Kronika
Çili i kërkoi zyrtarit të lartë lirimin e vëllezërve të dënuar për vrasje/ Gjyqtar do të ishte Dvorani

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në ngarkim pronarit të UET, Henri Çili.
Çili ka takuar një zyrtar të lartë të drejtësisë shqiptare, me të cilin diskutoi për gjyqin në ngarkim të Alban dhe Arbjon Alikos, të dënuar për vrasjen e Ibrahim Bashës.
Sipas Dosja.al, ashtu siç shihet nga të dhënat zyrtare, Alikot kanë bërë një rekurs për çështjen e tyre në Gjykatën e Lartë në 9 tetor të vitit 2019 dhe relator i çështjes është Ardian Dvorani. Dvorani është njëherazi edhe kreu i KED.
Kujtojmë se prej disa javësh, Dvorani ka hyrë në një luftë të ftohtë me presidentin Ilir Meta.
Polcia arrestoi mëngjesin e sotëm Çilin ndaj të cilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zhdukja e biznesmenit Italian/ Hoxha hedh dritë mbi ngjarjen, çfarë u gjet në makinë dhe në dhomën e hotelit
Gazetari investigative, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera dejaje lidhur me zhdukjen e biznesmenit gjyqtarit të futbollit në Itali, Devide Pecorreli. Ai kishte marrë një...

Shpërthimet në Lezhë/ Flasin banorët: Goditjet erdhën nga ajri
Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Lezhën mbrëmjen e sotme. Lidhur me këtë ngjarje, kanë folur dhe banorët e zonës, të cilët shprehen për mediat...