Connect with Us

Ulja për Reformën Zgjedhore/ Borchardt: Palët ende larg arritjes së kompromisit

Politikë

Ulja për Reformën Zgjedhore/ Borchardt: Palët ende larg arritjes së kompromisit

Publikuar

-

Ambasadori i OSBE-së në Tranë, Bernd Borchardt,  teksa ka komentuar uljen në tryezë për Reformën zgjedhore të palëve politike në Shqipëri, u shpreh se ky është një lajm i mirë por palët mbeten ende larg arritjes së kompromisit më madh.

Pjesë e kalendarit të punës së reformës zgjedhore, është dhe ndarja e krimit nga politika dhe kjo sipas Ambasadorit Borchardt mund të arrihet përmes krijimit të një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet për presionet mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor.

Më lejoni t’ju jap një përgjigje në dy nivele të ndryshme:

Së pari, hapi më i mirë për të rikthyer besimin te kandidatët do të ishte që partitë të paraqisnin kandidatë të pastër. Ligji i ashtuquajtur i dekriminalizimit u lejon partive që të kontrollojnë kandidatët e tyre të mundshëm, përmes prokurorisë, shumë përpara zgjedhjeve. Aspekti i dytë është se, sigurisht, duhet të trajtohen krimet elektorale.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Hajdari mesazh opozitës jashtë parlamentare: Të mos hedhim akuza për njëri tjetrin

Merrni shembullin e presionit ndaj administratës publike: ODIHR-i rekomandoi fuqishëm krijimin e një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet e presionit mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor. Reforma zgjedhore mund ta krijojë një strukturë të tillë, si edhe një procedurë me të cilën punonjësit e administratës mund të denoncojnë çdo presion politik ose abuzim të burimeve. Këta denoncues duhet të gëzojnë më pas statusin e një sinjalizuesi.” u shpreh Borchardt në një intervistë për News 24.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Alesia Bami e thotë troç/ “Për luksin që shihni s’paguaj asgjë, çdo gjë e zgjedhim me…”

Publikuar

-

Nga

Moderatorja e njohur Alesia Bami, shkaktoi mjaft bujë në rrjetet sociale, pas një deklaratë të bërë në emisionin e  “E Diell” ku tha se e kalonte muajin me 400 mijë lekë të vjetra.

Por pas reagimeve të shumta, Alesia ka vendosur që të sqarojë njëherë e mirë të vërtetën e deklaratës së saj.

Ajo ka treguar se jetesën e luksit e fiton përmes reklamimeve dhe nëse do t’i duhet ta shtyjë muajin me 400 mijë lekë, do ta kalonte dhe me aq.

“Po e sqaroj edhe njëherë për ty dhe disa të tjerë si puna jote që nuk e kanë kuptuar. Ajo çka unë thshë ka të bëjë me menaxhimin e të ardhurave. Thashë që edhe nëse “do na duhet” ta kalojmë me 400 mijë lekë mund ta kalojmë, edhe unë do mund ta kaloja” sepse di ti menxhoj të ardhurat e mia.

LEXO EDHE:  Meta bën thirrjen urgjente/ Po pamundësohet hapja e negociatave

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Hajdari mesazh opozitës jashtë parlamentare: Të mos hedhim akuza për njëri tjetrin

Pastaj lëre çfarë shihni ju luksin e IG sepse ne personazhet publikë e kemi më të thjeshtë jetesën pasi çdo gjë e zgjedhim me një #tag në insta, pra për luksin që ju shihni ne nuk paguajmë asgjë pasi bëjmë reklamime.

Kjo është të jesh real dhe të tregosh si funksionon me shumicën nga ne. Është shumë e thjesht ti rrisim vlerat e vetes e të themi shifra të mëdha!”, ka shkruar ajo në “Instastory”, teksa i përgjigjej pyetjes së një nga ndjekësve të saj, nëse  vërtet e shtyn me 400 mijë lekë muajin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Presim këngën që do e përjetësojë”/ Olli tregon “trimërinë” e Ramës në mes të Moskës: I bëmë sërish zap

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka komentuar vizitën që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë në Moskë, dhe takimin e tij me ministrin e Jashtëm rus, Lavrov.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli e cilëson të turpshme qëndrimin e kreut të qeverisë, për të cilin thotë se nuk ndali denigrimin e përfaqësuesve të Kosovës.

“Nga Moska si hodhi gurin e fshehu dorën, nuk ndali denigrimin e përfaqësuesve të Kosovës, duke thelluar gjithmonë e më shumë zullumin që sherrnajën e sistemin e baltologjisë kaq të preferuar në Tiranë ta mbjellë gjithë zell edhe në hapësirën Shqipëri-Kosovë! Se ku ka më “bukur” e qasje më domethënëse “patriotike” se të denigrosh shqiptarët nga Moska?! Të qenit lider suprem ta jep edhe këtë avantazh!”-shkruan Olli.

Më tej, ai shprehet se “lideri ynë suprem” është i veçantë në llojin e tij, e mund të baltosë shqiptarër, qoftë edhe nga Moska.

“Nuk kam dëgjuar kurrë që Moska zyrtare të ketë fyer liderët serbë edhe në ato pak raste kur ata nuk kanë vepruar konform linjës së tyre. Nuk kam dëgjuar kurrë Athinën zyrtare të fyejë liderat e Qipros edhe kur nuk kanë qenë në unison për çështje të ndryshme, por lideri suprem prandaj është i tillë e mund të baltosë shqiptarët edhe nga Moska se nga Tirana e ka bërë telef situatën.”.

LEXO EDHE:  Basha shënon “autogol”/ Skandali i radhës i kreut të Republikës së re

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Balla mesazh opozitës

Po ashtu, Olli ironizon Ramën dhe mediat që i mbajnë “ison”, ndërsa heq edhe një paralele me ish-diktatorin Enver Hoxha.

“Ky soj shtetari, këtë bulmet nxjerr…. pa folur për shpurrën mediatike që na shiti “qëndresën” e liderit suprem, njëlloj si ajo e qoftëlargut në mbledhjen e 81 partive! Vaj medet…. Dy herë i kemi bërë zap në mes të Moskës… një herë me vetizolim kriminal, e një herë duke sharë…. njëri-tjetrin kuptohet… Tani presim këngën e radhës që do e përjetësojë në histori…”-përfundon postimin e tij Leonard Olli.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta vijon betejën “dhëmbë për dhëmbë” me mazhorancën/ Rrezikojmë të kthehemi 30 vite pas  

Publikuar

-

Nga

Në një intervistë me studiot qendrore të grupit Euronews në Francë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, këmbënguli edhe një herë se në Shqipëri po vendoset një regjim njëpartiak me strukturë kriminale, që do të marrë nën kontroll të gjitha pushtetet, përfshi gjykatën kushtetuese dhe të drejtën e presidentit për të zgjedhur disa nga gjykatësit kushtetues, ndaj ai i ka bërë thirrje popullit që të dalë në rrugë e të mbrojë institucionet demokratike të vendit.

“Duhet të them që sot po jetojmë në një regjim njëpartiak. Rrezikojmë të kthehemi 30 vite më parë, kur ishim Koreja e Veriut e Europës.

Po jua shpjegoj tani. Kjo është harta kushtetuese e Shqipërisë, që përfaqëson të gjitha institucionet në Kushtetutën tonë, që duhet të garantojnë pavarësinë dhe barazinë e pushteteve. Ky është pushteti ekzekutivi. Ka një parti, atë në pushtet. Dhe një parti në zgjedhjet e paligjshme dhe antikushtetuese  të kryera në të gjithë vendin.

Duhet të them që kjo parti, në bashkëpunim me krimin e organizuar, me dosjet që vazhdojnë të flenë në Prokurori prej tri vitesh, kanë manipuluar vullnetin e popullit duke mashtruar me zgjedhjet. E gjithë Europa ka vite që kërkon të bëhen hetime, por s’ka ndodhur asgjë.

Këtu është parlamenti. Është parlament një-partiak, me 122 deputetë, nga 140 në total. Sepse të gjithë deputetët e opozitës, nga zgjedhjet e fundit, i lanë parlamentin për shkak të sjelljes autokratike të shumicës…”-tha Meta.

I pyetur nëse bëhet fjalë për një përplasje politike midis presidentit dhe kryeministrit, i cili ka kërkuar ta shkarkojë për shkak se ka dalë përtej rolit të tij unifikues, Meta tha se nuk është aspak rasti dhe se e vetmja arsye që po i bën këto thirrje është për të mos lejuar që Shqipëria të rikthehet edhe një herë në regjimin njëpartiak të 30 viteve më parë.

LEXO EDHE:  Takimi OSBE-Shqipëri/ Reforma zgjedhore, thelbi i bisedimeve

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore, produkt i marrëveshjes Rama-Basha?/ Ja qëndrimi i LSI

“Jo, nuk është luftë politike. Po luftoj për rendin ligjor në Shqipëri, për të mbrojtur demokracinë nga regjimi një-partiak që ka zaptuar çdo institucion të pavarur në këtë vend, dhe tani do të kapë Gjykatën Kushtetuese.”-theksoi presidenti.

Për sa i përket ndikimit që do të ketë kjo përplasje në vendimin e BE-së në lidhje me negociatat, Meta tha se ajo që ka për të bërë që negociatat të mbeten gjithnjë një ëndërr për shqiptarët është pikërisht sjellja e kësaj qeverie dhe përpjekjet e saj për të kapur të gjitha institucionet duke manipuluar opinionin publik, ndaj qytetarët duhet ta marrin situatën në dorë më 2 mars.

“Mik i dashur, ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese, në bazë të Kushtetutës dhe integritetit, është një nga kushtet kryesore të Bundestagut gjerman dhe partnerëve europianë. Shqipëria ka shumë probleme me rendin ligjor, por nëse vazhdojmë me këtë drejtim, hapja e negociatave do të mbetet ëndërr  për vite me radhë.”-deklaroi presidenti Meta.

LEXO TE PLOTE