Connect with Us

Fillojnë të ndihen pasojat e tërmetit/ Kredia për ekonominë shënon rënie në janar

Ekonomi

Fillojnë të ndihen pasojat e tërmetit/ Kredia për ekonominë shënon rënie në janar

Publikuar

-

Kredia për ekonominë ka shënuar rënie në janar, pas muajsh të tërë që ishte rritur ndjeshëm. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë në fund të janarit arriti në 568.8 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 0.3% në raport me muajin e mëparshëm.

Të dhënat e detajuara tregojnë se rënia është ndikuar nga tkurrja e kredisë në lekë për bizneset. Stoku i huasë në lekë për sipërmarrjet zbriti në 138.6 miliardë lekë, me një tkurrje prej 2%.

Shqipëria u godit në 26 nëntor nga një tërmet me pasoja shkatërruese, sidomos në zonën e Durrësit, duke krijuar një stepje të përgjithshme tek planet për investime të bizneseve. Një raport i mëparshëm i Bankës së Shqipërisë konstatoi se tërmeti i 26 nëntorit frenoi kërkesën për kredi në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Për vetë natyrën e brishtë të aktivitetit ekonomik të Ndërmarrjeve të Vogla dhe te Mesme, pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 mund të kenë ndikim të lartë tek kjo kategori i biznesit vlerësoi Banka e Shqipërisë. Në fund të vitit 2019, kredia për SME-të përbënte 11.6% të PBB-së, ose 0.7 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Ndryshe nga bizneset, huaja për individët vijoi rritjen, duke u zgjeruar me 0.2% me bazë mujore në janar, pas tkurrjes së muajit të mëparshëm.

Me bazë vjetore (janar 2020/janar 2019), huaja për ekonominë është rritur me 6%, si rrjedhojë e përformancës së mirë të vitit 2019. Banka e Shqipërisë raportoi se politika monetare stimuluese, ristrukturimi i sektorit bankar dhe përmirësimi i bilanceve të tij, kanë nxitur një rritje më të shpejtë të kreditimit.

Sipas llojit të monedhës, kredia në lekë përbënte 52.63% të totalit në janar, me një rënie të lehtë nga 52.84% që ishte ky treguar muajin e mëparshëm, për shkak të ecurisë së dobët të kredisë në lekë në janar.

LEXO EDHE:  Tërmeti sjell tragjedi edhe për familjen Rama/ Djali i kryeministrit: Mes viktimave edhe një njeriu im i afërt

Dëmet nga tërmeti

Sipas “vlerësimitë të nevojave post fatkeqësisë”, në total, dëmet e tërmetit të 26 nëntorit arritën në 1 miliardë euro. 700 milionë euro janë dëme në banesat e qytetarëve, të cilat janë shembur plotësisht ose kanë dëmtime të pjesshme. 150 milionë euro është fatura e dëmeve tek fabrikat dhe njësitë prodhuese të biznesit, ndërsa pjesa e mbetur prej 150 milionë eurosh të tjera janë dëme në veprat publike si shkollë rrugë dhe spitale.

Në sektorin e biznesit dhe punësimit, 714 biznese (8% e totalit të bizneseve) u dëmtuan dhe, si pasojë, aktivitetet e tyre gjithashtu u prekën. Një total prej 438 punonjësish nga 56 biznese prodhuese zyrtare humbën përkohësisht punën e tyre, ashtu si dhe 79 të punësuar nga 124 biznese zyrtare në industrinë e tregtisë. Humbja e vlerësuar e të ardhurave është 1.93 milion EUR (0.24 miliardë lekë). Në nënsektorin e Turizmit ka pasur dëme në 18 akomodime publike dhe private në Durrës, dhe në 42 objekte ushqimore dhe pije kryesisht në Durrës. Nga të gjitha humbjet në turizëm, 97% është për shkak të rënies së parashikuar të vizitorëve të huaj nga viti 2020 deri në vitin 2022. Në nënsektorin e Trashëgimisë Kulturore, dy muze kombëtar dhe tre muze lokal u klasifikuan si të pasigurt dhe janë akoma të mbyllura për publikun, ndërsa 23 monumente dhe site shtesë u klasifikuan si rrezik të lartë dhe 30 monumente të tjera si rrezik mesatar. Dëmet në nënsektorin e Bujqësisë ishin të vogla dhe lidhen me inputet dhe pajisjet bujqësore. Pati dëmtime në argjinaturat dhe stacionet e kullimit të ujit në Durrës dhe Lezhë, si dhe në Institutin për Sigurinë e Ushqimit dhe ndërtesën e Veterinarisë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Koronavirusi tek fqinjët, lidhjet e forta tregtare/ Sa persona fluturojnë në vit nga dhe drejt Italisë

Publikuar

-

Nga

Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë, ashtu dhe për lëvizjet e shtetasve, sidomos përmes ajrit e detit. Me Italinë realizohet rreth 33% e volumit tregtar, ndërsa përmes detit e ajrit qarkullojnë në total 3.3 milionë pasagjerë në vit, ose meaatarisht rreth 9 mijë persona në ditë (në verë fluksi ditor i pasagjerëve është më i larte).

Tregtia

Sipas të dhënave të INSTAT, drejt Italisë shkojnë 48% e totalit të eksporteve në 2019-n, ku peshën kryesore se zënë tekstilet e këpcët, (rreth 60% e totalit), e më pas “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”. Italia renditet dhe si partneri i parë për importet me 25% të totalit të blerjeve që bëjmë nga gjithë vendet e botës.

Grupmalli më i importuar janë “tekstilet dhe këpucët”, me 25% të totalit që vjen nga Italia, e lidhur me faktin që një pjesë e tyre janë lëndë e parë dhe më pas rieksportohet e përpunuar. Industria telstile dhe e këpucëve është e lidhur ngushtë me shtetin fqinjë, pasi rreth 70% e eksporteve të këtij grupi kanë si destinacion Italisë.

Grupmallrat e tjera më të importuara nga Italia janë “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” (20% e totalit të importeve nga Italia), “Ushqim, pije duhan” (12%), “Materiale ndërtimi dhe metale” (11.5%).

Lëvizjet përmes ajrit, 1.7 milionë pasagjerë në vit, nga dhe drejt Italisë

Italia mbetet destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, me 50% të trafikut total të pasagjerëve për vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport.

Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 334 mijë pasagjerë në 2019-n, me rritje prej 1.8% me bazë vjetore. Roma shërben jo vetëm si destinacion direkt, por edhe si tranzit për të udhëtuar në Europë dhe jashtë saj.

Destinacioni i dytë është Milano, me 317 mijë pasagjerë, me rritje të fortë prej 12% në raport me një vit më parë. I treti është Bergamo, me 169 mijë pasagjerë (rritje 18%). Në fakt, të marra së bashku, për shkak të afërsisë, Milano po shënon trafikun kryesor në Itali, duke tërhequr dhe linjat e reja.

LEXO EDHE:  Ambasadorja e Holandës: Korrupsioni, pengesë për investitorët

LEXO EDHE:  Nuk ndalen tërmetet/ Lëkundje të tjera në Greqi

Destinacione të tjera italiane që kanë parë rritje të fortë ishin Venecia (22%), Xhenova (37%), Piza (17%), Bolonja (20%). Drejt disa qyteteve të tjera, si Brindizi, Trieste, Pescara nuk kishte lidhje me fluturime në 2019-n.

Në total, pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.7 milionë në vitin 2019 (rritje 2%), duke përbërë 50% të trafikut gjithsej, nga 54% vitin e mëparshëm.

“Blue Panorama” është operatori më i madh, me 21% të tregut në 2019-n. Pas saj u rendit “Fly Ernest”, me 17%. Kompania, që prej fillimit të muajit janar të këtij viti nuk fluturon më, pasi licenca e saj u pezullua nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil. Sipas ENAC, kompania e fluturimeve “Ernest” nuk do të jetë në gjendje të kryejë asnjë fluturim dhe transportuesi do të pushojë të gjitha operacionet, duke lënë në këtë mënyrë një hapësirë të konsiderueshme tregu për operatorët e tjerë. “Alba Wings” është në vend të tretë, me peshë tregu të pandryshuar prej 10%. Përmes operatorit ajror italian, Alitalia u realizuan vetëm 7% e fluturimeve, pasi kompania ka humbur treg vitet e fundit. Krahas “Blue Panorama” e “Alba Wings”, dret Milanos apo Bergamos kanë nisur fluturimet dhe “Air Albania”, “Easy Jet” dhe “Wizz Air”, si rrjedhojë e trafikut të lartë drejt këtyre qyteteve.

Lëvizjet përmes porteve, 1.57 milionë pasagjerë

Sipas të dhënave të INSTAT, përmes detit, lëvizën në 2019-n rreth 1.6 milionë pasagjerë, ku fluksi fillon e rritet në maj, me 108 mijë pasagjerë, për të kulmuar në gusht me 450 mijë pasagjerë.

Në mars 2019, përmes detit qarkulluan 35 mijë pasagjerë, ndërsa në mars, numri i tyre u rrit në rreth 76 mijë./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi tremb bursat globale/ Italia në rrezik izolimi, nuk këshillohen udhëtimet

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh me koronavirusin në Itali dhe në botë, në një përmbledhje të il Sole24ore: Frika nga infektimi bën që bursa e aksioneve të bjerë në Korenë e Jugut dhe të gjitha vendet kryesore evropiane. Rastet e para janë raportuar në Kuvajt dhe Bahrein: janë qytetarë që kthehen nga Irani. Wuhan njofton dhe tërhoqi menjëherë një lehtësim nga masat e sigurisë. Në Kinë ka 3 mijë të infektuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë. Italia në rrezik izolimi.

Trump: Situata në SHBA nën kontroll

«Coronavirus është me të vërtetë nën kontroll në SH.B.A. Ne jemi në kontakt me të gjithë dhe të gjitha vendet e rëndësishme. Qendrat e SHBA për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Shëndetin Botëror po punojnë shumë dhe me shumë inteligjencë. Tregu i aksioneve duket shumë mirë! ». Kështu shkroi në Twitter Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Bursat botërore, digjen 1.000 miliardë dollarë

Coronavirus ka shkaktuar rënie në bursat në të gjithë botën, duke bërë të digjen më shumë se 1.000 miliard dollarë në total. Rënia e tregjeve financiare evropiane u pasua nga ajo e Wall Street, e cila mbylli seancën e saj më të keqe në dy vjet.

Pasiguria rreth virusit shkakton panik në bursa

Pasojat e koronavirusit të ri janë ende të panjohura. Por një faktor i panjohur  peshon si një gur në Wall Street dhe që vetëm tani fillon të konsiderohet seriozisht, ka nisur të ndikojë indekset dhe aksionet.

Ky është konsensusi gjithnjë e më i përhapur midis operatorëve dhe analistëve dhe që është përkthyer në tregun real të tregut të aksioneve amerikane përballë një epidemie që rrezikon të shndërrohet në një pandemi, të aftë, përveç që të shkaktojë kosto dramatike njerëzore, të bllokojë ingranazhet e ekonomisë ndërkombëtare. Indekset kryesore të SHBA, papritur të vetëdijshëm për spektrin, kishin humbje të mëdha, duke shënuar seancën më të keqe për Dow Jones, dhe S&P 500 në dy vjet.

Takimi i së martës i ministrave të shëndetësisë

Të Martën, 25 Shkurt Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, do të takohet me homologët e vendeve kufitare dhe Italinë fqinje për t’u përballur me urgjencën e koronavirusit

Ricciardi i OBSH, duhen 2 vjet për vaksinën

“Vaksinat tradicionale kundër gripit nuk kanë asnjë efekt sepse vaksina duhet të studiohet posaçërisht për këtë koronavirus të ri. Për këtë duhet të punojmë edhe disa vjet ». Kjo është thënë nga Walter Ricciardi, anëtar i ekzekutivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i emëruar si këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, në një intervistë për Tg2000, programin e lajmeve TV2000.

Slovenia: nëse është e nevojshme do të mbyllim kufijtë me Italinë

Kryeministri slloven Marjan Sarec ka njoftuar se vendi i tij është gjithashtu i gatshëm të mbyllë kufijtë e saj nëse shfaqet rreziku i përhapjes së koronavirusit. “Në dritën e përhapjes së virusit, Sllovenia do të mbyllë kufijtë nëse është e nevojshme,” tha Sarec cituar nga media serbe. Deri më tani në Slloveni 13 persona janë testuar për koronavirus, të gjithë negativë.

Masa të forta në aeroporte, këshillohet mosudhëtimi në Itali

Aeroportet kanë ngritur ekipe të veçanta shëndetësore për të shmangur ngjitjen e koronavirusit. Dje, Ministria e Shëndetësisë e Bukureshtit kishte njoftuar se udhëtarët italianë nga Veneto dhe Lombardia do t’i nënshtrohen karantinës për katërmbëdhjetë ditë dhe do të kontrollohen nga njësitë vendore të shëndetit edhe nëse nuk preken nga virusi. Për momentin nuk ka infeksione në Rumani.

LEXO EDHE:  Ambasadorja e Holandës: Korrupsioni, pengesë për investitorët

LEXO EDHE:  Nuk ndalen tërmetet/ Lëkundje të tjera në Greqi

Italia, në rrezik izolimi

Deri para disa ditësh, Italia mund të krenohej me një nga pasaportat më të fuqishme në botë. Sot, infeksioni i koronavirusit është duke ridizajnuar logjikën e kufijve. Dhe italianët janë bërë, brenda pak orësh, ata që duhet të mbajnë mend. Kështu ndodh që Rumania ka përgatitur karantinën e detyrueshme për ata që vijnë nga zona e Lombardisë-Veneto. Marin Le Pen kërkoi që Franca të kontrollojë kufijtë me Italinë. Austria ndaloi trenat për orë të tëra në natën e errët të Brenner. Cila është situata për ata që duhet të udhëtojnë? Çfarë duhet të presësh?

Për momentin, italianët e vetëm që nuk mund të lëvizin brenda territorit kombëtar janë ata të zonës famëkeqe të kuqe. Këta janë banorë të një duzinë bashkish në zonën e Lodi dhe në qendrën Veneto të Vo ‘Euganeo’. U shkaktua një kufizim territorial për ta, një masë e domosdoshme për të përmirësuar infeksionin. Ata mund të lëvizin lirshëm brenda zonës së kuqe, por nuk mund ta kalojnë atë. Pjesa tjetër e qytetarëve italianë, për momentin, mund të udhëtojnë mjaft lehtë. Por, në fakt, kufizimet e para, pak a shumë të vërteta, tashmë kanë filluar.

Trenat dhe fluturimet e brendshme, si dhe autobusët që lidhin çdo ditë veriun dhe jugun e gadishullit, udhëtojnë rregullisht. Sa i përket trenave, si Trenitalia ashtu edhe Italo kanë ndërmarrë veprime urgjente. Ekuipazhi është i pajisur me një maskë, ndërsa janë shpërndarë nëpër vagonë xhel dezinfekstues për duart.

Është pak më ndryshe situata për ata që duhet të shkojnë jashtë Italisë. Vendet kryesore evropiane dhe perëndimore nuk kanë vendosur kufizime për momentin. Por gjithnjë e më shumë vende po këshillojnë kundër udhëtimit në Itali. Disa kombe tashmë kanë ndërmarrë masa parandaluese. Rasti më emblematik ndodhi mëngjesin e të hënës 23 shkurt, me një aeroplan i Alitalia u mbërthye në ishullin e Mauritius në oqeanin Indian. Rreth 40 pasagjerë, nga 212 gjithsej, u kthyen në Lombardi dhe Veneto. Dhe autoritetet lokale kanë vendosur të mos i zbresin në tokë ata. Pas pak, mbërriti edhe një komunikim zyrtar nga ministri vendas i jashtëm, i cili mbylli në mënyrë efektive kufijtë e ishullit për shtetasit italianë, të cilët vijnë nga Lombardia, Veneto dhe Emilia Romagna (si dhe për koreanët dhe Kinezët).

Izraeli po lëviz gjithashtu. Ministri i Shëndetësisë Yaacov Litzman, i cili përveç këshillimit kundër udhëtimit në Itali, shtoi: “Ne jemi duke kontrolluar për të përcaktuar nëse Australia dhe Italia do të bëhen vende, ardhjet e të cilëve në Izrael duhet të izolohen pas hyrjes së tyre në territorin tonë. Ne nuk kemi frikë të imponojmë autoritetin e izolimin ».

Vende të tjera që gradualisht po marrin masa mbrojtëse zyrtare kundër kombeve që raportojnë raste të infektimit janë Serbia, Sllovenia, Turkmenistani dhe Kazakistani. Duhet mbajtur mend se vendet që kanë mbyllur kufijtë aktualisht me qytetarët kinezë janë shumë më tepër (përfshirë Rusinë). Dhe nuk përjashtohet, pra, që masa të tilla mund të merren edhe kundër Italisë, e cila sot është vendi i tretë në botë për nga numri i infeksioneve./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Zbardhet vendimi/ Shtëpitë parafabrikate dhe materialet për projektin e Rindërtimit përjashtohen nga taksat e importit

Publikuar

-

Nga

Ka marrë fuqi ligjore duke u botuar në Fletoren Zyrtare, vendimi i cili përjashton nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar materialet e ndërtimit që do të përdoren në kuadër të procesin të rindërtimit të vendit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vendimi parashikon se përfitues nga kjo lehtësi do të jenë organet shtetërore, organizatat bamirëse dhe filantropike, që janë pjesë e programit të rindërtimit.

“Materialet, pajisjet, ndërtesat e parafabrikuara përjashtohen sipas zërave dhe sasive të parashikuara në preventivin e miratuar nga njësia zbatuese ose nga organi kompetent përkatës, sipas legjislacionit për rindërtimin” përcaktohet në ndryshimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Përjashtohen nga TVSH-ja:

a) ndërtuesit/kontraktorët, subjekte të rindërtimit, të cilët u nënshtrohen dispozitave të ligjit për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë dhe përcaktimeve të këtij vendimi;

LEXO EDHE:  Ambasadorja e Holandës: Korrupsioni, pengesë për investitorët

LEXO EDHE:  Lirimi i të arrestuarve për tërmetin/ Ish ministri: Show i radhës, pisllik sa më s’ka!

b) ndërtuesit/kontraktorët, subjekte të rindërtimit, të cilët duhet të kenë lidhur një marrëveshje kuadër me njësinë zbatuese, të ngarkuar nga Këshilli i Ministrave për administrimin e fondeve të shpërndara nga fondi i rindërtimit dhe që përdoren bazuar në procedurat e ligjit për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, në lidhje me prokurimin publik për rindërtimin;

c) ndërtuesit/kontraktorët, subjekte të rindërtimit, të përcaktuar nga donatorët, për rastet kur donacionet/grandet e tyre nuk janë pjesë e fondit të rindërtimit sipas ligjit të buxhetit.

Përjashtimi nga TVSH-ja e importit, kryesisht për ndërtimet parafabrikate ka qenë një kërkesë që është përsëritur vazhdimisht në publik nga organizatat që kanë mbledhur fonde për programin e rindërtimit.

 

 

 

LEXO TE PLOTE