Connect with Us

Zgjedhjet e parakohëshme/ Zyrtarizohet koalicioni i parë parazgjedhor maqedono-shqiptar

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet e parakohëshme/ Zyrtarizohet koalicioni i parë parazgjedhor maqedono-shqiptar

Publikuar

-

Lidhja Socialdemokrate (LSDM) dhe Lëvizja “BESA” kanë zyrtarizuar marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 12 prill në Maqedoninë e Veriut.

Zyrtarizimi i koalicionit parazgjedhor, raporton media gjermane DW:  vjen pasi liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Bilal Kasami i harmonizuan qëndrimet rreth programit dhe për bartësit e listave zgjedhore. Është hera e parë që dy parti politike nga bloku politik maqedonas dhe shqiptar zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor, ndaj arritja e kësaj marveshjeje vlerësohet si akt historik në Maqedoninë e Veriut. Në Deklaratën për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit theksohet, se ajo firmoset në frymën e ndërtimit të besimit dhe së ardhmes së përbashkët evropiane dhe respektimin e vlerave qytetare, identike me vlerat evropiane.

”Arritja e koalicionit parazgjedhor është një moment i ri historik për demokracinë dhe pluralizmin. LSDM-ja shpall koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen BESA. Me këtë karakterin multietnik të Maqedonisë e shndërrojmë në program të përbashkët. Ndërtojmë shtet që ka shanse për të gjithë, edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe të tjerët”, tha Kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministri, Zoran Zaev.

 “Kjo është një ditë historike. Më marrëveshjen e sotme presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë anëtarë të një koalicioni qeverisës. Ky koalicion është vazhdimësi e trenit të NATO-s që do të na anëtarësojë edhe në Bashkimin Evropian”, vlerësoi, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Bilal Kasami, kryetar i Lëvizjes “BESA”.

“Sa u përket partive të tjera shqiptare dhe koalicioneve, dua t’ia bëj me dije opinionit se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe dhe nuk do të pranojmë bisedime dhe negociata jo-parimore. Ata që do të duan të na bashkohen do të duhet të pranojnë parimet tona dhe vlerat tona, për pjesëmarrje eventuale në koalicionin qeverisës”, paralajmëroi ndërkaq Zaev.

LEXO EDHE:  A është PD-ja gati për zgjedhjet?/ Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Ndërkohë që lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski, tha se mundësitë  për koalicionin parazgjedhor me ndonjë nga paritë shqiptare janë të vogla, pas shembullit të koalicionit të zyrtarizuar midis LSDM-së dhe Lëvizjes “BESA”-ës, i pyetur nëse do të ketë ndonjë nga partitë shqiptare në koalicionin e tyre, Mickoski është përgjigjur se për momentin gjasat janë të vogla, ndërsa në komentin për koalicionin e zyrtarizuar midis LSDM-së dhe Besës është përgjigjur shkurt.  “Me fat të mirë”.

Aktin e mësipërm analisti, Ilir Luma, e cilëson si gabim dhe përpjekje për të fituar ndonjë kandidaturë parlamentare kolaicionin e nënshkruar…

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Taksa 100% ndaj mallrave të Serbisë/ Albin Kurti merr vendimin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot se do të heqë taksën 100% që Kosova ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje-Hecergovinës.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një delarate për shtyp, ku tha se tarifa do të hiqet pjesërisht.

“Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina”, është shprehur Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se kjo është një shenjë gatishmërie për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë, të cilën e ftoi të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë.

LEXO EDHE:  Sondazhi-Nëse sot zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme/ Ja kush i fiton

LEXO EDHE:  A është PD-ja gati për zgjedhjet?/ Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Ultimatumi” për heqjen e taksës/ Albin Kurti i përgjigjet SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me kërkesar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.

Sipas Gazetës Express, Kurti tashmë iu ka kthyer përgjigje negative amerikanëve.

SHBA-ja planifikon të merr masa, ndërsa vetëm tërheqja e njohjes nuk është një nga opsionet për ‘ndëshkim’.

Nuk dihet saktësisht se çfarë masash do të ndërmarrë Amerika, megjithatë pezullimi i investimeve dhe aktiviteteve tjera që ndihmojnë Kosovën për 20 vjet, mund të jetë disa nga masat.

Burimet e njëjta i kanë thënë Express se SHBA-ja është e dëshpëruar me LDK-në, e cila nuk çoi përpara zotimet për çështjen e heqjes së tarifës.

LEXO EDHE:  Sot zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë

LEXO EDHE:  Kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohëshme/ Komenton Ministri Bushati

Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell,  për dialogun Kosovë-Serbi, i cili është emëruar edhe ushtrues detyre i shefit të 17 agjencive të inteligjencës në SHBA.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ngjarje e rëndë/ Vritet dhe digjet në makinë ish-ushtari i UÇK

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vrarë dhe më pas është djegur në makinë.

Bëhet fjalë për Qerim Kelmendit, i cili u gjet i vdekur brenda makinës në fshatin Zahaq gjatë orëve të para të mëngjesit.

Policia ka sqaruar rrethanat në të cilat është gjetur i vrarë e më pas i djegur viktima.

Viktima ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së, mik i heroit Ilir Konushevci. Mësohet se Qerimi ishte vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Kelmendi ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe fliste shpesh për veprimtarinë e Ibrahim Rugovës.

LEXO EDHE:  Sot zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë

LEXO EDHE:  Ylli Manjani: Zgjedhjet e parakohshme konsiderohen dramë

Kelmendi njihej po ashtu dhe si kritikues i ish-presidentit Ibrahim Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE