Connect with Us

“Edhe mimozat janë të mirëpritura”/ Presidenca vë pikat mbi “i” për 2 Marsin

Politikë

“Edhe mimozat janë të mirëpritura”/ Presidenca vë pikat mbi “i” për 2 Marsin

Publikuar

-

Zëdhënsi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi ka bërë thirrje për manifestimin e 2 Marsit.

Blushi bën me dije se nuk kërkojnë vetëm pjesëmarrjen e qytetarëve por edhe bashkëpunimin e tyre për realizimin e manifestimit në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.
Blushi thekson se vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

“Ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.
Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.
Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë”, shkruan Blushi.

Gjithashtu ai ka vënë në dispozicion edhe numrat e telefonit të grupit të organizatorëve me të cilët qytetarët mund të kontaktojnë.

LEXO EDHE:  Lefter Maliqi thirrje Ramës/ "Bëni marrëveshje"

“Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:
Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga
Numër celulari: +355699848359
Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi
Numër celulari: +355696067755
Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani
Numër celulari: +355692053488
Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:
[email protected]
[email protected]
Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!
Ju lutem bashkëpunoni me ta!
E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!
MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI”, shkruan më tej Blushi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“Të bashkohemi për pranverën Kuq e Zi”/ Meta tjetër mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një mesazh qytetarëve, në lidhje me tubimin e paralajmëruar, të datës 2 mars.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka shpërndarë një video-mesazh, ku paralajmëron “pranverën Kuq e Zi.”

“Të dashur qytetar jam i paduruar për tu bashkuar dhe unë me ju në datën 2 mars, për pranverën Kuq e Zi”-shprehet Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpërthen lënda plasëse në një automjet në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një automjet ka shpërthyer gjatë orëve të vona të natës në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr.
Sipas policisë në automjetin tip “Volksëagen” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.
Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fevziu i dhuron stilolaps/ Meta puth live Kushtetutën dhe ia fal moderatorit

Publikuar

-

Nga

Gazetari Blendi Fevziu i ka dhuruar mbrëmjen e sotme në emisonin e tij një stilolaps të personalizuar presidentit Ilir Meta.

“Ne të kemi dhuruar një stilolaps, që është përgatitur me portretin e Skënderbeut, stemën e Republikës, me emrin e Opinion dhe me siglën tuaj”, tha Fevziu, ndërsa e pyeti nëse do ta firmosë me këtë stilolaps dekretin e 2 marsit.

Meta deklaroi se në mos dekretin e 2 marsit, një dekret tjetër të rëndësishëm do ta firmosë. Në këmbim të kësaj dhurate, moderatori i ka kërkuar një kopje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe Kreu i Shtetit pas një hezitimi ia fali.

LEXO EDHE:  Gjyshi i Asmer Bilalit i bën thirrje shtetit/ Shikojeni këtë familje që pothuajse është shuar

LEXO EDHE:  Lefter Maliqi thirrje Ramës/ "Bëni marrëveshje"

“Do duhet ta mbash në një vend të nderuar dhe gjithë shqiptarët do e kuptojnë që kjo është Shqipëria jonë, kjo është Amerika jonë, kjo është Europa jonë dhe vetëm duke dashur Kushtetutën siç duan amerikanët Kushtetutën e tyre, gjermanët Kushtetutën e tyre, do bëhemi ai vend që kanë aspiruar të parët tanë dhe që të jetojnë dhe të shkëlqejnë fëmijët tanë këtu dhe jo të shkëlqejnë në vendet e tjera të botës. Unë po e puth dhe ta mbash me dinjitet këtë Kushtetutë”, nënvizoi presidenti para se t’ja jepte Fevziut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE