Connect with Us

Dyshohej se ishin prekur nga koronavirusi/ Del përgjigja për pesë rastet e reja

Sociale

Dyshohej se ishin prekur nga koronavirusi/ Del përgjigja për pesë rastet e reja

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Sipas MSH, deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri.

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Manastirliu: Asnjë rast me koronavirus, sot shpërndahen 1.2 milion maska shtesë

Publikuar

-

Nga

“Deri në këto momente Shqipëria nuk është e prekur nga koronavirusi COVID-19, ndërsa janë kryer 18 testime për persona të dyshuar që kanë patur histori udhëtimi me vendet e prekura”. Në mbledhjen e rradhës së Task- Forcës së thirrur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kërkoi nga strukturat shëndetësore në territor rritjen e vigjilencës për të identifikuar në kohë rastet e mundshme dhe për të zbatuar konkretisht planin tashmë të hartuar të masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së COVID-19.
“Shqipëria nuk mund të jetë imune ndaj koronavirusit COVID-19 por jemi të gjithë bashkë për të bashkërenduar punën e strukturave në mënyrë që të bëhet më e mira e mundshme për të përballuar çdo situatë potenciale. Është koha të rrisim akoma më shumë vigjilencën në çdo strukturë”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka deklaruar se që prej ditës së sotme në të gjitha strukturat shëndetësore ka nisur shpërndarja e 1.2 milion maskave shtesë.
“Përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë, sot ka nisur shpërndarja e 1.2 milion maskave kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit. Ndërkohë spitalet duhet të marrin masa për të rritur akoma më shumë stokun e mjeteve të mbrojtjes personale, me fondin prej 1 milion dollarë shtesë që kemi rialokuar në buxhetet e spitaleve, për të patur stokun e domosdoshëm për çdo situatë, me fokus tek QSUT”, u shpreh Manastirliu.

Gjatë raportimit në Task Forcë, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, deklaroi se po vijohet me trajnimin e ekipeve mjekësore në të gjithë stukturat, deri tani janë trajnuar mbi 800 profesionistë të shëndetit në të gjithë nivelet e sistemit shëndetësor.

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, Skënderj Brataj, gjatë raportimit në mbledhjen e Task-Forcës, tha se Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka marrë masat për të përballuar mbi 5000 thirrje në ditë në numrin unik 127, ndërsa aktualisht pret mbi 1500 thirrje, me një rritje prej 45%.
“Gjatë këtyre ditëve kemi pritur 326 thirrje që janë klasifikuar në kodin e ri Korona, të cilët janë ndjekur sipas udhëzimeve të komitetit të ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Brataj.
Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv në QSUT u shpreh në raportimin në Task-Forcë se, janë shtuar dhomat e izolimit, mjetet e mbrojtjes personale për personelin shëndetësor si dhe kushtet e duhura sipas standardeve, me personelin në gatishmëri për pritjen e rasteve potenciale.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Diskutohet mbyllja e zonës Shengen!

LEXO EDHE:  Rritet në mënyrë të frikshme numri i viktimave nga Koronavirusi/ 2009 raste të reja vetëm në fundjavë

Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile deklaroi në raportimin në Task-Forcë se strukturat e karantinës janë në gatishmëri, sipas standardeve të vlerësuara nga komiteti i ekspertëve.
Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, Manastirliu deklaroi se do të bëhet më e mira e mundshme, fillimisht për të mbështetur stafin mjekësor dhe infermieror dhe për të koordinuar punën për të përballuar një situatë potenciale të koronavirusit të ri në vendin tonë.
Duke falenderuar median për bashkëpunimin, Manastirliu siguroi vijimin e transparencës maksimale për informacionet për publikun.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ikja masive, 23 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE/ Zbardhen shifrat e frikshme të viteve të fundit

Publikuar

-

Nga

Dëshira e shqiptarëve për të ikur nuk ndalet. Krahas atyre që po kërkojnë të largohen përmes kontratave të punës, kryesisht në Gjermani, i lartë mbetet dhe numri i azilkërkuesve, ndonëse Shqipëria është një vend në paqe dhe që nuk konsiderohet si vend i rrezikshëm, ndryshe nga shtete të tjera si Siria e Afganistani, që shihen më me përparësi nga BE, pasi ikin nga kriza dhe lufta.

Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie.

Rreth 88% e aplikimeve ishin për herë të parë, kurse pjesa tjetër ishin aplikime të përsëritura. Numri më i lartë i kërkesave për azil ishte në mars, shtator dhe tetor, kur i kaloi 2 mijë në muaj.

Të dhënat e EASO tregojnë se në total ka një numër prej rreth 15 mijë rastesh që janë pezull. Përgjithësisht, mbi 90% e vendimeve për herë të parë që merren për azilantët shqiptarë janë negative, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

Shqipëria renditet në listën e 10 vendeve që kanë nivelin më të lart ëtë kërkesave për azil së bashki me shtete të tilla si Siria, Afganiztani, Venezuela, Pakistani, Turqia, Nigeria, Irani.

Të dhënat historike (shih grafikun) tregojnë se që nga viti 2013 ka një rritje të kërkesave për azil, që kulmoi në 2015-n, me rreth 68 mijë dhe më pas ndonëse erdhi në ulje, sërish mbeti më i larti nga shtetet e tjera të Europës që nuk janë pjesë e BE-së.

Në total, që nga viti 2013, janë rreth 200 mijë persona që kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.

Rriten për herë të parë nga 2015-a kërkesat për azil në BE

Të dhënat e EASO bëjnë të ditur se në vitin 2019, kishte rreth 714 200 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare, duke u rritur me 13% krahasuar me vitin 2018. Kjo është rritja e parë që nga viti 2015.

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Shumë vende ndalojnë hyrjen e të huajve nga Kina

LEXO EDHE:  Këshillat e mjekut infeksionist/ Si të mbrohemi nga koronavirusi

10% e të gjitha aplikacioneve ishin aplikime të përsëritura në të njëjtin vend.

Shkalla e përgjithshme e pranimit në  BE + mbeti e qëndrueshme në 33%.

Sirianët, Afganët dhe Venezuelasit paraqitën më së shumti kërkesa, një e katërta e totalit.

Sirianët ende paraqitën shumicën e kërkesave për azil (72 254) duke përbërë 10% të të gjitha kërkesave në vitin 2019. Afganët, gjithashtu, vazhduan të renditen në vendin e dytë, por në këtë rast aplikimet u rritën ndjeshëm në krahasim me 2018 (59 706 aplikime ose + 32%) . Venezuelasit paraqitën dy herë më shumë aplikime sesa në 2018 (rreth 45 150), duke u renditur e treta dhe duke tejkaluar madje edhe irakianët, pakistanezët dhe Nigerianët.

Lista e 10 shtetësive me më shumë apkikime përfshinte gjithashtu shtetasit irakenë, pakistanezë, turq, iranianë, nigerian dhe shqiptarë. Irakianët kërkuan azil shumë më pak se në vitin 2018 (- 19%), në përputhje me prirjen rënëse të vërejtur që nga viti 2015, ndërsa turqit paraqitën më shumë aplikime (+ 10%). Flukset relativisht të qëndrueshme u vunë re në pjesën tjetër të shtetësisë. 10 vendet kryesore paraqitën së bashku gjysmën e të gjitha aplikimeve në vitin 2019.

Një e katërta e të gjitha aplikacioneve u paraqitën nga aplikantët që mund të hyjnë në zonën Shengen pa viza.

Aplikantët nga vendet e Liberalizuara të Vizave (VLC) priren të kishin nivele të ulëta të pranimit, përveç për shtetasit e El Salvador (37%).

Megjithë aplikimet e rritura, vendet e BE + nxorën më pak vendime të shkallës së parë në krahasim me vitin 2018.

Sirianët (85%), Jemenasit (82%) dhe Eritreans (81%) kishin nivelet më të larta të pranimit, ndërsa Maqedonasit e Veriut dhe Moldavët kishin më të ulëtat (1%).

Në fund të vitit 2019 kishte më shumë se 900 000 raste në pritje në të gjitha instancat në BE./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Mësoni çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

Nga

Edhe për ditën e sotme, vendi është përfshirë nga reshje lokalisht në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Sipas SHMU, në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje.

Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.

Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Shumë vende ndalojnë hyrjen e të huajve nga Kina

LEXO EDHE:  SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për një përhapje të koronavirusit

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -2ºC deri në 5ºC
zonat e ulëta 1ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare 2ºC deri në 13ºC

LEXO TE PLOTE