LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja 339/ Gjykata e Posaçme kthen për plotësim hetimesh një nga fraksionet

28 Shkurt 2020, 11:19, Kronika CNA
Dosja 339/ Gjykata e Posaçme kthen për plotësim hetimesh

Gjykata e Posaçme ka kthyer për plotësim të hetimeve një nga fraksionet e dosjes 339.

Sipas News 24, gjyqtarja paraprake thotë se akuza e SPAK është e paqartë dhe ka nevojë për plotësim të hetimeve.
Dosja 339 ka 24 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.

Sipas gjykatës prokuroria nuk ka individualizuar akuzat për të pandehurit, referuar episodeve kriminale. Ndaj i ka dhënë 2 javë kohë prokurorisë për saktësimin e akuzave./CNA.al

Lajmet e fundit nga