Connect with Us

Dvorani në Komisionin për Hetimin e Metës/ Asnjëra palë nuk është superiore, duhet tu përmbahemi kompentecave

Politikë

Dvorani në Komisionin për Hetimin e Metës/ Asnjëra palë nuk është superiore, duhet tu përmbahemi kompentecave

Publikuar

-

Kreu i KED Ardian Dvorani ka deklaruar se presidenti Ilir Meta i ka tërhequr vëmendje institucionit që ai drejton për një kandidate që garonte për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që  sipas tij të dy institucionet janë të barabartë.

Sipas Report Tv, bëhet fjalë për kandidaten Zhaklina Peto për të cilën kishte mungesë relacioni. Nisur nga ky fakt presidenti Ilir Meta i tërhoqi vëmendjen KED me anë të një shkrese të dërguar në datë 31 gusht.

“KED është një organ kolegjial. Këshilli mblidhet sa herë ka një vakancë. Listat e vendeve vakante kishin një numër të konsiderueshëm që kandidonin edhe për poste të tjera. Ky proces zgjati deri në fund të muajit korrik dhe muajin gusht kaluam në procesin e vlerësimit. U verifikua edhe një fenomen tjetër, e tërheqjes së kandidatëve. Këshilli njoftonte presidentin për të bërë rishpalljen e vakancave. Janë 57 kandidatë që u shqyrtuan për Gjykatën Kushtetuese  15 u tërhoqën, 20 të tjerëve iu ndalua kandidimi dhe mbetën vetëm 6 kandidatë. Procesi dëshmoi se në vendin vakant të parë nga 22 kandidatë të shpallur nga presidenti ngelën vetëm 4 kandidatë. Për vendet e tjera vakante mungonin kandidaturat. Një pyetje e ngritur edhe publikisht është se iu kualifikuan vetëm 6 kandidatë për të gjitha postet. Kushte e kandidimet janë të hollësishme. Ato duhet të përmbushen. Një element tjetër që kishte të bënte me verifikimin është edhe pse u ndaluan 20 kandidatë të ndalonin, vetëm 9 iu drejtuan gjykatës për t’u ankuar. Ne kemi bërë 108 herë relacione dhe njëherë është gabuar. Ky relacion nuk i jep kandidatit ndonjë element për të pretenduar më shumë. Gjykata e konsideroi shkelje këtë gjë. Në datë 22 gusht u dha një vendim nga Gjykata Administrative për këtë kandidate.  Problematikë është fakti se presidenti i tërheq vërejte KED pse bën interpretime. Në raportet institucionale funksionon ndryshe. Në këtë proces jemi katër palë dhe asnjëra nuk është superiore nda tjetër. Organet e tjera, qoftë Gjykata e Lartë, Kuvendi apo presidenti duhet të ishin përmbajtur në kompetencat e tyre”, tha Dvorani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Basha: Do kërkoj votat e LSI për mandatin e dytë të Nishanit/ Meta: Nuk kemi asnjë detyrim

LEXO EDHE:  Tom  Doshi: Prokurori i Përgjithshëm kontrollohet nga Ilir Meta

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  “Plan-Veprimi i Qeverisë për 15 prioritetet e BE”/ Kritikat e Metës: E pakuptueshme dhe e pajustifikueshme

LEXO EDHE:  “President kukull”/ Meta përplaset ashpër me Andi Bushatin

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE