Connect with Us

Vizita në Rusi dhe nisma për shkarkimin e Metës/ Nano kritikon Ramën

Politikë

Vizita në Rusi dhe nisma për shkarkimin e Metës/ Nano kritikon Ramën

Publikuar

-

Mustafa Nano

Analisti Mustafa Nano deklaroi mbrëmjen e sotme se qeveria do të ndërtojë teatrin e ri me donacionet e mbledhura për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nano përmendi deklaratat që kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë bërë për teatrin, teksa kujtoi se ata kanë thënë se për ndërtimin duhej një PPP.

“Kam përshtypjen se qeveria ka menduar të përdorë një pjesë të vogël të parave që do të merren si donacione. Ndihma ishte e madhe, ndërsa vlera e ndërtimit të teatrit të ri është një nënfish i vogël i saj, ndoshta shkon te 50 milionë euro. Atyre u ka shkuar mendja të përdorin një pjesë të fondit”, u shpreh ai.

Analisti theksoi se e sheh me optimizëm këtë gjë, pasi pretendon se projekti jashtë duarve të privatit nënkupton një teatër pa kulla.

“E prita me gëzim sepse e di që na duhet një teatër i ri, por jo një kompleks kullash. I kam ndjekur opinionet dhe ideja se teatri i vjetër ka vlera kulturore dhe arkitektonike nuk më kanë bindur shumë. Ajo ndërtesë nuk ka ato vlera që ia atribuojnë. Nuk ndiej dhimbje nëse prishet për të ndërtuar një teatër modern”, nënvizoi ai.

Mustafa Nano foli në studion e Tema Tv edhe për vizitën e kryeministrit Rama në Rusi.

LEXO EDHE:  E “braktisi” në ceremoni/Meta e pranon publikisht: Monika nuk vihet kollaj në rresht

“Unë mendoj se kjo është gjuha që duhej të përdorte atje. Unë e di që Rusia nuk bën pjesë te miqtë e Shqipërisë. Rusia ka ndihmuar popullsitë sllave. Shqipërinë e ka pasur si një etni për të cilën ka menduar se nuk duhet të ekzistojë. Rusia nuk bën pjesë te miqtë tanë, por gjuha jonë duhet të jetë elegante”, tha ai, teksa theksoi se kjo mënyrë komunikimi e kreut të qeverisë është shumë e ndryshme në Shqipëri.

“Sapo fola për elegancë. Një mënyrë e tillë të foluri bie ndesh me të. Debati publik në Shqipëri e lëndojnë eksponentët e rëndësishëm të politikës, sidomos Rama. Është një lloj gjuhe vulgare, në Tiranë e Prishtinë. Përdoret shumë patriotizmi. Është e vërtetë thënia që patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve”, tha ai.

Ndërkohë për nismat e shkakimit të presidentëve të Shqipërisë dhe Kosovës nga dy qeveritë, Nano deklaroi se janë të gabuara.

“Është e njëjtë situata. Në të dy rastet veprohet gabim. Këtu gabon maxhoranca dhe Rama që duan ta shkarkojnë presidentin. Është diçka pa precedent. Ai është i blinduar në mandatin e tij. Ai hiqet vetëm kur çmendet ose i provohet tradhtia ndaj atdheut. Në këtë kuptim, mendoj se është e gabuar sepse krijohet precedent. Nuk mendoj se situata e sotme e ka legjitimuar këtë ngut”, u shpreh analisti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tubimi i 2 marsit/ Ish-deputeti i PD tregon tre vendimet që mund të marrë Meta

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadili e ka konsideruar si legjitime dhe të drejtë thirrjen e presidentit Ilir Meta për zhvillimin e një tubimit në 2 mars.

Kadilli e konsideroi këtë datë si simbolike ndërsa theksoi se shqiptarët presin më shumë aktin që do të marrë Presidenti.

“Të marrë ato vendime që janë në kompetencat e tij si ngritjen e çështjes së referendumit, hartimit të 2-3 ligjeve të tjera, apo shpërndarja e parlamentit, unë nuk imponoj kompetencat e tij, por aktet e tij që duhet të jenë të qarta dhe të prera.
Duhet të ndajmë pjesëmarrjen nga akti. Akti i tij do të tregojë shumë më tepër nga sa presin qytetarët.”- tha Kadilli në studion e Fax News.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Takimi i Ramës me ministrin rus reflektoi tension”/ Mustafaj: Shkoi krejt i papërgatitur

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj foli për takimin e kryeministrit Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Mustafaj e cilësoi të dobët vizitën dhe konferencën për shtyp të kret të qeverisë, ndërsa deklaroi se mes tyre pa tension.

“Unë jam takuar disa herë me ministrin e jashtëm Lavrov, dhe asnjëherë nuk reflektohet një tension, duhet të ketë një arsye shumë të madhe, dhe them se ka pasur një bisedë të keqe që të çohej tensioni në konferencë. Rama tha që nuk jemi të detyruar, por është me dëshirë në NATO dhe BE, por për një profesionist e sheh që ka pasur një tension”, u shpreh ai në studion e News 24.

Ish-ministri pretendon se Rama ka shkuar në takim krejt i papërgatitur dhe nuk e ka ditur që mes Shqipërisë dhe Rusisë.

LEXO EDHE:  FOTO/ Rama relaksohet me Zaho në jug

LEXO EDHE:  E “braktisi” në ceremoni/Meta e pranon publikisht: Monika nuk vihet kollaj në rresht

“Rama tregoi që kishte shkuar krejt i papërgatitur, përmendja e traktatit të miqësisë në 2004 dhe atribuimi i këtij fakti nga Lulzim Basha që u bë në 2007 ministër i jashtëm, nuk mund të shkosh në Rusi dhe të mos dish që nuk ke pasur traktat miqësie me Rusinë. Ishte i papërgatitur për bisedime me Lavrov. Nga ana protokollare Rama u trajtua si ministër i jashtëm, jo si kryeministër. Duhet ta kishte një pritje kortezie nga kryeministri rus. Përmendja enciklopedi e OSBE-së, Lavrov ka një memorie shumë të madhe por e di shumë mirë rëndësinë ndërkombëtare që ka OSBE dhe i jep aq rëndësi sa ka dhe vetë. Mua më la një shije të hidhur sjellja e Ramës”, nënvizoi Mustafaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do shkoj në shesh në 2 mars”/ Mustafaj tregon kur lëkundet pozicioni i Metës si President

Publikuar

-

Nga

mustifaj komenton parlamentin

Ish ministri i Jashtëm i PD, Besnik Mustafaj, deklaroi pasditen e sotme se do të dalë në shesh në 2 mars të kërkojë mbrojtjen e opinionit publik, pasi pretendon se kjo kauzë shkon përtej presidentit Ilir Meta.

Mustafaj e shikon problemin edhe te Gjykata Kushtetuese, të cilën e quan të vetmin insitucion të papushtuar nga shumica qeverisëse dhe kryeministri Edi Rama. Ish ministri pretendon se Rama po përdor metoda të dënueshme penalisht.

“Ju mund ta dini më mirë nëse do të ketë reagim apo jo nga populli, por populli në masën që do të reagojë do të tregojë se në ç’masë është i ndërgjegjshëm për rreziqet që i kanosen demokracisë. Unë besoj se Meta synon të ndërgjegjësojë shqiptarët që ka një rrezik serioz për demokracinë dhe nëse e bën në 2 mars do e konsolidojë rivalitetin e tij përballë Ramës. Në momente delikate për demokracinë, Kushtetuta nuk ja ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit, por nëse i kalon caqet, tejkalon në kuadër atë për çfarë po mblidhet ky tubim, atëhere pozicioni i tij si President lëkundet”, u shpreh ai në rubrikën ”Opinion” në News24.

LEXO EDHE:  E “braktisi” në ceremoni/Meta e pranon publikisht: Monika nuk vihet kollaj në rresht

LEXO EDHE:  Lulzim Basha po fundos Opozitën

Mustafaj thotë se Meta nuk do dalje për protestë në 2 mars, por manifestim, që e quan një gradë më të butë se protesta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE