Connect with Us

Alfred Lela qan për Çilin/ “Duhet të jemi syçelët”

Opinione

Alfred Lela qan për Çilin/ “Duhet të jemi syçelët”

Publikuar

-

Arrestimi i Henri Çilit, pronarit të UET, në orët e para të mëngjesit të sotëm, me një varg akuzash nga pas, nga “mashtrimi” deri tek “ndikimi i organeve të drejtësisë”, u bë kryefjala e mediave.

Djaloshi nga Labinoti që ndryshoi emrin nga Naim, në Henri, dyshohet se ka ndërhyrë me lidhjet e tij për lirimin e vrasësve të ish-oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha, vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko.

Mes reagimeve të shumta, nga analistë e politikanë, nuk ka heshtur edhe gazetari Alfred Lela, ish drejtori i Mapos dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë ideologjik të Henri Çilit, por që më vonë u prishën pas shkarkimit nga Mapo, madje nuk munguan dhe sherret nëpër studiot televizive.

Sot Lela del dhe qan, ish shefin e tij, madje kërkon dhe që gazetarët e analistët duhet të bëjnë të njejtën gjë.

“Të bën të shkulesh gazit ironik edhe frymëzimi që kërkon të ngjallë ministri Lleshaj te Reforma në Drejtësi, duke arrestuar një njeri të botës mediatike dhe universitare, një avokat dhe disa kontrabandistë hashashi “small time”, në kufirin Shqipëri- Greqi. A pret publiku, megjithë mend, dhe a do të shpërblehet me faktin se “peshku i madh” i parë i Reformës në Drejtësi është Henri Çili?!

LEXO EDHE:  "Zinxhiri shkon më lart se policia"/ Gazetari tregon kush “fshihet” pas dhunës ndaj të miturit, një pyetje për Ramën, Lleshajn dhe Veliun  

Megjithatë, si zë i njohur i agorës publike, dhe jo si përfaqësues puritan i interesit publik, ai dhe të ngjashmit e tij, pjesë e komentariatit politik, zgjojnë mllefe dhe presin shpagime.

Paradoksalisht, heshtja e Çilit nuk funksionoi për të. Siç as piruetat. Askush nuk i doli për zot sot botuesit të disa gazetave, pronarit të një universiteti, individit me shumë lidhje, të hapura dhe okulte. Gazetarët dhe analistët duhet ta bëjnë, ama.

Goditja shproporcionale ndaj Henri Çilit është goditje për të gjithë ne. Ndalimi (apo arrestimi) i tij do t’i shërbejë Kryeministrit dhe njerëzve të tij për ta përforcuar tezën e tyre të “analistëve dhe gazetarëve të lidhur me krimin”.

Çili duhet të paguajë për kundravajtjet e veta (nëse ka), por ne duhet të mbetemi syçelë ndaj kundravajtjeve të pushtetit. Çfarëdo të ketë bërë kolegu ynë, ai nuk besoj të jetë koka e krimit të organizuar në Shqipëri dhe as “peshku i madh’ i reformës në drejtësi.”/CNA.al

Skandali i “Dosjes Çili”/ Pse nuk arrestohet zyrtari i lartë i drejtësisë?

Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Më i shtrenjtë se vaksina/ Kryeministri i vendit të varfër pi ujë nga ujërat më të shtrenjtë në botë!

Publikuar

-

Nga

Më i shtrenjtë se vaksina/ Kryeministri i vendit të varfër pi ujë nga ujërat më të shtrenjtë në botë!

Nga Bledi Mane

Kur kryeministri bujt në një studio televizive i pari futet qeni antieksploziv, i dyti qeni antiterror dhe më pas oficerët e gardës kontrollojnë çdo skutë për sigurinë e tij. Me qentë e Gardës së Republikës futet edhe drejtori i marrëdhënieve me mediat Endri Fuga i cili kuron dhe kujdeset për daljet publike të Edi Ramës. Por ndoshta Fuga i dalldisur nga skandali i darkës sē shtrenjtë me mishin e Nusretit në Dubai duket sikur qëllimisht gremisi edhe vetë Edi Ramën në gropën e salltaneteve të shtrenjta të pushtetarëve. Gjatë gjithë kohës televizive pardje në programin e Eni Vasilit (jo Eni Çobanit) Edi Rama mbante pranë vetes dhe pinte ujë Fiji, një nga 10 ujërat mineralë më të shtrenjtë në botë. Për të ardhur deri në Tiranë, një shishe uji Fiji bën 16 mijë e 600 kilometra rrugë nga ishujt jugorë të Oqeanit Paqësor deri në Ballkan.

Ndërkohë unë sapo përfundova një vëshgim sipërfaqësor në marketet e kryeqytetit dhe gjeta sa kushton ky ujë, 2200-3200 lekë…

LEXO EDHE:  Sot mblidhet Këshilli i Mandateve/ Autorizon arrestimin e Saimir Tahirit

LEXO EDHE:  "Zinxhiri shkon më lart se policia"/ Gazetari tregon kush “fshihet” pas dhunës ndaj të miturit, një pyetje për Ramën, Lleshajn dhe Veliun  

Shqipëria ka burime të shumta e të pashtershme ujërash të pijshëm. Biznesi vendas ka ngritur rreth 36 fabrika uji nga Jugu deri në Veri. Cilësia dhe çmimet e ujërave tona janë fantastike. A nuk do ishte bukur dhe paqësisht modeste që Edi Rama të konsumonte nga ujërat tona Qafshtama, uji B, Lajthiza, Tepelena, Trebeshina. Njëkohësisht promovonte biznesin vendas, njëkohësisht harxhonte vetëm 200 lekë për gjysëm litri ujë të ëmbël e të shijshëm Made in Albania!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Dy gjela nuk mund të këndojnë në majë të njëjtit pleh

Publikuar

-

Nga

Nga Astrit Patozi/ Dy gjela nuk mund të këndojnë në majë të njëjtit pleh

SPAK-u mund të jepte një kontribut të madh për interesin publik, që mund të shërbente sadopak edhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Mjafton të hetonte dhe dërgonte shpejt në gjykatë këtë çështjen e vilës së Farkës.

Që të paktën të mos kishim njëkohësisht dy gjela, duke kënduar majë të njëjtit pleh dhe për të njëjtën temë.

Sepse njëri prej tyre duhet të dënohet dhe çertifikohet si mashtrues me letra, mundësisht përpara se të votohet për parlamentin e ardhshëm.

Dhe këtu bëhet fjalë për raportin, që kanë me të vërtetën në kohë fushate dhe, jo për pasuritë apo lekët, se për ato nuk kemi dyshim që të dyja palët nuk e kanë problem. Ngaqë bashkë i kanë bërë dhe bashkë po i shtojnë, pak rëndësi ka statusi politik, nëse janë në qeveri apo në opozitë.

LEXO EDHE:  Rama fyen gazetarët: Jeni të paditur

LEXO EDHE:  Rama fyen gazetarët: Jeni të paditur

Jo për gjë, por e vërteta alternative nuk ekziston. Ajo është thjesht një shpikje e të marrëve dhe sharlatanëve politikë.

Ndërkohë që publiku ka të drejtë ta mësojë përpara 25 prillit se cili prej dy gjelave po gënjen në mes të sheshit, ditën për diell dhe pa iu dridhur fare qerpiku, kur na ndajnë vetëm tre muaj nga dita finale e verdiktit të sovranit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Lulëzim Basha ose “Tigri prej letre”

Publikuar

-

Nga

Lulëzim Basha ose “Tigri prej letre”

Nga: Ilir Yzeiri

Pasi e ndoqa pjesë –pjesë shfaqjen e Lulëzim Bashës në TV Klan te emisioni i Fevziut “Opinion”, me qenë se po merrem këto kohë me një studim për shprehjet frazeologjike të shqipes, më ngjau se Lulëzim Bashës, me atë që tregoi mbrëmë, i shkon shprehja si «Gjeli në majë të plehut».

Ndoshta tingëllon pak ofensive, por, në këtë rast, e kam fjalën për figurën dhe rolin që luan qytetari Lulëzim Basha kur vesh kostumin e udhëheqësit të PD-së dhe kur u paraqitet shqiptarëve si kryeministri i ardhshëm i tyre. Mua personalisht më ngjan se deri tani ai po ligjëron dhe po performon si « Gjeli majë plehut ».

Mirëpo sot në mëngjes lexova te «Peizazhet e fjalës» një studim brilant të Ardian Vehbiut mbi një klishe historike të ligjërimit në vitet ’60 ku ai analizon shprehjet e përdorura nga Enver Hoxha në luftë verbale me Hrushovin që u kthyen në klishe, si : « edhe bar do hamë e nuk nënshtrohemi » apo « u shitët për 30 aspra » , në studimin me titull : « Zanafilla komplekse e një klisheje », botuar sot te Peizazhet, siç e përmenda. Në këtë studim të Vehbiut ndesha dhe një shprehje që e ka përdorur Maoja për të karakterizuar imperializmin amerikan si «tigër prej letre », një shprehje që vjen nga kultura kineze e epokës Ming. Ndaj m’u duke se edhe Basha mbrëmë, disa herë shfaqej si « Gjeli në majë plehut » dhe në disa të tjera si « Tigër prej letre ».

Po le t’i marrim sendet me radhë.

Ligjërimi i Lulëzim Bashës është më i vrafri dhe më i dobti ndër ligjërimet që artikulojnë politikanët te ne. Ai është i rrafshtë, pa ngjyrë dhe mbështetet vetëm në një regjistër : tonaliteti i ngritur dhe vetëm në një stil apo model që është stili akuzues.

Basha është një prokuror shëtitës, pa pagesë që e nis paraqitjen e tij dhe shfaqjen në publik duke lexuar pretenca. Si prokuror ai ka përballë një kriminel apo një të pandehur imagjinar dhe i numëron atij krimet që ka kryer, por jo ato që kanë ndodhur dhe ato që ka bërë realisht viktima që Luli vë në shënjestër, por ato që ka bërë personazhi i së keqes që ai ka ndërtuar në përrallën që tregon.

Sipas Lulëzim Bashës Shqipëria është në gjendjen më të keqe, populli shqiptar, sipas tij, është zhytyr në errësirë, në varfëri e në mjerim dhe krimi e korrupsioni po vrasin me mijëra vetë. Vendi është mbulura nga zija e mjerimit dhe nga papunësia. Një grup njerëzish po i hanë shqiptarët të gjallë dhe po i pjekin trupat e tyre nëpër zgafella. Për t’i shpëtuar ata po vjen Lulëzim Basha.

Ai ka një program që e ka ndërtuar me njerëzitr më të zotë dhe më të ndritur ndër shqiptarë. Sapo ai të bëhet kryeministër, do të zhduket papunësia, do të zhduket mjerimi, do të vejë në djall korrupsioni, do të kthehen me miliona shqiptarë dhe atdheu ynë i dashur soacialist do të kthehet në një kantier ndërtimi e do të nisin të ndërtohen hekurudha, kombinate, ura e autostrada.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Klodiana Lalës/ Sulm i përsëritur ndaj medias

LEXO EDHE:  "Zinxhiri shkon më lart se policia"/ Gazetari tregon kush “fshihet” pas dhunës ndaj të miturit, një pyetje për Ramën, Lleshajn dhe Veliun  

Siç shihet ky lloj ligjërimi është një imitim i pavetëdijshëm i modelit revolucionar komunist dhe natyrisht më i lehti për t’u përdorur nga liderë mediokër dhe të paaftë. Ky lloj ligjërimi, zakonisht, përdorej në format e edukimit në kohën e Partisë së Punës dhe atë e recitonin komunistë të devotshëm sa herë që atyre u kërkohej të merrnin një anagzhim para nënës parti.

Lulëzim Basha thotë që unë jam i vetmi politikan që nuk jam rritur e formuar në komunizëm, por ai nuk na tregon dot se ku është formuar. Pikërisht këtë mungesë e ka mbushur modeli komunist i ligjërimit i bartur në PD nga idhulli i tij shpirtëror Sali Berisha. Ky është i vetmi shtrat mbi të cilin ai mund të vendosë artikulimin e tij politik sa herë që shfaqet në publik.

Ligjërimi populist dhe ai totalitar ngrihet i gjithi mbi një realitet virtual. Thelbi i atij ligjërimi është jo trasnparenca, por fshehja, jo rrëfimi i realitetit, por denoncimi dhe vizatimi i një areali të mbushur me të gjitha plagët që kapitalizmi i ka shfaqur në vite. Karakteristikë e ligjërimit të mbështetur mbi modelin enverist të paraqitjes së sendeve është fshehja e së vërtetës nga brenda dhe mbulimi i saj.

Tabuja për të përmendur dobësitë dhe gabimet e bën Lulëzim Bashën që kur shfaqet në publik as emrin të mos ia përmendë Jozefina Topallit. Imitimi i pavetëdijshëm që Basha i bën ligjërimit enverist të rrënjosur nga Berisha në trashëgiminë e kulturës së PD-së, e ka bërë atë që të paraqitet jo si një njeri normal, me gabime e me vese, por si një hero që vlon nga afshi i betejës, që kërcënon, që premton, që sheh në fushën e betejës vetëm kundërshtarë, por jo njerëz që mendojnë ndryshe.

Realiteti që ai vizaton është një e dhënë ideologjike që duhet marrë pa vërtetim . Ata që guxojnë t’i kujtojnë atij se në atë realitet që ai vizaton gjërat nuk janë ashtu si i paraqet ai, janë tradhtarë dhe të shitur. Kush nuk e beson atë çon ujë në mullirin e armikut. Pikërisht siç patën bërë edhe komunistët pas çlirimit të vendit. Paraqitja bardhë e zi e realitetit nuk është realiteti vetë, por është njolla e zezë në mendje e atij që frymëzohet nga teoritë e luftës për ta shkatërruar kundërshtarin me mjetet e ligjërimit.

Dhe pikërisht për të gjitha këto Lulëzim Basha herë më ngjan sikur këndon si ai gjeli majë plehut, sidomos atëhere kur këndon për botën e re që do të ndërtojë dhe herë si tigër prej letre kur kërcënon me luftë, me përmbysje me konfiskime dhe përleshje./CNA.al

LEXO TE PLOTE