LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ultimatumi” për heqjen e taksës/ Albin Kurti i përgjigjet SHBA-së

27 Shkurt 2020, 12:40, Kosova & Bota CNA
“Ultimatumi” për heqjen e taksës/ Albin Kurti i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me kërkesar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.

Sipas Gazetës Express, Kurti tashmë iu ka kthyer përgjigje negative amerikanëve.

SHBA-ja planifikon të merr masa, ndërsa vetëm tërheqja e njohjes nuk është një nga opsionet për ?ndëshkim?.

Nuk dihet saktësisht se çfarë masash do të ndërmarrë Amerika, megjithatë pezullimi i investimeve dhe aktiviteteve tjera që ndihmojnë Kosovën për 20 vjet, mund të jetë disa nga masat.

Burimet e njëjta i kanë thënë Express se SHBA-ja është e dëshpëruar me LDK-në, e cila nuk çoi përpara zotimet për çështjen e heqjes së tarifës.

Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell,  për dialogun Kosovë-Serbi, i cili është emëruar edhe ushtrues detyre i shefit të 17 agjencive të inteligjencës në SHBA.

Lajmet e fundit nga