Connect with Us

“Do të ketë pjesëmarrje masive”/ Maliqi zbulon se çfarë pritet të ndodhë në protestën e 2 marsit

Politikë

“Do të ketë pjesëmarrje masive”/ Maliqi zbulon se çfarë pritet të ndodhë në protestën e 2 marsit

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi i ftuar në rubrikën “Opinion”, teksa ka folur për protestën e 2 marsit, u shpreh se do të ketë pjesëmarrje masive.

Sipas tij, edhe socialistët e zhgënjyer i kanë thënë se do të jenë në Tiranë.

Po ashtu ai shprehet se manifestimi do të jetë paqësor dhe nuk do të ketë dhunë për t’i treguar ndërkombëtarëve që shqiptarët janë kundër Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë dhashë një konferencë shtypi pas deklaratës së Metës dhe i dola në mbrojtje është rasti më i mirë për ta ndalur kapjen e Kushtetueses, për të mbrojtur demokracinë, për tu përballur me krimin dhe rilindjen.
Unë them që do të ketë pjesëmarrje masive, pasi kam kontakte me të majtët dhe dje erdha nga Berati dhe socialistët e gënjyer dhe do të vijnë.
Vetëm një Majko është i urtë tek PS sot, pasi të tjetër nuk janë socialistë. Sigurisht tubimi do të jetë paqësor, për t’i treguar ndërkombëtarëve që jemi kundër kapjes së Kushtetueses.

Unë mendoj që do të jetë një manifestim i madh që do të pasohet me protesta masive nga opozita ndërkohë faktori ndërkombëtar të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës. Shpresoj të gjej kohë Presidenti dhe të shpërndajë parlamentin, them se duhet ta bëjë. Ja lejon Kushtetuta ta shpërndajë, ashtu siç bën Kuvendi që i bën presion Presidentit. E gjitha bëhet për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Kam kërkuar të largohem nga parlamenti, nuk do asnjëri nga ata të opozitës parlamentare. Nuk pranojnë. Unë po rrij në parlament për të demaskuar krimin, rilindjen dhe qeverinë. Nëse kriza zgjidhet me heqjen e mandatit tim unë iku. Kam kontakte me Hajdarin, Murrizin, Alimadhin, Roshin. Pjesa më e madhe janë me rilindjen, këta që përmenda unë po bëjnë opozitën, vijojnë ta bëjnë.
Faji është i opozitës, e quaj fajtore sepse po të shkonte në zgjedhjet e 30 qershorit do të fitonte.
Nëse opozita shkon në zgjedhje të parakohshme pa bërë lokalet me këta 50 e ca kryebashkiakë, shkon përsëri dhe fiton prandaj duhet me patjetër të bëhen zgjedhje të parakohshme bashkë me ato lokale në një datë.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Basha: Rama pranoi ‘vendet e rezervuara’

Ke një parlament të kapur, një pushtet të kapur, Policia është kthyer në politikë, dhe bënë këtë vettingun e famshëm në Polici, ku bashkëshortja e një oficeri të thjeshtë është shefja e Vettingut.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Para nisjes së Kongresit të PS/ Merren masat për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Pasditen e sotme pritet të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, i cili do të vijojë deri në datën 1 mars.

Kongresi do të mbahet nga ora 17:00 deri në orën 19:00, ku i pranishëm pritet të jetë dhe Kryeministri Edi Rama.
Në ditën e parë të kongresit, do të zhvillohen diskutime për gratë.

Në një kohë kur e gjithë bota është nën panikun e përhapjes së koronavirusit, edhe Partia Socialiste ka marrë masa dezinfektuese për kongresin.
Në hollin e “Pallatit të Kongreseve” është vendosur një dezinfektues për duart, me qëllim që ta përdorin grate pjesëmarrëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e Ambasadës për t’iu shmangur protetës së Metës/ Reagon menjëherë Presidenca: Asnjë alert

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka reaguar menjëherë pasi Ambasada e SHBA në Tiranë i bëri thirrje shtetasve amerikanë në Shqipëri të shmangin vendet ku do të zhvillohet protesta e thirrur nga Ilir Meta në 2 mars.

Blushi deklaron se nuk duhet të ngrihet asnjë alert për datën 2 mars, si për qytetarët shqiptarë dhe për ato të huaj që jetojnë dhe do të mbërrijnë në Tiranë.

Zëdhënësi i Metës thotë se është i lumtur që këtij Manifestimi do t’i bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë, të cilët sipas tij, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 2 mars.

“Mund t’ju konfirmoj se sot paradite Presidenti Meta me kërkesën e tij ka pritur në takim drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke u konfirmuar bashkëpunimin maksimal të Institucionit dhe të tij, për mbarëvajtjen e këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!

Çdo detaj është i mirëpërcaktuar me kohë. Manifestimi fillon në ora 17.00, me flamuj kuqezi dhe mimoza në duar, e përfundon në ora 19.00. Godina e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme do të mbrohen nga aktivistë të identifikuar.

LEXO EDHE:  Basha-Ramës/ Prano kompromisin që i hap rrugë Reformës në Drejtësi

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Basha: Rama pranoi ‘vendet e rezervuara’

Shtetasve të huaj, veçanërisht atyre shqiptaro-amerikanë që do të marrin pjesë do t’u dhurohet një degë mimoze dhe një Kushtetute e Shqipërisë, e votuar me 140 vota dhe me bekimin e Komisionit të Venecias, SHBA-ve dhe BE-së”, shkruan Blushi në rrjetet sociale, ku bën me dije se manifestimi do të zgjasë vetëm 2 orë.

Ai deklaron se alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushtetutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese.

Zëdhënësi i Metës jep bekimet e tij për miqësinë e palëkundur shqiptaro-amerikane, pasi pretendon se pa Kushtetutë nuk ka demokraci dhe pa demokraci nuk ka Shqipëri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

Publikuar

-

Nga

Prej dy javësh, CNA.al vijon të publikojë një sërë materialesh ekskluzive dhe dokumente zyrtare, të cilat tregojnë pasurinë e çmendur, të ish-politikanit dhe gazetarit, tashmë drejtor i një televizioni, Ben Blushi.

Në datën 12 shkurt 2020, CNA.al zbuloi me dokumente zyrtare ortakërinë e Ben Blushit me Klodian Zoton, pronarin e kompanisë së inceneratorëve, dhe ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

      Ben Blushi, Eva Blushi

CNA.al zbuloi se Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet EM CAPITAL GROUP AD. ( Lexo këtu)

Më tej, ne vijuam investigimin tonë, ku zbuluam një tjetër detaj. Nëpërmjet dokumenteve zyrtare CNA.al, tregoi sesi kompania EM CAPITAL GROUP AD, e themeluar në Bullgari dhe në të cilën Eva Blushi gëzon 30% të aksioneve, vjen në Shqipëri dhe ble 51% të aksioneve të Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, dhe që “rastësisht” ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.

Kontrata e shitjes të aksioneve nga trashëgimtarët e Dritan Hoxhës tek pronarët e inceneratorëve dhe tek gruaja e Ben Blushit, mban datën 25 nëntor 2019, dhe është firmosur përpara noteres Majlinda Demollari. Dhe është Vjollca Hoxha, ajo që ka hedhur firmën për të gjithë aksionerët e tjerë.

Pra, nëpërmjet bashkëshortes së tij, Ben Blushi bëhet ortak me Vjollca Hoxhën. ( Lexo këtu).

Po ashtu, CNA.al zbuloi sesi bashkëshortja e Ben Blushit, me profesion notere, rezulton të ketë aksione në katër biznese, edhe pse ligji për noterinë thotë se  ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

Eva Blushi rezulton aksionere në “EM CAPITAL GROUP AD”, Lori Kafe, Publialb si dhe në një subjekt me një aksioner italian, me emër subjekti “Luxury Comunicazione e Publicitta”. (Lexo këtu).

Nga ana tjetër, vetë Ben Blushi rezulton të jetë një oligark i medias shqiptare.

               Prona në Korçë

CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar të Ben Blushit, gjatë kohës që ky i fundit është paguar nga taksat e shqiptarëve, pra nga vitit 2003 deri në vitin 2017, ky rezulton se pasuria e tij është shtuar në mënyrë të çmendur.

Sot në momentin kur po bëhet një vetting për drejtësinë dhe gjyqtarë e prokurorë po ikin për pesë milionë lekë të vjetra, Ben Blushi është njeriu që ka deklaruar një pasuri me vlerë 500 milionë, për vetëm 30 mijë euro dhe shumën e blerjes e ka nxjerrë për gati 2 vite. Pra, të gjithë investimin e ka rikthyer pas.

LEXO EDHE:  Basha-Ramës/ Prano kompromisin që i hap rrugë Reformës në Drejtësi

LEXO EDHE:  Vijon marshimi/ Protestuesit tek busti i Azem Hajdarit

Po ashtu ka edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij, nga prona që administrohen nga bashkëshortja e tij notere me katër biznese, e kështu me radhë.

Provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë. ( Lexo këtu).

Nga ana tjetër, një ditë më parë CNA.al publikoi të tjera detaje, në lidhje me një pallat të ndërtuar në Tiranë në vitin 2013.

      Pallati në Tiranë

Pallati, i cili ndodhet pranë ish-Stadiumit “Dinamo”, i përket në pronësi një ndërtuesi dhe një tjetër personazhi tjetër. Bëhet fjalë për vjehrrin e Ben Blushit, i ndjeri A. Brati. Një ish-jurist që çuditërisht një ditë kthehet në ndërtues dhe bëhet shpejt e shpejt miliarder. ( Lexo këtu)

Ajo çfarë ne kemi raportuar, duket si pasuria e një arabi, apo një sheiku. Kjo është historia e pasurisë së ish-politikanit dhe “sheikut” të medias shqiptare, e cil është më e gjatë se një telenovele turke.

CNA.al do vijojë të investigojë në lidhje me pasuritë dhe pronat e ndryshme, në Dardhë, Korçë, aksione në Bullgari, e të tjera si këto.

Më poshtë keni të gjitha linqet dhe shkrimet e publikuara në CNA.al me foto dhe dokumente ekskluzive./ CNA.al

Një përgjigje që mos “çmendet” Ben Blushi/ Miliardat e tij, të vjehrrit dhe akuzat që po trondisin mediat dhe politikën

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

CNA.al paralajmëron skandalin e radhës/ Kush e ka këtë pallat Zoti Blushi?

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

LEXO TE PLOTE