Connect with Us

“E kam paralajmëruar që në vitin 2008”/ Bamir Topi zbulon paradoksin e protestës së Metës

Politikë

“E kam paralajmëruar që në vitin 2008”/ Bamir Topi zbulon paradoksin e protestës së Metës

Publikuar

-

Ish presidenti Bamir Topi, ka komentuar tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars dhe situatën politike në vend.

Topi u shpreh se është pranuar nga të gjithë sikurse edhe nga ndërkombëtarët që kriza në Shqipëri fillon me krizën e votës, aty ndërtohet parlamentarizmi dhe aty rrënohet.

“Kam paralajmëruar me 15 prill të 2008 gjithçka që do të ndodhte. Dhe e shoh të çuditshme që askush nuk i referohet më. Dhe paradoksi më i madh është që në protestën e 2 marsit, bëhet thirrje për strukturat politike të një partie e cila në 2008 dhunoi Kushtetutën.

Pra unë do ta mirëkuptoja një apel, por kur aty thirren për të marrë pjesë struktura politike atëherë ky tubim merr konotacionin e një tubimi politik. Në rast se duhet parë se ku fillon historia, duhet parë të burimi, te origjina.

LEXO EDHE:  Arratisja e Gruevskit/ Spartak Ngjela zbulon mikun e tij në Shqipëri

Fizionomia e Metës është një fizionomi politike dhe nuk shikon vetëm ditën e sotme, por edhe të nesërme. Në këtë rrugë ai bën kontestimin mbi bazën e fakteve kushtetuese, por patjetër kërkon edhe një aleat politik dhe mesa duket aleatin politik sot e ka në krahun e PD-së”, theksoi Topi në “Top Talk”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ilir Meta kujton si i hyri politikës/ Pse kandidoi si deputet i Skraparit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka treguar sot se si u bë deputet, gjatë ceremisë së vlerësimit të poetit Xhevahir Spahiu me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Meta tha se u fut në listat e deputetëve të Partisë Socialiste pa dëshirë. Kreu i Shtetit deklaroi se socialistët e asaj kohe e bënë deputet të zonës së Skraparit, pasi pretendon se askush nuk pranonte të kandidonte në vitin 1992.

“Meqë protokolli u thye, po e thyej dhe unë. Ne kemi lidhje të veçantë, nëse disa nga ju më pëlqejnë mua, nëse disa jo, kjo është merita apo përgjegjësia e Xhevahir Spahiut se unë asnjëherë nuk kisha ndërmend të bëhesha deputet apo t’i hyja jetës politike. Në 1992 iu luta Xhevahir Spahiut që të kandidonte në zonën e Skraparit nga vijmë të dy.

LEXO EDHE:  Ilir Meta “kërcënon” Bashën/ Zbulohet loja e presidentit, një tjetër opozitë në horizont?

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me Partinë Demokratike?

Ai nuk pranoi, kështu që socialistët si specialista që ishin më futën mua aty me idenë që zgjidhu ti tani në ’92-in se nuk pranonte njeri dhe pastaj vazhdo ik jashtë shtetit për studime e kështu me radhë. Kështu që Xhevo faleminderit për ato privilegje që unë kam patur në jetën politike sepse të jesh deputet është privilegj, por edhe për ato taksirate që kam patur”, tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi/ Komisioni i Venecias anullon sesionin për paketën e censurës dhe emërimet në Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Komisoni i Venecias ka anulluar sesionin e 20-21 marsit për paketën e censurës ndaj mediave.

Mësohet se shkak për këtë është bërë koronavirusi, i cili po përhapet me shpejtësi dhe ka marrë jo pak jetë njerëzish.

Për rrjedhojë, Komisioni i Venecias nuk do ta sjellë raportin e saj në 21 mars siç ishte parashikuar me procedurë të përshpejtuar.

Gjithashtu raportohet se më 20 dhe 21 mars, Venecia do të jepte opinionin edhe për çështjen e nxehtë të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, që ka sjellë përplasje të forta mes presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës, por edhe kjo është shtyrë.

LEXO EDHE:  Foto-Kryetari i ri i Lulit nuk di të shkruajë shqip

LEXO EDHE:  Partia Demokratike, mocion për shkarkimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta

Nuk dihet se kur do të vijë Komisioni i Venecias në Tiranë, ndaj pritet një njoftim i dytë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rrofsh moj grua që s’u kurseve”/ Rama merr me të mirë Lindën, pas kritikës

Publikuar

-

Nga

Pas kritikave publike të bashkëshortes së tij Lindës, kryeministri Edi Rama u mundua që ta marrë situatën me sportivitet dhe ta kalojë me batuta.

Ai deklaroi në Kongresin e Partisë Socialiste se Linda ishte opozita e tij më e madhe dhe se e dinte që kusurin më të madh do ta merrte kur të shkonte në darkë në Surrel.

“E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë? Mua më takon ta takoj Lindën se ishte shumë më e moderuar se mbrëmë në shtëpi. Rrofsh moj grua që nuk u kurseve në sy të gjithë këtyre shoqeve dhe jam shumë i qartë që kusurin do e marr sonte në Surrel për gjithcka që nuk u tha sonte këtu. Qeshni ju qeshni se po të mos e kisha në shtëpi këtë opozitën që e dëgjuat në variantin  rozë, se po ta kisha si këtë opozitën që ka dalë në rrugë, do më dukej vetja si më i madhi në vend”, tha Rama, ndërsa e falenderoi për kujdesin që ajo ushtron ndaj fëmijëve dhe nënës së tij Anetës.

LEXO EDHE:  Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës

LEXO EDHE:  Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës

“Dua ta falenderoj Lindën se ajo është themeli i patundshëm i shtëpisë sonë. Jemi një shtëpi që falë Lindës është antisizmike dhe përballon tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri dhe falë saj, fëmijëve nuk i mungon asnjëherë kujdesi prindëror që unë fatkeqësisht nuk ia fal sa duhet. Falë saj, Anita që më shikon aq rrallë, ka një vajzë që edhe sikur ta kishte bërë vetë, nuk do e bënte dot kaq brenda standarteve dhe kritereve të saj, se Aneta është më e vështirë se BE për standarte e kritere. Falë Lindës unë nuk kam qenë kurrë vetëm. Në asnjë nga jo pak kohë të vështira kemi qenë bashkë”, nënvizoi Rama, ndërsa thumboi opozitën joparlamentare, duke thënë se është lloji më i ulët i konkurentëve që ka pasur për vite të tëra./ CNA.al

LEXO TE PLOTE