Connect with Us

Vetëm paratë, nuk mund ta bëjnë dot president Majkëll Blumbergun

Blog

Vetëm paratë, nuk mund ta bëjnë dot president Majkëll Blumbergun

Publikuar

-

Nga Robert W.Merry “National Interest”

* Xhon Konali, politikani kurajoz nga Teksasi, u bë qesharak në vitin 1980 kur shpenzoi plot 11 milion dollarë, një shumë e madhe për kohën, në përpjekje për të qenë kandidati zyrtar presidencial i Partisë Republikane.

Dhe pavarësisht shumës së shpenzuar, ai arriti që të zgjedhë vetëm një delegate në konventë, Ada Millsin nga Arkansasi, e cila hyri në histori si “delegatja 11-milionë dollarëshe”. Bazuar në atë shumë të shpenzuar, Majkëll Blumberg duhet të kishte deri më tani 19 vota në konventën demokrate.

Por sigurisht, ai nuk ka asnjë të tillë, dhe strategjia e tij politike ishte e bazuar në supozimin e kundërt. Është e vështirë që një miliarder si Blumberg, një njeri serioz për dekada në botën e biznesit dhe politikës së Nju Jorkut, të shmangë fatin e Konalit. Sigurisht, cilido që ka rreth 63.7 miliardë dollarë, mund të përballojë çdo lloj shpenzimi, mjaft që të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Por a ky një veprim i zgjuar? L të shohim përllogaritjet e gabuara të Blumbergut, pasi e ai e prezantoi veten si njeriu që mund të rrokte imagjinatën kombëtare, dhe ta largonte Donald Trumpin nga presidenca.

Së pari, ai nuk logariti si duhet dinamikën politike të garës për nominimin presidencial. Çdo 4 vjet flitet për një konventë të mundshme, bazuar në supozimin se asnjë kandidat nuk do të ketë shumicën e kërkuar të delegatëve kur nis zyrtarisht gara. Një fitore e hershme nxit interes dhe entuziazëm, gjë që e shtyn fituesin përpara në garat pasuese.

Dhe kur Bloomberg të hyjë zyrtarisht në garë në Super të Martën e datës 3 marsit, kjo dinamikë do të ketë nisur të krijojë prirjen e vet, me rezultatin që do të jetë i vështirë të arrihet për çdo kandidat. Sigursht për secilin nga kandidatët, asgjë nuk është e pamundur.

Por duket se senatori i Vermontit Berni Sanders, ka krijuar një avantazh të qartë ndaj të tjerëve, dhe entuziazmi që po gjeneron fushata e tij do të jetë i vështirë për t’u kapërcyer. Së dyti, ai nuk hyri në garë me ndonjë mesazh bindës, që të përshkruajë qartë se ku ndodhet sot vendi, dhe ku do ta çonte ai si president.

Reklamat e tij të kudondodhura televizive, e vënë theksin tek synimi i tij për të larguar presidentin Trumpin nga Shtëpia e Bardhë. Ato janë të mira për aq sa ecin, por mbeten në thelb të papërshtatshme. Votuesit dëshirojnë kandidatët që i shohin sfidat e kohës ashtu si ata vetë. Nëse nuk paraqet ndonjë narrativë që të tregosh një vizion gjithëpërfshirës të Amerikës dhe të ardhmes së saj, nuk mund të shpresosh të kesh ndonjë mbështetje domethënëse.

LEXO EDHE:  A është ende Anglia pjesë e Evropës?

Së treti, Blumberg nuk ka treguar asnjë vetëdije për realitetin politik themelor të kohës sonë – pra për shpërbërjen e statuskuosë, si për sa i përket strukturës politike amerikane, ashtu edhe strukturës globale. Siç shkrova edhe kohët e fundit, amerikanët po e shohin se mënyrat e vjetra nuk po funksionojnë më, dhe se është e nevojshme diçka e re shumë e ndryshme. Ata duan një udhëheqës të aftë që ta udhëheqë kombin në drejtime të reja.

Kjo është arsyeja pse dy politikanët më bindës në skenën politike amerikane janë Donald Trump dhe Berni Sanders, që të dy armiq të rendit të vjetër, me kritika gjithëpërfshirëse për statuskuonë, dhe me vizione të guximshme për përshtatjen e Amerikës me një epokë të re. Blumberg është një produkt i Rendit të Vjetër; ai mendon në termat e Rendit të Vjetër; dhe nuk duket se e sheh fundin e tij të afërt në këtë garë.

Së katërti, Blumberg nuk është mjaftueshëm bindës as për të ulur zellin anti-kapitalist që po shfaqet në partinë e tij, siç u dëshmua edhe në debatin e fundit kur u sulmua ashpër mbi suksesin e tij të shpejtë si sipërmarrës. Moderatori Çak Tod i NBC News, u frymëzua nga agresiviteti i mbështetësve të Sanders duke e pyetur Blumberg:”A keni fituar shumë para? A ka qenë një shumë e turpshme parash? A duhet të jesh ti një kandidat?“.

Çfarë shansi që pati! Blumberg i kishte të gjitha mundësitë të përshkruante rrugëtimin e tij në biznes, se si e revolucionarizoi marrjen e vendimeve në sektorin financiar, si krijoi 20.000 vende pune, dhe si ndihmoi mijëra amerikanë të fitojnë mjaftueshëm për t’u martuar, për të blerë shtëpi, për të pasur fëmijë, etj.

Përkundrazi, ai u tregua fjalëpak. I pyetur nëse i meritonte miliardat e tij, gjithçka që mundi të thoshte ishte:“Po. Kam punuar shumë për to!”. Ai shtoi se kishte qenë “me shumë me fat”. Kjo frymëzoi Berni Sanders t’i thoshte:Po të mos ishte thjesht fati, pse të mos lejoni që qeveria të rishpërndajë të ardhurat?

Blumberg është kritikuar për performancën e tij në debatin e fundit, pse nuk është shumë i artikuluar apo luftarak. Por problemi i vërtetë ishte mesazhi, që ishte i zbehtë, jofrymëzues, dhe derivat i atyre që thoshin të gjithë të tjerët, pra pa asnjë vizion. Ndoshta një kandidat mund të dalë në krye edhe duke hyrë në fund të garës, por asnjë kandidat nuk mund të hyjë vonë në garë në këtë mënyrë, dhe të shpresojë të ketë sukses./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Shkurt 1956/ Fjalimi i fshehtë, që ndryshoi historinë botërore

Publikuar

-

Nga

Nga John Rettie “The Guardian”

* Muzika sublime e kompozitorit finlandez Sibelius, po jehonte nga muret e banesës sime në Moskë, teksa Kostja Orlov po më rrëfente historinë e zymtë të Nikita Hrushovit, mbi krimet e turpshme të kryera nga paraardhësi i tij, Josif Stalin.

Fjalimi ishte mbajtur pak më shumë se një javë më pare, në një seancë të fshehtë të Kongresit të XX-të të Partisë Komuniste Sovjetike. Kjo kishte ndodhur vetëm 3 vjet pas vdekjes së Stalinit, i përcjellë me lot nga shumica e qytetarëve sovjetikë, të cilët e shihnin si një “baba” hyjnor.

Por shumë shpejt, ishte udhëheqësi i tyre i ri që po u thoshte se kishin bërë një gabim të madh:larg nga nga të qenit një hyjnor, Stalini ishte djalli vetë. Drejtuesit që trashëguan partinë nga diktatori, ranë dakord që Hrushovi ta mbante fjalimin vetëm pas disa muajsh debatesh të forta, dhe me kompromisin që ai fjalim të mos publikohej kurrë.

Por pasojat e tij, që sigurisht nuk ishin parashikuar plotësisht nga Hrushovi, e tronditën në themele Bashkimin Sovjetik, por edhe më shumë nga aleatët e tij komunistë, sidomos në Evropën Qendrore. Forcat që ato çliruan, ndryshuan në fund rrjedhën e historisë.

Por në atë kohë, ndikimi tek delegatët ishte më i menjëhershëm. Burimet arkivore sovjetike të hapura pas viteve 1990, tregojnë që shumë delegatë u tronditën aq shumë saqë pësuan sulme në zemër, ndërsa të tjerët kryen vetëvrasje më pas.

Por kur Kostja Orlov, një kontakti im në Moskë, për të cilin tani dyshoj se punonte për KGB-në, më telefonoi atë mbrëmje në fillim të marsit 1956, unë dija pak nga të gjitha këto. Gjatë 10 ditëve të kongresit, një pjesë e vogël e korrespondentëve perëndimorë në Moskë kishin lexuar fjalime që dënonin tërthorazi “kultin e personalitetit”, një term i koduar që nënkuptonte Stalinin. Dritat e godinës së Komitetit Qendror të parties, qëndruan ndezur deri vonë mbrëmjen e 24 shkurtit. Vetëm disa vjet më vonë, u bë e qartë se udhëheqja e partisë, po debatonte ende mbi tekstin e fjalimit që do të mbante Hrushovi të nesërmen në mëngjes në një seancë sekrete.

Në ditët që pasuan diplomatët e shteteve komuniste të Evropës Qendrore, nisën të pëshpëritin se Hrushovi e kishte denoncuar Stalinin në një seancë të fshehtë. Por asnjë detaj nuk po dilte. Unë punoja në atë kohë si korrespodent i dytë i agjencisë Rojter në Moskë për Sidni Veiland. Ai u përpoq t’i niste Londrës një raportim të shkurtër të kësaj ngjarje.

Por siç mund të pritej, censuruesit e kishin cunguar atë. Pastaj, një natë para se të nisesha me pushime në Stokholm, Orlov më telefonoi:”Dua t’ju takoj para se të ikni!”. Orlov më dha një përshkrim të hollësishëm të akuzës së Hrushovit:që Stalini ishte një tiran, një vrasës dhe torturues i anëtarëve të partisë.

Ai nuk kishte shënime, dhe aq më pak një tekst të fjalimit. A mund t’i zija besë? Historia e tij përshtatej paksa me atë që dinim tashmë, por detajet që më tha ishin aq befasuese sa që dukeshin të pabesueshme. Sot është e lehtë të mendosh se të gjithë e dinin që Stalini ishte një tiran, por në atë kohë këtë në BRSS e besonte vetëm një pakicë fatkeqe.

“Nëse nuk e publikoni këtë, atëherë jeni një hiç!” më tha ai. Kjo dukej si një sfidë e qartë për të thyer censurën, diçka që asnjë gazetar nuk kishte bërë që nga vitet 1930, kur korrespondentët perëndimorë shkonin shpesh në Riga, kryeqytetin e Letonisë ende të pavarur, për të raportuar historitë e tyre.

Mora në telefon Veiland dhe lashë të takoheshim në qendër të qytetit, pasi aty nuk kishte përgjues. Pasi analizuam gjithçka, vendosëm t’i besojmë Orlovit. Mëngjesin tjetër, udhëtova për në Stokholm, nga ku telefonova shefin e redaksisë në Londër. Këmbëgula që emri im të mos publikohej në asnjë nga shkrimet, pasi nuk doja të akuzohesha për shkelje të censurës kur të kthehesha në Moskë.

LEXO EDHE:  Një vit më vonë/ Si e ka ndryshuar jetën e francezëve lëvizja e “Jelekverdhëve”

LEXO EDHE:  Një vit më vonë/ Si e ka ndryshuar jetën e francezëve lëvizja e “Jelekverdhëve”

Në Moskë, gjithçka vazhdoi si më parë. Gjatë verës së vitit 1956, triumfoi linja e Hrushovit dhe moskovitët u qetësuan edhe më shumë. Por në Evropën Qendrore, ndikimi i fjalimit po rritej. Në vjeshtë Polonia ishte gati të shpërthente në revoltë, ndërsa në Hungari një revolucion antikomunist rrëzoi partinë dhe qeverinë staliniste, duke i zëvendësuar me reformistin jetëshkurtër Imre Nagi.

Në Moskë, udhëheqja sovjetike u zhyt në kaos. Anastas Mikojani, krahu i djathtë i Hrushovit, kishte kërkuar vazhdimisht reforma më të mëdha. Ai qëndroi disa ditë në Budapest në përpjekje për të shpëtuar regjimin e Nagit, por pa sukses. Në fund, fituan komunistët e vijës së ashpër, që këmbëngulën se për arsye sigurie, Bashkimi Sovjetik nuk mund të lejonte një vend fqinj të largohej nga Pakti i Varshavës.

Në Perëndim, ndikimi i fjalimit ishte i madh pas botimit të tekstit të plotë, edhe pse me disa redaktime në “The Observer” dhe “The New York Times”. Edhe sekretarët lokalë të partive që ua lexonin anëtarëve, duhej t’i kthenin tekstet e tyre brenda 36 orësh.

Sipas biografit të Hrushovit, Uilliam Taubman, teksti i plotë i fjalimit u publikua në Poloni, ku, ashtu si për aleatët e tjerë komunistë të Evropës Qendrore, Moska kishte dërguar një kopje të redaktuar. Në Varshavë, punonjësit e shtypkronjave e morën me vete në shtëpi, duke e shtypur në fshehtësi mijëra kopje më shumë se sa ishin të autorizuar.

Njëra prej tyre ra në duart e inteligjencës izraelite, që ia kaloi në prill CIA-s. Disa javë më vonë CIA ia dha gazetës “The New York Times”. Hrushovi u trondit nga zhvillimet. Kundërshtarët e tij fituan terren, dhe në majin e vitit 1957 ndërmorrën një akt për ta larguar nga drejtimi i partisë. Kur shumica në Presidiumin e Komitetit Qendror (Byroja Politike) votoi shkarkimin e tij, ishte vetëm veprimi i tij i shpejtë i mbledhjes së gjithë trupës së Komitetit Qendror, ai që i dha shumicën dhe e shpëtoi.

Ata që humbën pozitat ishin kundërshtarët e tij, sidomos veteranët Vjaçesllav Molotov dhe Lazar Kaganoviç.  Por 7 vjet më vonë, konservatorët arritën ta largojnë atë. Pasuan 20 vitet e Leonid Brezhnevit, gjatë së cilit ora u kthye pas, në mos në një stalinizëm në shkallë të plotë, të paktën në një pjesë të tipareve të tij.

Por pati komunistë që nuk e harruan kurrë Hrushovin, dhe veçanërisht “fjalimin e tij të fshehtë”. Njëri prej tyre ishte Mikail Gorbaçov, që në vitin 1956 ishte student në Universitetin e Moskës. Kur u ngjit në pushtet në vitin 1985, ai ishte i vendosur të vijonte punën e Hrushovit për reformimin e Bashkimit Sovjetik dhe hapjen e tij në pjesën tjetër të botës.

“Fjalimi i fshehtë” i Hrushovit, ishte më i rëndësishmi i shekullit XX-të, pasi ai mbollin “farën” që shkaktoi në fund shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik./ Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Mirë mbetsh BE!/ Migracioni në Europën Lindore ndërron kahun

Publikuar

-

Nga

Dikur nuk ndalej vala e punëtorëve migrantë nga vendet lindore të BE, tani për herë të parë shënohet kthesa e vërtetë: Në Poloni po kthehen më shumë qytetarë në vendlindje, se sa po largohen prej vendit.

Më shumë se 15 vite kanë kaluar pas raundit të parë të madh të zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet europianolindore e qendrore në vitin 2004. Pak më vonë u bë realitet për këto vende edhe liria e punësimit në BE, një temë që shkaktoi jo pak debate tek anëtarët e vjetër të unionit. Veçanërisht Gjermania dhe Austria ishin kundër hapjes së plotë të tregut të punës me anëtarët e rinj nga frika e pasojave në tregun e punës dhe ulja e rrogave. Por jo të gjithë vendet anëtare të BE kishin frikë atëherë nga dyndja e punëtorëve lindorë që do t’u merrnin vendin e punës vendasve apo do punonin për më pak rrogë. Suedia, Irlanda e Britania e Madhe ishin vendet e para, që i hapën tregjet e tyre menjëherë me anëtarësimin e vendeve europianolindore. Kurse Gjermania e hapi e fundit tregun e punës për 8 anëtarët e rinj lindorë e qendrorë në vitin 2011. Për Bullgarinë e Rumaninë tregu i punës u hap në vitin 2014, për Kroacinë në vitin 2015.

“Na i ktheni njerëzit tanë”

Mobiliteti brenda BE rriti ndjeshëm numrin e punëtorëve migrantë nga vendet europianolindore. Sipas Zyrës Federale të Migracionit e Refugjatëve (BAMF) në fund të vitit 2017 për shembull në Gjermani punonin e jetonin gati 867.000 polakë, 623.000 qytetarë rumunë, kurse nga Bullgaria kanë ardhur më shumë se 66.000 bullgarë në Gjermani për punë vitet e fundit.

Dyqane polake në Britaninë e Madhe

Sidomos në Britaninë e Madhe erdhi një numër i madh punëtorësh nga Europalindore. Rrogat dhe qasja e lehtë në tregun britanik të punës ishin faktorë tërheqës për shumë punëtorë nga vendet lindore të BE. Polakët për shembull avancuan në grupin më të madh të punëtorëve të huaj në ishull, me afër 1 milionë punëtorë sipas statistikave britanike të vitit 2018. Por pas Brexit gjendja ka filluar të ndryshojë. Atmosfera për punëtorët e huaj në vitet e debatit për Brexit ka ndryshuar. Në Britaninë e Madhe flitet ndërkohë për Brexodus – Brexit dhe Exod. Jo pak punëtorë vendosin të largohen, duke krijuar probleme për disa degë të ekonomisë. Sips dpa, ekonomia britanike është e varur nga fuqia e lirë punëtore nga Lindja, sidomos në sektorët e gastronomisë, ndërtimtarisë apo kujdesit shëndetësor e bujqësisë. Por vitin e kaluar fermerët britanikë kanë pasur probleme të gjejnë forca punëtore lindore për punët sezonale në bujqësi, sepse shumë prej tyre po kërkojnë për shkak të Brexit punë në vende të tjera.

Lindja europiane ka ndryshuar

LEXO EDHE:  Tramp gaboi, por SHBA nuk mund të tolerojë as korrupsionin e familjes Bajden

LEXO EDHE:  Tomazo Busheta, mafiozi i parë që shkeli Kodin e Heshtjes, dhe çoi në burg qindra anëtarë të Cosa Nostra-s 

Nuk është vetëm atmosfera në vendet pritëse që u sjell shqetësime punëtorëve emigrantë. Edhe vetë vendet nga kanë ardhur ata kanë ndryshuar këto vite e po bëhen më tërheqëse. Megjithëse vendet europianolindore ende gëzojnë imazhin e vendeve të varfra, nga ku punëtorët duan të largohen, vende si Polonia apo Çekia kanë shënuar vitet e fundit histori suksesi ekonomik. Rritja ekonomike ka çuar edhe në rritjen e rrogave e numrin e ulët të të papunëve, gjë që janë faktorë kryesorë për të joshur migrantët e larguar të kthehen në vendlindje. Polonia për shembull spostoi në vitin 2019 Britaninë e Madhe si partnerin e pestë më të madh tregtar të Gjermanisë, bën të ditur gazeta gjermane, “Handelsblatt”. Edhe eksport-importet gjermane me Çekinë, Sllovakinë e Hungarinë u rritën në vitin 2019.

Punëtorë sezonalë polakë në Gjermani

Kështu më shumë se 15 vite pas anëtarësimit në BE për herë të parë po shënohet një trend i vërtetë pas emigrimit masiv nga Europa Lindore. Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shifra neto e emigrimit ka ndryshuar. Vitin e kaluar janë kthyer më shumë polakë në Poloni, se sa janë larguar nga vendi.  Qeveria konservatore e djathtë, PiS përpiqet në mënyrë aktive që të tërheqë qytetarët e larguar nga vendi për të ndihmuar ekonominë e vendit në rritje. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki bëri madje edhe një thirrje në televizionin britanik. “Na i ktheni njerëzit tanë.”

Iluzion për Gjermaninë

Një lajm jo i mirë ky për Gjermaninë që i nevojiten më shumë se 1 milionë forca punëtore për zënë vendet bosh të punës. Pikërisht për këtë më 1 Mars Gjermania hap dyert për fuqinë punëtore të kualifikuar me një ligj të posaçëm, që ka si qëllim zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore. Por sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Gjermania nuk mund të presë në të ardhmen, se do të vijë një fluks i krahut të lirë të punës nga vendet europianolindore si Polonia e Çekia. “Është iluzion të presësh, se prej andej do të vijnë në numër të madh zanatçinj apo infermierë që nuk kushtojnë.”/ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Muhamed Ali, boksieri legjendar dhe aktivisti që la pas mesazhe të mëdha

Publikuar

-

Nga

Muhamed Ali ishte një nga amerikanët më të famshëm të shekullit XX-të. Ai nuk ishte thjesht një sportist, aftësia e të cilit në boks e mahniti SHBA-në dhe mbarë botën. Por ishte edhe një activist civil që denoncoi të gjitha gabimet që pa në botën që jetoi.

Kampioni botëror i peshave të rënda ndryshoi emrin e tij të lindjes, Kasius Klej, në Muhamed Ali pasi u konvertua në besimin islam. Ai pyeti publikisht amerikanët, pse duhet të shkonin të vrisnin njerëz në një vend tjetër. Ai rrezikoi shpeshherë karrierën e tij, me qëndrimet e forta kritike.

Lindi më 17 Janar 1942 në Luisvil të Kentakit. Nisi të merrej me boks që në moshën 12-vjeçare. Një ditë denoncoi vjedhjen e biçikletës tek polici i patrullës Xho Martin. Ky i sugjeroi që të mësonte si të mbrohej vetë. Pasi spikati në radhët e amatorëve, Ali bëri shpejt emër që para se të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 1960 në Romë.

18-vjeçari fitoi medaljen e artë në peshat e lehta. Një gjest racist në një klub në Majami, ndezi zemërimin e tij të egër kundër padrejtësisë racore. Atij iu refuzua shërbimi në një lokal, dhe në shenjë revolte e hodhi në lumë medaljen e tij të artë olimpike.

Në vitin 1964 filloi titullin kampion në peshat e rënda. Organizata “Islmic Nation”, e bindi të mbështeste luftës kundër ndarjes racore. Ai ndryshoi besimin fetar në vitin 1963, frymëzuar nga miku i tij i ri Malcolm X. Veprimi i tij u prit me reagime të përziera nga publiku në atë kohë.

Pasi mbrojti titullin e tij kampion për herë të gjashtë, Muhamed u thirr të shërbejë në ushtrinë amerikane në vitin 1967 në Luftën e Vietnamit. Ai refuzoi, duke thënë se lufta nuk ishte në përputhje me besimin e tij. “Ndërgjegja ime nuk do të më lejojë të vras vëllain tim, apo disa njerëz të varfër dhe të uritur. Ata nuk kanë quajtur kurrë mua njeri të egër. Nuk më kanë linçuar kurrë”- deklaroi ai.

Pasojat ishin të rënda:Aliut iu hoq titulli i tij kampion,  dhe u dënua për refuzim të shërbimit ushtarak me 5 vjet burg. I liruar në apel, por i ndaluar të ndeshej në ring, Muhamed Ali përdori fjalimet publike dhe debatet, për të shprehur neverinë e tij ndaj Luftës në Vietnam.

LEXO EDHE:  Tramp gaboi, por SHBA nuk mund të tolerojë as korrupsionin e familjes Bajden

LEXO EDHE:  Tramp gaboi, por SHBA nuk mund të tolerojë as korrupsionin e familjes Bajden

Pas apelimit të çështjes, iu deshën 4 vjet që ajo të arrinte në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit, e shfuquzoi dënimin e tij në vitin 1971, duke lejuar rikthimin e tij në ring. Pas disa ndeshjeve që kanë hyrë në historinë e boksit, ishte diagnoza me sëmundjen e Parkinsonit ajo që e detyroi të tërhiqej nga ky sport.

Ali u tërhoq në vitin 1981, pasi humbi kundër Trevor Berbik. Ai u diagnostikua me Parkinson vitin që pasoi. “Nuk kam dhimbje. Thjesht një përgjumje të lehtë hera-herës, një dridhje të vogël. Asgjë me rëndësi. Nëse do të kisha një shëndet të përsosur – nëse do të kisha fituar 2 ndeshjet e mia të fundit – nëse s’do të kisha asnjë problem, njerëzit do të kishin frikë nga unë. Tani ata ndjejnë keqardhje për mua Ata mendonin se unë se isha një supermen. Tani ata mund të thonë:Ai është njeri si ne. Ai ka probleme!”- do të deklaronte në një intervistë.

Pavarësisht sëmundjes Ali udhëtoi për në Liban në vitin 1985 në një mision humanitar, ndërsa ndihmoi negociatat për lirimin e pengjeve amerikanë në Irak në vitin 1990. Ai ndezi flakën në Lojërat Olimpike në Atlanta në vitin 1996, megjithë duart që i dridheshin.

Muhamed Aliu takohej rregullisht me presidentët, krerët e shteteve, dhe madje edhe Papën në Vatikan. Në vitin 2005, presidenti Bush i dha Medaljen Presidenciale të Lirisë. Në një rast, ai deklaroi për revistën “People”, se ishte penduar që nuk kishte kaluar më shumë kohë me fëmijët e tij, por nga ana tjetër nuk ishte penduar që ishte marrë me boks.

“Nëse nuk do të isha boksier, s’do të isha i famshëm. Dhe nëse nuk do të isha i famshëm, nuk do të kisha mundësi të bëja atë që po bëj tani”- deklaroi ai. Muhamed Ali vdiq në vitin 2016 në moshën 74-vjeçare. Ai la pas 9 fëmijëe dhe bashkëshorten e tij, Jolanda Uilliams. Ai la gjithashtu disa thënie të pavdekshme:bëni gjënë e duhur, thoni atë që mendoni, dhe luftoni për atë që besoni./Allthatsinteresting.com- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE