Connect with Us

“Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen”/ Mesazhi prekës i vajzës që babai i masakroi nënën me levë

Sociale

“Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen”/ Mesazhi prekës i vajzës që babai i masakroi nënën me levë

Publikuar

-

Ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Durrës, ku Rruzhdi Tasuni, masakroi me levë bashkëshorten e tij Hajrien, duke e lënë të vdekur tronditi mbarë opinionin publik.

Pas ngjarjes në rrjetet sociale, u shpërnda dhe një video, mjaft e dhimbshme nga momenti ku vajza e vogël e çiftit, Santiljana mëson lajmin për humbjen e nënës së saj.

Video u bë menjëherë virale, ndërsa u shoqërua me komente të shumta. Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë Santiljana e cila teksa përciell një mesazh shumë prekës për të gjithë, bën apel dhe për fshirjen e videos.

Nga Santiljana Tasuni:

Ju lutem jepini sa me shume share

Une jam vajza e videos se famshme. Une jam Ana. Vajza e vogel e Dijes. Une jam ajo qe ulerija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nenen time te fatkeqe, nenen time te mjere. Nenen qe kaloj gjithe jeten ne vuajtje per te na rritur ne. Po e bej kete postim per ju portale te famshme dhe per ju njerez qe villni vrer e perfitoni ne hallin qe me ka zene mua sonte. Ne ate hall qe une do mbaj gjithe jeten mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditesh nuk do e kujtoni me emrin tim apo te nenes time. Me shume mundesi pas nje muaj do keni harruar dhe ngjarjen.

LEXO EDHE:  Masakroi gruan me thikë/ Zbardhet dëshmia e autorit: Dyshoja se më tradhëtonte

Po ju shkruaj qe tju bej nje thirrje te gjitheve.

Fshini videon time, mos u merrni me me mua. Mjaft e keqperdoret per disa like te felliqura apo komente.

Une jam ajo qe trokiti dyer te afermish qe benin sikur sma dinin hallin, dyer doktorash qe me percollen duke me then qe skam pse shqetesohem, dyer policash qe se gjykuan si shume te rendesishem rastin e mamase time.

Po mami im, Dija ime, ishte nje grua e zakonshme me nje fuqi te jashtzakonshme, qe duroj 30 vjet ne nje martese, punoj me ndershmeri per te rritur e shkolluar tre vajza. Dija mund te ishte motra jote, mami jote, vajza jote. Dija e mund te jete te gjitha keto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen ne shtepine ngjitur dhe ben sikur se degjon se nuk eshte puna jote. Dhe sot ti poston per Dijen, komenton per Dijen, flet per Dijen. Epo sot ajo ste degjon dot me. Mjaft o njerez te felliqur, mjaft u moret me ne tani qe qe sjau kemi me nevojen. Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj qe ti mos te behesh kurre Ana./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Masat për koronavirusin/ Drejtori i Kadastrës nxjerr urdhërin: Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës!

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë ka shpërndarë një urdhër për punonjësit, ku ndalohet rreptësitsh dhënia e dorës si masë kundër parandalimit të koronavirusit.

Urdhri i lëshuar nga drejtori i  Elion Semanaj përmban pesë pika ku midis të tjerave urdhëron dhe shmangien e kontaktit fizik midis personave të jashtëm dhe punonjësve.

Vendimi

“Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Drejtoria Vendore Tiranë-Veri.

Urdhër:

Nr. 171, datë 26.02.2020;

Për marrjen e masave higjeno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratore akute përfshirë edhe COVID-19.

Në zbatim të ligjit nr. 10138, datë 11.05.2009 ‘Për shëndetin publik’ i ndryhsuar dhe ligjit nr. 14/2016, datë 10.03.2016 ‘Për ndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive dhe neneni 40 pika 3 ‘Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë:

URDHËROJ

LEXO EDHE:  Masakroi gruan me thikë/ Zbardhet dëshmia e autorit: Dyshoja se më tradhëtonte

LEXO EDHE:  Boko Haram vret me dhjetëra njerëz në Nigeri

1- Ndalohet rreptësisht hyrja e personave të pa autorizuar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë-Veri!

2- Të merren masa për garantimin e higjienës personale të subjekteve!

3-Shmangien e grumbullimeve masive në ambientet e brendshme të punës!

4- Shmangien e kontaktit fizik midis personave të jashtëm dhe punonjësve!

5- Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës ndërmjet personave të brendshëm dhe të jashtëm!

6-Urdhri hyn në fuqi menjëherë për shkak të virozave!

Elion Semanaj,”– shkruhet në dokument.

LEXO TE PLOTE

Sociale

47% e grave vriten nga partneri/ Duma: Situata alarmante! Të zgjidhet përmes ndëshkimit

Publikuar

-

Nga

Ish deputeja e Partisë Demokraike, Grida Duma, e ftuar në emisionin  “Open”, ku po diskutohet vrasja e grave nga burrat, tha se situata është alarmante, ndërsa kërkoi zgjidhje përmes ndëshkimit.

“Jemi në një situatë alarmante. 47% e grave vriten nga partneri, duke bërë të jemi vendi i parë në Europë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive-Durrësin e “pushtojnë” plehrat/ Studentët në protestë

LEXO EDHE:  Rama: Super e shtunë në Durrës, në sfond kocert në vitin 36’

Duhet të punojmë tani që rezultatet të shikohen pas 30 viteve. Një ndër metodat e zgjidhje së këtij problemi është ndëshkimi” , tha Grida Duma./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

‘Burra që vrasin gra’/ Duma: Shoqëria shqiptare ka humbur mendimin

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grid Duma e ftuar në emisonin  “Open”, ku po diskutohet dhuna ndaj femra, e vuri theksin tek edukim i i njeriut.

Duma u shpreh se edukim i në korrikulat shkollore është parë si llafollogji duke mos iu dhënë rëndësia e duhur. Ndërsa shtoi se ne e kemi humbur njeriun  prej 80 vitesh sepse nuk e edukojmë atë.

“Qytetet e vogla komunitetet janë më homogjene.Gjithmonë metropolet e rrisin kriminalitetin për arsye anonimati. Dhuna në familje mund ti ndodhi kujtdo. Në 80 vite nuk ndërtohet në korrikulat tona njeriu.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Tahiri-Dako 4 orë takim kokë më kokë

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Tahiri-Dako 4 orë takim kokë më kokë

Prej vitesh Filozofonë, Sociologjinë, Shkencat Humane i kemi konsderurar si llafollogji. Akoma sot i konsiderojmë si llafollogji, ndërsa bota po kthehet atje, tek edukimi.

Është humbja më e madhe në këtë vend. Ne e kemi humbur njerin prej 80 vitesh sepse nuk e edukojmë atë.

Edhe teza që solli pastori është më se e drejtë. Modernizimi ka sjellë vetmi. Në shoqërinë moderne dhe postmoderne janë të vetmuara.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE