Connect with Us

“Takimi i Ramës me ministrin rus reflektoi tension”/ Mustafaj: Shkoi krejt i papërgatitur

Politikë

“Takimi i Ramës me ministrin rus reflektoi tension”/ Mustafaj: Shkoi krejt i papërgatitur

Publikuar

-

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj foli për takimin e kryeministrit Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Mustafaj e cilësoi të dobët vizitën dhe konferencën për shtyp të kret të qeverisë, ndërsa deklaroi se mes tyre pa tension.

“Unë jam takuar disa herë me ministrin e jashtëm Lavrov, dhe asnjëherë nuk reflektohet një tension, duhet të ketë një arsye shumë të madhe, dhe them se ka pasur një bisedë të keqe që të çohej tensioni në konferencë. Rama tha që nuk jemi të detyruar, por është me dëshirë në NATO dhe BE, por për një profesionist e sheh që ka pasur një tension”, u shpreh ai në studion e News 24.

Ish-ministri pretendon se Rama ka shkuar në takim krejt i papërgatitur dhe nuk e ka ditur që mes Shqipërisë dhe Rusisë.

LEXO EDHE:  Denion Meidani paralajmëron Ramën/Në udhëtimin për t'u bërë "Gjukanoviç", do përfundosh ...!

“Rama tregoi që kishte shkuar krejt i papërgatitur, përmendja e traktatit të miqësisë në 2004 dhe atribuimi i këtij fakti nga Lulzim Basha që u bë në 2007 ministër i jashtëm, nuk mund të shkosh në Rusi dhe të mos dish që nuk ke pasur traktat miqësie me Rusinë. Ishte i papërgatitur për bisedime me Lavrov. Nga ana protokollare Rama u trajtua si ministër i jashtëm, jo si kryeministër. Duhet ta kishte një pritje kortezie nga kryeministri rus. Përmendja enciklopedi e OSBE-së, Lavrov ka një memorie shumë të madhe por e di shumë mirë rëndësinë ndërkombëtare që ka OSBE dhe i jep aq rëndësi sa ka dhe vetë. Mua më la një shije të hidhur sjellja e Ramës”, nënvizoi Mustafaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do shkoj në shesh në 2 mars”/ Mustafaj tregon kur lëkundet pozicioni i Metës si President

Publikuar

-

Nga

mustifaj komenton parlamentin

Ish ministri i Jashtëm i PD, Besnik Mustafaj, deklaroi pasditen e sotme se do të dalë në shesh në 2 mars të kërkojë mbrojtjen e opinionit publik, pasi pretendon se kjo kauzë shkon përtej presidentit Ilir Meta.

Mustafaj e shikon problemin edhe te Gjykata Kushtetuese, të cilën e quan të vetmin insitucion të papushtuar nga shumica qeverisëse dhe kryeministri Edi Rama. Ish ministri pretendon se Rama po përdor metoda të dënueshme penalisht.

“Ju mund ta dini më mirë nëse do të ketë reagim apo jo nga populli, por populli në masën që do të reagojë do të tregojë se në ç’masë është i ndërgjegjshëm për rreziqet që i kanosen demokracisë. Unë besoj se Meta synon të ndërgjegjësojë shqiptarët që ka një rrezik serioz për demokracinë dhe nëse e bën në 2 mars do e konsolidojë rivalitetin e tij përballë Ramës. Në momente delikate për demokracinë, Kushtetuta nuk ja ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit, por nëse i kalon caqet, tejkalon në kuadër atë për çfarë po mblidhet ky tubim, atëhere pozicioni i tij si President lëkundet”, u shpreh ai në rubrikën ”Opinion” në News24.

LEXO EDHE:  Qytetari-Kryeministrit: Paç fatin e pushuesve që u mbytën / Si i përgjigjet Rama? (Foto)

LEXO EDHE:  Samiti i Diasporës/ Rama: Do regjistrojmë gjithë shqiptarët jashtë kufijve

Mustafaj thotë se Meta nuk do dalje për protestë në 2 mars, por manifestim, që e quan një gradë më të butë se protesta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërheqja e bashkisë për Teatrin/ Zhupa i “çjerr maskën” Veliajt

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka vënë “me shpatulla pas murit” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur tërheqjen e Bashkisë nga PPP-ja për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Zhupa ngre pyetjen se ku u gjetën paratë pasi prej dy vitesh Veliaj nuk la vend pa justifikuar PPP si mungesë parash nga ana e shtetit.

Sipas Zhupës, Veliaj diskretiton veten duke hedhur poshtë të vetmin argument mbi të cilin miratuan ligjin antikushtetues dhe PPP speciale për “Fusha sh.p.k”.

“Teatri edhe pafytyrësia e aktorit Veliaj! Diskretiton veten duke hedhur poshtë të vetmin argument mbi të cilin miratuan ligjin antikushtetues dhe PPP speciale për Fusha sh.p.k!
Veliaj si ushtari i pari i paligjshmërisë bëri avokatinë në cdo studio, në çdo sallë, të ligjit special Fusha, të kullave të Fusha shpk, me një edhe vetëm një argument: Shteti shqiptar nuk ka para që ta ndërtoj vetë teatrin e ri kombëtar! Ky ishte justifikimi i vetëm i PPP së ndarë për Shkëlqim Fushën!
Mbas dy vjetesh betejë, mbas dy vjetesh mungese totale transparence nga bashkia, del aktori Veliaj dhe shprehet që teatri përseri do prishet edhe do ndërtohet ai i planit Fusha por tani do e financojë shteti me paratë e veta!
Diskreditim më të madh s`mund ti bënte vetes që nuk la vend pa justifikuar PPP si mungesë parash nga ana e shtetit! Po tani nga dolën paratë?!”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Erdhi koha për llogari”/ Presidenca-Gjonajt: Moj shoqe e vërtetë Rilindase, trego shokët

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Blushi deklaron se me qetësi dhe drejtësi, ka ardhur koha për llogari. Zëdhënësi tregon se Meta ka kallëzuar penalisht Gjonajn për konsumim të akuzës” Shpërdorim  detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.

Ai pretendon se, me deklaratën e sotme, ministrja nuk  dha asnjë shpjegim për shkeljet e ligjit dhe pranoi tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale, për të cilat është akuzuar.

“Shoqja Etilda nuk mundi të arsyetonte dot, se cila qe baza ligjore që e autorizon apo i jep të drejtë Ministrisë së Drejtësisë të kërkojë apo të urdhërojë botimin në Fletoren Zyrtare të një akti që nuk ishte nxjerrë prej institucionit të saj! Shoqja Etilda, nuk i dha përgjigje pyetjes, cila është ajo dispozitë e Kushtetutës dhe e Ligjit që lejon botimin në Fletoren Zyrtare të akteve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Shoqja Etilda, para se të përmendë në mekje e sipër nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 78/2014 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”, bën mirë t`i lexojë më parë vetë. (Lexoji mirë nenet e mëposhtme). Pra shoqja Etilda, vërtet ka dashur të bëjë publik sipas porosisë së shefit së saj, një akt të KED-së në Fletoren Zyrtare, po ka harruar të lexojë të gjithë ligjin, ku sanksionohen se në Fletoren Zyrtare botohen vetëm ato akte që përcakton Kushtetuta dhe ligji”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe disa nene.

Sipas tij, ky vendim i KED-së, nuk lejohet të botohet në Fletore Zyrtare.

LEXO EDHE:  Letra e Metës adresuar Trump/ Rama: Absurditet…

LEXO EDHE:  Letra e Metës adresuar Trump/ Rama: Absurditet…

“Shoqes Etilda, bashkë me deklaratën që i dhanë të lexonte, duhet t`i kishin dhënë edhe nenin 232, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që përcakton se ku botohen aktet e KED për renditjen e kandidatëve. Shoqja Etilda, anashkaloi sqarimin për falsifikimin e dokumenteve shtetërore, kur vet Kuvendi i Shqipërisë, nuk i kishte kërkuar botimin në Fletore Zyrtare.

Dita e shtunë e datës 9 nëntor 2019, kur shoqja Etilda dhe celula mafioze në Ministrinë e Drejtësisë, ka dalë në punë, është një prej elementëve që provon anën subjektive të konsumimit me nxitim dhe dashje të veprave penale, ndikimit të paligjshëm, falsifikimit, dhe shpërdorimit të detyrës. Sa për hapjen e negociatave me BE-në, duhet ta dish se Kryekushti do të jetë hetimi dhe ndëshkimi i krimit Kushtetutes që keni bërë ju si grup i strukturar kriminal.”, deklaron Blushi më tej.

Zëdhënësi i Metës pyet Gjonajn, të cilën e quan shoqe të vërtetë Rilindase, se përse u lodh aq shumë, për të mos thënë asgjë, ndërsa i kërkon të tregojë shokët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE