Connect with Us

U plagos nga autori i vrasjes së dyfishtë/ Policia tregon gjendjen e efektivit të FNSH Shkodër

Kronika

U plagos nga autori i vrasjes së dyfishtë/ Policia tregon gjendjen e efektivit të FNSH Shkodër

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e efektivit të FNSH Shkodër, që u plagos në detyrë gjatë një operacioni policor për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë 2 ditë më parë, është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Ushtarak, në Tiranë.

Sipas policisë, ai është plagosur me një plumb në këmbë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e plumbit.

“Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar për fat të mirë, pa rrezik për jetën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, vizituan punonjësin e Policisë në spital dhe i uruan shërim të shpejtë.
Operacioni për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Mirditë zgjati 45 orë pa ndërprerje. Autori i gjendur në rrethim e parrugëdalje, vrau veten”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shoferi që transportonte sirianë nuk i ndalon policisë/ Makina në Korçë përfundon në kanal

Publikuar

-

Nga

Një makinë që transportonte 4 refugjatë sirianë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal në dalje të qytetit të Korçës.

Mësohet se makina përfundoi në kanal pasi shoferi nuk iu bind patrullës së policisë për të ndaluar.

Duke ditur që ishte në paligjshmëri me klandestinë të paligjshëm, shoferi ka tentuar t’i ikë policisë, por ka humbur kontrollin e makinës.
Ndërkohë raportohet se si pasojë e aksidentit, 2 prej refugjatëve sirianë kanë pësuar dëmtime të lehta.

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën/ Humb jetën një person

LEXO EDHE:  Arratisje spektakolare/Shkodrani i arrestuar zbret nga makina e policisë dhe ...!

Drejtuesi i automjetit, identiteti i të cilit nuk dihet, është ndaluar nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkëmbeu zjarr me policinë dhe vrau veten/ Zbardhet dinamika e gjetjes së Fatmir Kolecajt

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vetëvrasjen e autorit për ekzekutimin e ish bashkëshortes dhe vëllait të saj, dy ditë më parë në Rrëshen.

Forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.
Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/Ja si funksionon trafiku klandestin në Shkodër dhe sa paguhet për çdo shtetas?

LEXO EDHE:  “Demokracia nuk negociohet”/ Bardh Spahia paralajmëron protesta në Shkodër

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllanë e saj/ Vetëvritet pas dy ditësh Fatmir Kolecaj

Publikuar

-

Nga

Vetëvritet Fatmir Kolecaj, autori i vrasjes makabre të dy ditëve më parë në Rrëshen.

Mësohet se Kolecaj i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës. Nga informacionet paraprake, raportohet se forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën përreth.

Ende nuk dihen rrethanat e plotë të kësaj ngjarje, por pritet që policia të hedhë dritë mbi ngjarjen.

LEXO EDHE:  “Demokracia nuk negociohet”/ Bardh Spahia paralajmëron protesta në Shkodër

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën/ Humb jetën një person

Kujtojmë se Fatmir Kolecaj ishte shpallur në kërkim, pasi mbrëmjen e 25 shkurtit ekzekutoi në oborrin e shtëpisë së tyre ish-bashkëshorten 36 vjeçare dhe vëllanë e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE