LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U plagos nga shkëmbimi i zjarrit me Fatmir Kolecajn/ Komandanti i FNSH me urgjencë drejt Traumës

27 Shkurt 2020, 19:43, Politikë CNA
U plagos nga shkëmbimi i zjarrit me Fatmir Kolecajn/ Komandanti i FNSH me

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku autori i vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, Fatmir Kolecaj, hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas vrau veten

Sipas “Ballkanweb”, nga të shtënat me armë zjarri të Kolecajt ka mbetur i plagosur Komandati i Njësisë së FNSH në Shkodër, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Kujtojmë se Fatmir Kolecaj ishte shpallur në kërkim, pasi mbrëmjen e 25 shkurtit ekzekutoi në oborrin e shtëpisë së tyre ish-bashkëshorten 36 vjeçare dhe vëllanë e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga