LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërheqja e bashkisë për Teatrin/ Zhupa i “çjerr maskën” Veliajt

27 Shkurt 2020, 16:55, Politikë CNA
Tërheqja e bashkisë për Teatrin/ Zhupa i “çjerr

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka vënë ?me shpatulla pas murit? kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur tërheqjen e Bashkisë nga PPP-ja për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Zhupa ngre pyetjen se ku u gjetën paratë pasi prej dy vitesh Veliaj nuk la vend pa justifikuar PPP si mungesë parash nga ana e shtetit.

Sipas Zhupës, Veliaj diskretiton veten duke hedhur poshtë të vetmin argument mbi të cilin miratuan ligjin antikushtetues dhe PPP speciale për “Fusha sh.p.k”.

?Teatri edhe pafytyrësia e aktorit Veliaj! Diskretiton veten duke hedhur poshtë të vetmin argument mbi të cilin miratuan ligjin antikushtetues dhe PPP speciale për Fusha sh.p.k!
Veliaj si ushtari i pari i paligjshmërisë bëri avokatinë në cdo studio, në çdo sallë, të ligjit special Fusha, të kullave të Fusha shpk, me një edhe vetëm një argument: Shteti shqiptar nuk ka para që ta ndërtoj vetë teatrin e ri kombëtar! Ky ishte justifikimi i vetëm i PPP së ndarë për Shkëlqim Fushën!
Mbas dy vjetesh betejë, mbas dy vjetesh mungese totale transparence nga bashkia, del aktori Veliaj dhe shprehet që teatri përseri do prishet edhe do ndërtohet ai i planit Fusha por tani do e financojë shteti me paratë e veta!
Diskreditim më të madh s`mund ti bënte vetes që nuk la vend pa justifikuar PPP si mungesë parash nga ana e shtetit! Po tani nga dolën paratë?!?, shkruan Zhupa./CNA.al

Lajmet e fundit nga