit.

Ashtu si ishte një vit i vështirë dhe i rrezikshëm për cdo shtet dhe familje për shkak të pandemisë së covid-19, ky pritet të jetë një vit i vështirë dhe i rrezikshëm edhe për sistemin arsimor shqiptar, ku sfida shëndetësore do të jetë e përditshme./VOA/

LEXO TE PLOTE