Connect with Us

Shoferi që transportonte sirianë nuk i ndalon policisë/ Makina në Korçë përfundon në kanal

Kronika

Shoferi që transportonte sirianë nuk i ndalon policisë/ Makina në Korçë përfundon në kanal

Publikuar

-

Një makinë që transportonte 4 refugjatë sirianë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal në dalje të qytetit të Korçës.

Mësohet se makina përfundoi në kanal pasi shoferi nuk iu bind patrullës së policisë për të ndaluar.

Duke ditur që ishte në paligjshmëri me klandestinë të paligjshëm, shoferi ka tentuar t’i ikë policisë, por ka humbur kontrollin e makinës.
Ndërkohë raportohet se si pasojë e aksidentit, 2 prej refugjatëve sirianë kanë pësuar dëmtime të lehta.

LEXO EDHE:  3 punëtorë të vrarë në muaj/ Bilanc lufte, apo aksidente pune?

Drejtuesi i automjetit, identiteti i të cilit nuk dihet, është ndaluar nga policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkëmbeu zjarr me policinë dhe vrau veten/ Zbardhet dinamika e gjetjes së Fatmir Kolecajt

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vetëvrasjen e autorit për ekzekutimin e ish bashkëshortes dhe vëllait të saj, dy ditë më parë në Rrëshen.

Forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.
Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Humb jetën një i ri

LEXO EDHE:  Përplasja e makinave në Shkodër/ Rritet numri i të plagosurve, 3 në gjendje të rëndë

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllanë e saj/ Vetëvritet pas dy ditësh Fatmir Kolecaj

Publikuar

-

Nga

Vetëvritet Fatmir Kolecaj, autori i vrasjes makabre të dy ditëve më parë në Rrëshen.

Mësohet se Kolecaj i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës. Nga informacionet paraprake, raportohet se forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën përreth.

Ende nuk dihen rrethanat e plotë të kësaj ngjarje, por pritet që policia të hedhë dritë mbi ngjarjen.

LEXO EDHE:  Korçë/Arrestohen tre doganierë

LEXO EDHE:  E përplas betonierja/ Humb jetën këmbësori në Vlorë

Kujtojmë se Fatmir Kolecaj ishte shpallur në kërkim, pasi mbrëmjen e 25 shkurtit ekzekutoi në oborrin e shtëpisë së tyre ish-bashkëshorten 36 vjeçare dhe vëllanë e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

GJKKO dritë jeshile SPAK dhe OFL-së/ Sekuestron resortin “Golden” dhe pasurinë e Altin Hajrit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të Altin Hajrit, të shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.

Mësohet se GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK dhe sekuestrimin e pasurive të Hajrit nga Operacioni Forca e Ligjit.

Nën sekuestro, mësohet se është vënë edhe resorti “Golden”, ku u dërgua pengu Jan Prenga. Sekuestrimi u bë në bazë të Aktit Normativ, pas kërkesës së SPAK.

Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit i vuri kyçin objektit kompleksi i shërbimeve “Vila Golden” dhe karburantit të dhënë me qira një shoqërie për tregtimin e hidrokarbureve, që ndodhet në kryqëzimin Pjezge Xhafzotaj, Shijak, pronë e shtetasit Altin Bajram Hajri.

Ky i fundit është dënuar me burg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhër arrestin e datës 15.08.2015, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Humb jetën një i ri

LEXO EDHE:  Aksidentohet ambulanca/ Përfundon jashtë rrugës

Aktualisht, Hajri është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit, e kryer në bashkëpunim”, ngjarje kjo që lidhet me rrëmbimin e shtetasit 49 vjeçarit Prenga./ CNA.al

Dalin pamjet e super-aksionit në Shijak/ Efektivët me maska e armë rrethojnë resortin e Altin Hajrit

LEXO TE PLOTE