Connect with Us

“Hiqni urgjent dorë nga propaganda”/ Basha: Po ndjek situatën për masat e marra koronavirusit

Politikë

“Hiqni urgjent dorë nga propaganda”/ Basha: Po ndjek situatën për masat e marra koronavirusit

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha bën me dije se PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona virus-it në vend.

Sipas Bashës, grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë.

“Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë”, shkruan Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka socialistë të vjetër”/ Rama komenton letrën për reformim të partisë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama ka komentuar letrën e dërguar në adresë të tij nga një grup i socialistëve të larguar të cilët kërkonin ndryshime në programin dhe statusin e partisë.

Në përgjigje Rama u ‘kap’ me pyetjen e gazetares e cila përdori termin, ‘socialistë të vjetër’.

“Nuk ka socialistë të vjetër, janë gjithnjë të rinj, mos harroni Dritëro Agollin ishte më i moshuar se ju me dekada, por ishte më i ri se ju. Kështu që mos flisni për socialistë të vjetër, të jesh socialist, do të thotë të mos jesh asnjëherë i vjetër. Jam këtu për ata që kanë humbur shtëpitë, socialistët e kanë shtëpinë top, të tjerat janë luks. Nuk kemi problem me shtëpinë socialiste” u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Nis takimi surprizë/ Basha-Kokëdhima ballë përballë

LEXO EDHE:  Flamuri “valëvitet” dhe e merr era kot/ Servili i Berishës, i “lëpihet” Bashës  

Kujtojmë se dje, 8 anëtarë të kësaj force politike, kanë dërguar një mocion me kërkesën për reformimin e partisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Superdekreti që po paralajmëron Presidenti

Publikuar

-

Nga

E kush nuk ka parë reklamat që anunçojnë shfaqjet teatrale dhe trajlerat e filmave në pritje!?

Të gjitha synojnë që të ngjallin kuriozitetin e turmës. Është turma ajo që ble biletat dhe mbush sallat.

Kjo po ndodh me Presidentin!

Prej ditesh ka njoftuar dhe ka thirrur popullin për një takim në mbrojtje të Kushtetutës.

Nuk komentojmë këtu sesa të ndjeshëm janë treguar shqiptarët të paktën në 20 vitet e fundit ndaj Kushtetutes, por suspansi me të cilin po shoqëron Presidenti pritjen e datës 2 Mars, nuk kalon dot pa koment.

Presidenti arsyeton shkeljet e Kushtetutës nga mazhoranca dhe nuk është se arsyeton gabim.

Presidenti thërret popullin në protestë në mbrojtje të Kushtetutës dhe këtu as ai ashtu si edhe ne, nuk merakoset shumë të vlerësojë ndjeshmërinë historike të Shqiptarëve ndaj Kushtetutës.

Presidenti flet gjatë për të gjithë aktorët dhe personazhet e përfshirë sipas tij në shkeljen e Kushtetutës.

Presidenti flet gjatë dhe duket së është shkëputur prej kohësh nga fjalitë lakonike, të shkurtra dhe me fare pak fjalë që kanë qënë karakteristike tek politikani i dikurshëm Ilir Meta.

Ai argumenton gjatë dhe i përgjigjet çdo pyetjeje për atë që ai e quan shkelje të Kushtetutës dhe ata që i quan shkelës të Kushtetutës.

LEXO EDHE:  Skandali me lobimet/ Zbardhen të tjera detaje, ngushtohet “laku” për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Do hasin në rezistencën më të madhe

Por Presidenti nuk tregon se çfarë dekreti do firmosë në datën  2 Mars.

Nxit kurizotetin e turmës duke i ftuar në një shfaqje për të cilën duhet të paguajnë veç biletën e transportit drejt Tiranës.

Por si në çdo reklamë, edhe ai anunçon veç që do firmosë një dekret, por mban sekret dekretin.

Lajmëron shfaqjen, por sigurisht ndjek rregullin, nuk tregon finalen.

Por ndryshe nga një shfaqje filmi kinematografik, Presidenti nuk do të shesë bileta.

Presidentit i duhet salla plot. I duhet populli në sallë që të përdorë sallen për qëllimin e tij.

Ndaj deri atë ditë i duhet t’i habisë të gjithë duke premtuar superdekretin.

Në fakt ka një dekret afati i të cilit piqet në datë 2 Mars.

Eshte dekreti për kthimim e ligjit që autorizon betimin tek noteri për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kur Presidenti refuzon të organizojë seancën e betimit.

Atë dekret do firmosë në 2 Mars!

Nuk ka asnjë superdekret në datë 2 Mars. Ndaj është e kotë sjellja e këtyre ditëve e Metës si “Super-President”.

Në 2 Mars presidenti do nxjerrë një dekret të zakonshëm për kthimin e një ligji për rishqyrtim në Kuvend.

Dhe dekrete si ky, Presidentet e këtij vendi kanë firmosur që prej ditës që ky vend ka të tillë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tubimi i thirrur nga Meta/ Rama: Nuk kam luksin të merrem me të, ai ka më shumë se një shtëpi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot lidhur me tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta më 2 mars.

Rama u përgjigj se nuk do të merret me presidentin i cili ka edhe më shumë se një shtëpi, por do të ketë në fokus rindërtimin.

“Presidenti e ka shtëpinë dhe më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që presin të hyjnë në shtëpi. Për ata jam unë këtu jo thejsht ne kete konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën,Unë nuk merrem me presidentin, është luks i madh për mua. Nuk kam kërkuar në Amerikë fillimin e punës së Akademisë së Transparencës jo për të sigurua donatorët por për të siguruar taksapaguesit shqiptarë “, tha Rama.

LEXO EDHE:  Taulant Balla bashkohet me Henri Çilin, Alfred Lelën, Romeo Gurakuqin dhe Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Taulant Balla bashkohet me Henri Çilin, Alfred Lelën, Romeo Gurakuqin dhe Lulzim Bashën

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët që kanë humbur shtëpitë do të marrin banesa shumë herë më të mira se ato që janë shembur./CNA.al

LEXO TE PLOTE