Connect with Us

Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës/ Mohoi të birin, ai nuk i shkon në varrim

Lajme

Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës/ Mohoi të birin, ai nuk i shkon në varrim

Publikuar

-

Ditën e djeshme u nda nga jeta gruaja e ish diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Në letrën e testamentit të Nexhmije Hoxhës që publikoi sot gazetari Xhevdet Shehu i gazetës DITA, vihet re fakti që në asnjë moment, Nexhmija nuk përmend djalin e saj Sokolin dhe nusen e tij Liljanën.
Nexhmija quan si të vetët vetëm Ilirin e Pranverën bashkë me pasardhësit e tyre duke mohuar kështu djalin Sokolin bashkë me fëmijët e tij.

Gjatë ceremonisë mortore që u zhvillua sot, Sokoli nuk ka qenë i pranishëm për të përcjellë të ëmën në banesën e fundit.

Të pranishëm ishin vetëm dy fëmijët e tjerë të Nexhmijes dhe Enverit, Iliri dhe Pranvera.

Letra:
Të dashurit bijtë e mi, Ilir e Teuta,
Qofshi të gëzuar e paçi bekimin tim për gjithë jetën! Bekimi duket sikur është një atribut fetar, që jepet nga zoti ose një i shenjtë. Jo! Unë nuk njoh zot. Perëndia ime është ndërgjegjja, mirësia, dashuria, ndershmëria, e vërteta, bukuria te njeriu, shoqëria e natyra. Unë s’jam e shenjtë, bekimi im është “bekimi i nënës”, bekimi më i sinqertë dhe i pastër, i dalë nga zemra me gjithë shpirt. Lum kush e fiton!

Ky “bekim” nuk është një pasuri në para e flori, në prona e të mira materiale, po është një pasuri e paçmueshme shpirtërore që njeriu e fiton me respekt, dashuri, mençuri e mirësjellje ndaj asaj që e ka sjellë në jetë dhe ndaj atyre që e kanë rritur e ndihmuar të bëhet “njeri”.
Të kesh bekimin e nënës dhe respektin e gjithë atyre që ke pasur përkrah në rrugën e jetës, të bën të jetosh i qetë, në paqe me ndërgjegjen tënde, i dashur dhe i lumtur në familje, i nderuar në shoqëri.
Ishit veçanërisht ju, ti Ilir me Teutën e fëmijët tuaj, edhe Pranvera me të sajët, që ma bëtë jetën të jetueshme, me përkujdesjet e veçanta dhe dashurinë e ngrohtë që më rrethuat në vetminë e madhe që më la Enveri. Prandaj e meritoni “bekimin e nënës”.

Ti, Ilir, u ndodhe e qëndrove i palëkundur në ballë të një lufte të egër hakmarrëse, përballove përndjekje të paimagjinueshme, akte barbare si ai i zhvarrimit të babait tënd, shpërnguljen me dhunë dhe degdisjen e familjes tënde në një skaj të Tiranës, në një banesë gjysmë të shkatërruar, pa drita e ujë.
Me shumë sakrifica ti, Ilir, bashkë me Teutën, më ndoqët me gjithë përkujdesjet e plotësimit të nevojave deri në burgun famëkeq të Tepelenës. Mbrojtjen publike në shtyp të emrit e veprës së babait tënd, si edhe në gjyq, ti e pagove me burgim, të cilin e durove dhe e kreve si bir i denjë i Enverit.

Por ti munde të përballosh e të dalësh i nderuar nga kjo luftë e pamëshirshme e forcave reaksionare, revanshiste, antikomuniste e antikombëtare, sepse përkrah teje pate shoqen e jetës tënde, Teutën.
Nëqoftëse unë, kur dola nga burgu, gjeta një krevat për të fjetur, bibliotekën me veprat e Enverit si dhe 2-3 kolltukë ku të pres miqtë, këto i kam në sajë të kujdesit të Teutës. Krahas punimeve për t’i bërë disi të banueshme ambientet që i dhanë Ilirit e Pranverës përtej Laprakës, që si për poshtërim ia vunë emrin “te pularia”, Teuta (edhe pasi u burgos Iliri) përballoi plotësimin e nevojave për fëmijët e saj, për Ilirin e mua në burg si edhe për Sanon, që u vendos në një garsonierë pranë, duke e ndihmuar me shërbime që kish nevojë mosha e saj, duke i bërë edhe 1 a 2 herë në ditë injeksionin e insulinës për diabetin që kish, siç ia kish bërë edhe te vila 6, gjatë mungesës sime, kur isha në burg.

Karakterin e saj të fortë, Teuta e tregoi veçanërisht gjatë arrestimit e burgimit të Ilirit. Si për çdo grua shqiptare burgosja e burrit, e babait të fëmijëve, vajtja për takim në ato ambiente të frikshme, qenë strese jashtëzakonisht të rënda.
Të gjitha këto që përmenda vërtetojnë atë fjalën e urtë të popullit: “Njeriu njihet në kohë të vështira”. Teuta e tregoi këtë.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë në Korçë/ Babi i ngul thikën të birit

Koha tregoi se ti, Ilir, kishe bërë një zgjedhje të mirë për shoqen e jetës. Se gruaja mund të bëjë të lumtur, ajo mund edhe të ta nxijë jetën. Një shembëlltyrë e tillë i ndodhi djalit tjetër tim, Sokolit, për fatkeqësinë e tij e të familjes sonë, u lidh me një grua jo vetëm të sëmurë nga nervat, por të sëmurë nga koka e të ligë nga shpirti. Siç tregoi koha, ajo kish qenë mish i huaj që kur hyri në shtëpinë tonë, po që me ndryshimin e klimës politike në vend erdhi në dekompozim e degradimin e fundit politiko-moral.
Duke qenë në burg, askush s’më ka shkruar letra aq të poshtra sa ajo. Nuk ia vlen të zgjatem me marrëzitë e saj… Të gjitha këto më shkaktuan një dhimbje të thellë, por nuk e lashë veten të më mposhtë, se kisha detyrime të tjera, politike e njerëzore, të mbroja publikisht Enverin nga fushata e ndyrë e antikomunistëve, ballistëve e gjithë skota e bashkëpunëtorëve me nazi-fashistët, që s’kanë pushuar së përbalturi emrin e figurën e Enver Hoxhës dhe nuk do të pushojnë të shtrembërojnë historinë 50 vjeçare të pushtetit popullor e të shoqërisë socialiste, nën udhëheqjen e tij.

Dhimbja e keqardhja për këtë lloj qëndrimi është e madhe, por në ndërgjegjen time kam qenë e jam e qetë, se në asnjë kohë, si në fëmini, në rini e më vonë, Sokolin e kam dashur njëlloj si Ilirin dhe Pranverën, është absurde ta mendosh e ta thuash, përse mund ta paskam dashur më pak (!!!), përse “unë s’paskam qenë kurrë nënë për të (!!!). Përkundrazi jam kujdesur e i kam qëndruar më afër, sepse më vinte keq, se kish gruan me shëndet të dobët (kështu gjykonim atëherë kur kjo “nuse” nusëronte urtë e butë, duke buzëqeshur ose kur me “dobësitë” e saj të papritura na bënte t’i venim rreth shtratit a ta dërgonim në Paris). Për lidhjet afektive, normale me Sokolin, si nënë e bir, madje dhe me të shoqen, flet dhe Ditari im shumëvjeçar si dhe korrespondenca jonë me dhjetëra e dhjetëra letra.
Por unë nuk u lëshova edhe pse pata mbështetjen e ngrohtësinë e Ilirit e Pranverës, Teutës e Klemit si dhe të fëmijëve të tyre, po ashtu dhe të shumë shokëve e shoqeve, miqve e dashamirësve të familjes së Enverit.

Duke qenë ende në burg, Klemi më tha: “Ti ke në dispozicion shtëpinë tonë që na kanë dhënë nga Lapraka, do të jesh pranë Ilirit, deri sa të rregullohemi të vijmë edhe ne”. Klemi dhe Pranvera, për veten e tyre, me vite jetuan si mos më keq nëpër shtëpitë e njerëzve të tyre bujarë, duke fjetur në divane e krevatë portativë. Po për shërbimet, ndihmat e përkujdesjet e Klemit e Pranverës, nuk po zgjatem në këtë letër, që po e shkruaj më shumë për ju të dy, Ilir e Teuta.
Të dashur Ilir e Teuta,
Desha t’ju shpreh mirënjohjen time për dashurinë e përkujdesjet që keni treguar ju të dy ndaj meje, por padashur vajti “gjuha te dhëmbi i dhëmbur e i krimbur”, megjithëse ky kapitull për mua e për ju është i mbyllur.

Unë uroj dhe shpresoj që të paktën fëmijët e Sokolit, që janë gjaku i Enverit dhe mbajnë emrin e tij, në t’ardhmen, pas nesh, ata vetë dhe fëmijët e tyre, që do të rriten në një klimë tjetër, ndoshta jo kaq të ngarkuar me konflikte politike, të ndjekin, bashkë me fëmijët tuaj e të Pranverës, në shembullin e tyre konsekuent, rrugën e drejtë në mbrojtje, brez pas brezi, të emrit, rolit e veprës së gjyshit të tyre, Enver Hoxhës.
Po e mbyll këtë letër edhe një herë me urimin: Rrofshi e qofshi të gëzuar bashkë me fëmijët tuaj! Paçi bekimin tim për gjithë jetën!
Ju përqafoj me dashuri mëma juaj, Nexhmije

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Dy këngëtaret në zi/ Xhesika Polo dhe Valbona Mema humbin njeriun e shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

Dy këngëtaret e njohura shqiptare Xhesika Polo dhe Valbona Mema kanë pësuar një humbje të madhe.

Nëna e Xhesikës, e cila është njëkohësisht motra e Valbonës, ka ndërruar jetë. Lajmin e kanë bërë të ditur dy këngëtaret në rrjetet e tyre sociale.

“Lamtumirë motra ime e shtrenjtë…qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime”, shkruan Valbona krahas një fotoje me motrën, ndërsa Xhesika tregon se kur do të zhvillohet ceremonia mortore.

LEXO EDHE:  Dëshira e fundit e reperit të njohur/ Kujt do ti shkojë pasuria miliona dollarëshe?

LEXO EDHE:  E thotë Kryemadhi: Nipi i Nexhmije Hoxhës në krah të Lulzim Bashës

“Nesër në orën 15:00 i japim lamtumirën të shtrenjtës tonë në Tufinë. Lamtumirë mam!”, njofton këngëtarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndeshja Tirana-Partizani/ Policia bën njoftimin e rëndësishëm, rrugët që do të bllokohen

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës, ka bërë të ditura sot masat që do të ndërmeren për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Partizani, që do zhvillohet më datë 28.02.2020, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Sipas uniformave blu, me qëllim marrjen e masave gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Partizani, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore, gjatë momentit të kalimit të tifozerive.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 deri në përfundim të aktivitet, janë:

– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do kryhet: Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Pap Gjon Pali II” – Stadium; Pallati i Operas – bulevardi “Dëshmorët e Kombit – rruga “ Barjam Curri” – rruga “Pap Gjon Pali II” – stadium.

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi para Gardës – rruga “Lek Dukagjini” – stadiumi.

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

LEXO EDHE:  Dëshira e fundit e reperit të njohur/ Kujt do ti shkojë pasuria miliona dollarëshe?

LEXO EDHE:  Ndërtimi i Unazës së Madhe/ARRSH: Të nxirret nga shtëpia Nexhmije Hoxha

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Njëkohësisht, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium tifozë më fytyrë të mbuluar me shall, si dhe do të nxirren nga stadiumi tifozët që do konstatohen se kanë mbuluar fytyrën gjatë ndeshjes, në rast të prishjes së rendit dhe qetësisë.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia si tifoz problematik.

Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive. Sjellim në vëmendje se për dy ndeshjet e fundit ku pati prishje të rendit e qetësisë publike dhe shkatërrim të pronës, Policia e Tiranës arrestoi 4 tifozë dhe procedoi penalisht 16 të tjerë dhe vijon punën për identifikimin edhe të shumë personave të tjerë të përfshirë në këto vepra penale.

Policia e Tiranës edhe njëherë apelon për tifozëritë e dy skuadrave që të tregojnë qytetari dhe të zbatojnë rregullat dhe ligjin.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rreziku i koronavirusit në Europë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Sipas Prof. Krause kontrollet kufitare nuk sjellin rezultat, sepse shumë të infektuar nuk tregojnë simptoma. Masat e higjienës – mbrojtja më e mirë.

Një Turiste para Koloseumit, Romë

DW: Sa i madh është rreziku, që virusi Korona të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Europë?

Gérard KrauseNë një rast të tillë duhet përcaktuar qartë koha, nga mbajtja nën kontroll deri tek zbutja e një epidemie të tillë. Nuk duhet të kemi iluzione, që një vend do të jetë i mbrojtur gjithmonë nga një virus i tillë. Tek ky lloj virusi me sa duket kjo nuk ka për të ndodhur. Herët a vonë një vend i hemisferës veriore do të konfrontohet me të. Megjithatë në fillim ka rëndësi që të fitosh kohë, të përgatitësh spitalet dhe të mbash në gatishmëri sistemet e paralajmërimit për të mësuar më shumë për virusin dhe për të reaguar më mirë.

Që do të thotë, se nuk ka shumë kuptim të ngresh kontrolle shëndetësore në kufijtë brenda vendeve të BE për të matur për shembull temperaturën e udhëtarëve, siç bëjnë disa aeroporte?

Për këtë ka disa modele llogaritjeje, që tregojnë se masa të tilla si rregull nuk sjellin shumë rezultat. Sidomos tek ky virus nuk ke shumë siguri tek efekti i kontrolleve kufitare. Sepse shumica e të infektuarve në fillim nuk ka asnjë simptomë. Prandaj edhe kontrollet nga autoritetet e shëndetësisë nuk do t’i mund të identifikonin dot.

Italia është një destinacion i preferuar, do të këshillonit që të mënjanohej ky vend nga udhëtarët apo nuk ka nevoje për shqetësim për sa kohë nuk shkon në rajonet e prekura nga virusi ?

Personalisht nuk do të thoja të mos udhëtohej, sepse pres që edhe në Francë, Gjermani e vende të tjera të kemi rajone të tilla, ku mund të kemi shpërthime të tilla. Në këtë kuptim nuk shtrohet më pyetja, nëse udhëton apo jo.

Prof. Dr. Gerard Krause

LEXO EDHE:  Ndërtimi i Unazës së Madhe/ARRSH: Të nxirret nga shtëpia Nexhmije Hoxha

LEXO EDHE:  Deputetja për vdekjen e Nexhmije Hoxhës/ Hajdari: Fatkeqësi, nuk i hyri gjemb në këmbë

Por megjithatë karnavalet në Venecia u anuluan, 11 rajone janë në karantinë, janë masa të tilla të ekzagjeruara?

Më pas je gjithmonë më i ditur, por do të vijë një moment të caktuar, kur masa të tilla nuk kanë kuptim. Tani është momenti i duhur për të vepruar me rigorozitet, për të fituar kohë. Por këtë nuk mund ta zbatosh për çdo komunë apo çdo vend në Europë, ku shfaqet virusi.

A mund të mbrohesh nga virusi Korona?

Në këtë rast duhet të sjellësh në mendje rregullat e përgjitshme të higjienës. Larja e duave, nëse je vetë i sëmurë të mënjanosh kontaktin me të tjerët. Gjithçka që bëhet për të mënjanuar virusin influenca, duhet ta bësh edhe në këtë rast.

Për shembull për të vënë mënjanë disa maska?

Maskat e thjeshta kanë rëndësi, kur je vetë i sëmurë dhe nuk do t’ia ngjisësh virusin të tjerëve. Por nëse do të mbrosh veten, efekt kanë vetëm maskat FFP3, të cilat duhen vendosur mirë dhe duhen ndërruar shpesh. Kjo është shumë e komplikuar, e ka kuptim për njerëz me sitem imunitar të dobët. Përtej kësaj nuk mund të mbrohesh dot, nuk ka ende vaksinë dhe terapi profilaktike./ DW

Prof. Dr. Gérard Krause është drejtor i Departamentit të Epidemiolgjisë në Qendrën Helmholtz për Studimet e Infeksioneve në Braunschweig, Gjermani.

Intervistën e zhvilloi Elena Gunkel

LEXO TE PLOTE