Connect with Us

Denoncon “Stop” / Aplikoi për zjarrfikës, por fituesi ishte shpallur një ditë më parë!

Denoncim

Denoncon “Stop” / Aplikoi për zjarrfikës, por fituesi ishte shpallur një ditë më parë!

Publikuar

-

Një qytetar, që nuk do të identifikohet, denoncon në “Stop” portalin e Bashkisë Kamëz. Më datën 9 janar 2020, u shpall një vend i lirë pune për asistent zjarrfikës dhe si afat, për të dorëzuar dokumentacionin, ishte data 19 janar. Pas disa ditësh qytetari mësoi, se fitues i portalit ishte Alket Rapi.

Por në datën 4 shkurt u shpall një tjetër mundësi për një tjetër vend pune, sërish zjarrfikës.Aplikimi mbyllej në 14 shkurt, por fituesi ishte shpallur një ditë më parë, në 13 shkurt.

Gazetarja iu drejtua bashkisë së Kamzës dhe kryetarit Rakip Suli.Ky i fundit fillimisht e quajti një problem ordiner shqetësimin në fjalë. Por më pas Suli thërret në zyrë drejtuesin e burimeve njerëzore dhe atë të zjarrëfikëseve, për të sqaruar procedurën. Megjithatë, pas këmbënguljes së gazetares, kryebashkiaku i Kamzës, thërret në zyrë dy drejtuesit,

Burimet njerëzore dhe drejtorin e zjarrfikëses, për të sqaruar të gjithë procedurën. Pasi shpjegojnë gjithë ngatërresën, drejtorët kërkojnë ndjesë dhe premtojnë të rihapin konkursin, që denoncuesi të mund të aplikojë për vendin e punës.

LEXO EDHE:  Vdekja e rojes së hidrocentralit të Lurës/ Hetimi fajëson viktimën

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandali me garën për kreun e AMA/ Asnjë kandidat nuk plotëson kriteret

Publikuar

-

Nga

Syri.net ka siguruar një memo të Kuvendit të Shqipërisë, nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve, dërguar kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Fatjona Dhimitri.

Aty jepen të dhëna për katër kandidaturat për kryetar të AMA-s. Të katër personat janë njerëz me lidhje të forta me pushtetin. Jo vetëm kaq, por në memo shihet se ata nuk plotësojnë kriterin kryesor, atë të përvojës në punë, referuar librezës së punës.

Sipas ligjit për mediat audivizive, ata duhet të kenë eksperiencë pune dhjetë vite në fushën e medias, ose fusha të ngjashme me të.

Maklen Misha rezulton se ka tetë vite punë e një muaj të plota në librezë. Edhe pse është diplomuar në vitin 2006, ai ka paraqitur gjoja si eksperiencë pune një kontratë për përkthime, nga viti 2003 deri në vitin 2005, e cila nuk njihet si vite pune.

Edvin Kukunja ka vetëm katër vite dhe 7 muaj eksperiencë pune.

Fatjon Hoxhalli po ashtu ka vetëm gjashtë vite pune sipas librezës së punës. Ai ka marrë një vërtetim sikur ka qenë bashkëpunëtor i një qendre, të quajtur Agenda. Sërish ai thotë se ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm gjatë kohës që ishte student.

Kurse Denis Dedej është diplomuar në vitin 2016. Pavarësisht kësaj, ai thotë se 7 vite e nëntë muaj punë sipas librezës së punës. Sërish ai nuk e plotëson kushtin ligjor. Megjithatë ai ka marrë një vërtetim që thotë se ka qenë konsulent i jashtëm i gazetës Koha Jonë për 3 vite, një dekadë përpara se të diplomohej.

LEXO EDHE:  Stop publikon skandalin/ Ish-deputeti përfiton 80 metra katrorë tokë, duke përdorur pushtetin

LEXO EDHE:  Rritet numri i të vdekurve në Australi/ Zjarret mbeten jashtë kontrollit

Të katër po ashtu janë ‘ushtarë’ të qeverisë dhe sidomos me lidhje me Erion Veliajn dhe Endri Fugën.

— Denis Dedej, drejtor për Komunikimin në Bashkinë Tiranë, prej vitit 2016.

— Edvin Kukunja, ish-këshilltar ligjor në Ministrinë e Arsimit, prej vitit 2018 me të njëjtën detyrë në Ministrinë e Drejtësisë.

— Fatjon Hoxhalli, në vitin 2019 ishte këshilltar i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe prej vitit 2016 deri në 2019 këshilltar i Zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.

— Maklen Misha, prej vitit 2019 këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, në periudhën 2015-2018 këshilltar për komunikimin publik i Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Në periudhën 2011-2013 pjesë e grupit të punës që hartoi programin e punësimit në Partisë Socialiste. Ish-këshilltar i Edi Ramës kur drejtonte Bashkinë Tiranë. Bashkëthemelues në vitin 2008 i “Lëvizjes G99”.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Stop”– Autokritika e Metës/ Reagimet prej Don Kishoti të Besa Shahinit!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama mblodhi Komitetin kombtar të sigurisë për të folur për masat në kuadër të përhapjes së koronavirusit. Rama tha, se është përcaktuar vendi i karantinës, nëse do të duhet një e tillë. Ajo do të jetë në Durrës në ambientet e shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Presidenti Meta në faqen e tij në facebook ka bërë autokritikë, që nuk falenderoi Saimirin e Gentin, pasi ata deklaruan pjesëmarrjen në tubimin e 2 marsit.Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri kërkoi publikisht shkarkimin e ministres së arsimit Besa Shahini pas skandalit të transmetuar në “Stop” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Por dikasteri i drejtuar nga zonja Shahini reagoi sërish në të njejtën linjë papëgjegjshmërie.

LEXO EDHE:  “Stop” denoncon/ Akademia europiane, agjensia mashtruese, administratori me precedente!

LEXO EDHE:   “Stop”/Sex dhe para, për të marrë kujdestarinë e fëmijës në gjykatë

Edhe Urdhri i Psikologut ka thirrur një mbledhje të posacme për rastin e Fierit, ku rezulton, se psikologia e shkollës është gruaja e njërit prej mësuesve të implikuar.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Një përgjigje që mos “çmendet” Ben Blushi/ Miliardat e tij, të vjehrrit dhe akuzat që po trondisin mediat dhe politikën

Publikuar

-

Nga

Sot në mesditë CNA.al raportoi skandalin e radhës në lidhje me pasurinë e Ben Blushit (lexo këtu), ish gazetarit të kthyer në sheik, në një miliarder por jo vetëm për vete po edhe për familjarët e tij (lexo këtu).

Vjehrri i tij, A. Brati një jurist i zakonshëm dhe avokat “rrëmben” një truall të një ndërtuesi dhe më pas atje zhvillohet një pronë ku jepet një leje ndërtimi e cila mban firmën e Edi Ramës. Ishte koha kur Rama dhe Blushi e “dashuronin” shumë njëri tjetërin. Atëherë Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, Ben Blushi ishte në krah dhe mbështetësi i tij dhe Rama, ja firmosi lejen.

CNA.al zbuloi sot sipërfaqet dhe vlerat e tyre në treg, dhe përtej çdo akuze që na vjen me shpresën se do ndalemi, ne do të vazhdojmë të publikojmë fakte dhe prova të reja për të treguar si qëndron e vërteta.

Nuk ka komplekson asgjë, as ato që thotë Ben Blushi i cili po çmendet, duke iu vërsulur kujt i del përpara, vetëm sepse ne po themi të vërtetën. Dhe për këtë përdor mediat e Vjollca Hoxhës.

Së pari, ne kemi deklaruar pasurinë e Ben Blushit, fitimet e tij dhe të të afërmve të tij për një arsye shumë të thjeshtë.

Ai është një politikan i cili doli në treg dhe na tha se do ishte ndryshe nga të tjerët, por sapo shkoi drejtor i Top Channel u akuzua për gjobëvënie nga një biznesmen farmaceutik, por përtej kësaj:

Pse pasuria e Ben Blushit?

Sepse ai na tha që “Libra” ishte ndryshe, ishte njeri i ndershëm por, koha tregoi se ishte një miliarder dhe kishte vënë një pasuri të frikshme gjatë kohës që kishte qenë në politikë.

Pse Ben Blushi?

Sepse Ben Blushi është nga ata intrigantë dhe individë që çfarë s’ kanë bërë për të mbijetuar në media, në politikë dhe tani së fundmi jo vetëm gazetar, por edhe menaxher ku bashkëshortja e tij Eva Blushi, notere del ortake me pronarët e kompanisë së inceneratorëve, ndërkohë që Top Channel, bën kronika pro tyre. Kjo ortakëri në Bullgari ka bërë blerjen e Lori Caffe në Shqipëri, sërish del Ben Blushi.

Pronat vetëm shtohen

Një jurist si vjehrri i tij do ta kishte të pamundur gjithë jetën apo sikur të kishte dy apo tre jetë që të bënte një pasuri të tillë. Por çfarë ndodhi? Ai hyri bashkëpronar trualli, a thua se kishte vlerë fatura e tij si avokat dhjetëra mijëra euro.
Në fakt dihet sa vlen një gjyq dhe një shërbim pronësie e të tjera si këto në Tiranë. Por, Beni nuk mundi të ecë dot vetë, tani shtron një pyetje: Pse ne nuk denoncojmë se Aleksandër Frangajn si të përfshirë në këtë ndërtim.

Ne do i përgjigjemi atij dhe kutdo edhe pse stha asgjë për pasuritë e tij dhe të afrërmve. 

Ne do të publikonim nesër se kush ajo firma e ndërtimit, çfarë ka ndodhur me atë ndërtim dhe cili është gjyqi i radhës që ka vjehrri i ndjerë i Ben Blushit, përfaqësusit e tij, me ndërtuesit.
Çfarë ka ndodhur me këmbimet e pasurisë, cili ka qenë sherri i Ben Blushit me kompaninë që ndërtoi pallatet apo edhe kompaninë që kishte në pronësi truallin, apo si administrohen sot dyqanet e tij dhe bashkëshortja e tij shkon e mbledh para?

Por Blushi e tha vetë sot, gjithsesi nesër kemi të tjera. Ka aq shumë sa gjithmonë do jemi disa hapa para Blushit.

Këto të gjitha do t’i themi ditë pas dite dhe nuk do të ndalemi edhe pse Blushi kërkon të na kompleksojë, kërkon të na akuzojë, por ashtu siç e kemi thënë, të gjithë pronarëve të medias përfshi edhe Aleksandër Frangajn, Irfan Hysenbelliun, Ylli Ndroqin, Vjolla Hoxhën apo edhe Çim Pekën po të dojë Ben Blushi, edhe ata të Top Channel, po ka merak ai apo ata të Klanit, këdo tjetër. Do ti zbardhim të vërtetat dhe pikë kushdo qofshi, megjithse shqiptarët i njohin mirë kush janë.

Ne do t’i themi të vërtetat deri në fund, askush nuk na komplekson!

Sa për Aleksandër Frangaj në rastin e këtij skandali, meqënëse Blushit i ka përvëluar por, do t’i përvëlojë edhe më keq në të ardhmën, nuk është as politikan i paguar nga taksat e shqiptarëve dhe as ish ministër, i deputet apo kryetar partie, por është biznesmen. Ndërsa Ben Blushi për të paktën 15 vjet është paguar nga taksat e shqiptarëve si deputet, si ministër, si prefekt, kjo është e vërteta dhe duke shfrytëzuar postin e tij ai ka përfituar. Frangaj po ka përgjegjësi ligjore të mbajë kostot e tij. Ndërsa Beni duhet të gjejë avokatë të mirë ose të konsultohet me Alfred Pezën se keq do i ketë punët. Por avash avash.

LEXO EDHE:  “Stop” denoncon/ Akademia europiane, agjensia mashtruese, administratori me precedente!

LEXO EDHE:  Denoncimi në STOP/ Pedagogu “thyen” rrjetin

Ne nuk mund të themi se 5 miliardët janë të Ben Blushit megjithëse kemi dyshimet tona. Por pa Benin vjehrri sdo i kishte dot kurrë. Megjithse skemën e ka gjetur të veçantë.

Ne kemi thënë pasurinë e vjehrrit të tij, një juristi të zakonshëm që është miliarder me atë pallat ndërtuar në ajkën e Tiranës. Ai fiton pasurinë e pastaj ja le vajzës, ose fëmijëve. Dokumente të tjera do sjellim në vijim.

Këtë të vërtetë Benit, ndoshta nuk pëlqen që tja dinë të tjerët, por do të jetë SPAK që duhet tja hetojë edhe nëse nuk do ja hapë hetimin ashtu siç e detyron ligji, do të jemi ne që do ta detyrojmë SPAK me fakte dhe prova konkrete që të kontrollojë pasurinë e sheikut, arab Ben Blushi, i cili gëzon miliarda në emër të tij por dhe të familjarëve të tij.

Do ketë dhe kallzime të tjera surprizë në SPAK. Do jetë provë Blushi për këtë institucion.

E siç e shkruam dhe raportuam në shkrimin e mëngjesit, gjyqtarë dhe prokurorë po ikin nga detyra për shtëpi 50 metër katror apo për 10 milionë lekë të vjetra, ndërsa Ben Blushi është një miliarder që të afërmit e tij dhe ai vetë gëzojnë pasuri dhe prona të çmendura të fituara në mënyra shumë të dyshimta për të cilat duhet të ketë hetim.

Asgjë nuk ka për ta shpëtuar Ben Blushin, as Vjollca Hoxha e asnjëri tjetër që kërkon të përdorë përfshi dhe ushtarët e tij gjobaxhinj, pa harruar çdo njeri tjetër që i vjen vërdallë atij apo gjobave të tij.

Ben Blushi duhet të mos harrojë një detaj, edhe koronavirusi t’i bjerë në Shqipëri dhe të kërkojë mëshirë se është i sëmurë dhe duhet të shëptojë, do ta ketë të pamundur t’i shmanget përballjes me drejtësinë, përballjes me të vërtetën, përballjes me faktet.

Tashmë, publiku e di shumë mirë që Ben Blushi është një miliarder me pasuri të çmendur që kërkon të provokojë me lajthitjet e tij pasi nuk duron dot që dikush t’i flasë.

Megallomania e tij nuk ndalet, ashtu siç nuk u ndal kundër Edi Ramës, që i kishte dhënë lejen e ndërtimit për pallatin e vjehrrit, që kërkonte ta bënte minis

tër, që iu shtoi pasuritë duke sulmuar, duke thënë se po i digjej barku për të varfërit dhe për mjerimin e Shqipërisë, ndërkohë që thjesht dhe vetëm pasurohej pafund.

Sot si drejtor i Top Channel, duke përdorur disa media të saj çfarë nuk bën, kë nuk sulmon, kë nuk shantazhon, kë nuk kërkon ta kompleksojë apo ta trembë.

Por, duhet të mendojë dhe të kujtojë një gjë, vitin 2001 kur ka qenë në Korçë, atëherë kur ikte me

e vrap dhe futej si mi në lokalet e qytetit nga trimëria e madhe e tij.

Ben Blushi nuk komplekson dot askënd, as nuk tremb dot askënd.

Ai është thjesht një çifte e vjetër e ndryshkur e stilit mjeran të gazetarisë së shkuar që tashmë nuk e vlerëson dhe nuk e ka frikën më askush.

Të gjithë e njohin çiften e Topit i cili thjesht është bërë për tu mëshiruar, gjithësesi miqtë i ka humbur, armiq vazhdon të bëjë pafundësisht, rrugën e ka të mbarë dhe ne nga pas të thënë çdo të vërtetë deri ditën e fundit e zbardhej nga drejtësia të dosjes së tij. Që nuk fillon sot, as dje, jo vetëm në Korçë e Tiranë. Nesër të tjera detaje do vijnë./CNA.al

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

CNA.al paralajmëron skandalin e radhës/ Kush e ka këtë pallat Zoti Blushi?

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

 

Ben Blushi, ky “Robin Hood” i medias shqiptare

LEXO TE PLOTE