Connect with Us

SHBA/ A do të përqafojnë demokratët socializmin radikal të Berni Sanders?

Politikë

SHBA/ A do të përqafojnë demokratët socializmin radikal të Berni Sanders?

Publikuar

-

Nga Patrick Buchanan “News Max”

* Senatori Berni Sanders, mund të jetë në prag si të nominimit si kandidat zyrtar i Partisë Demokratike për president, por edhe të një transformimi dramatik të partisë së tij, ngjashëm me presidentin Donald Trump që e dominoi dhe riformatoi Partinë Republikane.

Pas triumfit të fundit në Nevada, si dhe pas fitoreve në Ajoua dhe Nju Hempshajër, Sanders ka entuziazmin dhe vrullin e duhur, ndërsa betejat vendimtare nisin këtë të shtunë në Karolinën e Jugut, dhe më pas me Super të Martën e datës 3 mars. Tetë ditët e ardhshme, mund të vendosin gjithçka.

Dhe nga tani deri të martën tjetër, çfarë mund ta ndërpresë marshimin triumfal të Sanders drejt nominimit në Milluoki? Një pengesë e mundshme, është gara në Karolinën e Jugut. Sanders do të vijojë garën me qasjen e një socialisti radikal, emërimi i të cilit mund të përfundojë në nëntor me disfatë.

Sanders është sulmuar shpesh, por është treguar i aftë në mbrojtjen e pozicioneve të tij. Dhe sulmet ndaj senatorit të Vermontit, mund të ekspozojnë vetëm dëshpërimin politik të kundërshtarëve të tij. Kongresmeni Xhim Klajbërn, politikani zezak më me ndikim në Karolinën e Jugut, paralajmëroi se emërimi i një socialisti si Sanders si kandidat zyrtar, do të parathoshte një katastrofë për PD-në në zgjedhjet e nëntorit.

Por pozicionimi i Klajbërn pro Xhon Bajdenit, mund të jetë një bekim i përzier. Me të, Bajden bëhet i preferuari në një shtet ku 60 për qind e votave janë afro-amerikane. Nëse Bajden nuk mund të arrijë ta mundë Sandersin edhe atje, atëherë çfarë shpresash ka që të vazhdojë më tej?

Ndërkohë, ai përballet me një problem tjetër:Miliarderi Tom Stejer ka shpenzuar miliona dollarë në Karolinën e Jugut, ka punësuar shumë liderë të komunitetit afro-amerikan, dhe është zotuar të mbështesë dëmshpërblimet për skllavërinë. Sondazhet tregojnë se Stejer ka një mbështetje në rritje midis votuesve zezakë, që në rethana të tjera do të kishin mbështetur Bajdenin.

Për Bajdenin, Karolina e Jugut vendos gjithçka. Nëse ai fiton këtu, ringjallen edhe shpresat e tij. Megjithatë, atij i mungon ende mbështetja e gjerë që ka aktualisht Sanders, dhe fondet e Majkëll Blumberg, për të qenë konkurrues në të 14 shtetet ku mbahen votimet brendapartiake në 3 mars, përfshirë mega-shtetet e Teksasit dhe Kalifornisë.

Sanders parashikon fitore në të dyja këto të fundit, dhe po fiton në sondazhe ndaj senatores Elizabet Uorren edhe në Massaçusets, shtetin e saj të lindjes, që mban po të martën votimet. Pyetja kryesor është:Me Bajdenin, Batigig, Uorren, Stejer dhe Klobushar që nuk kanë qenë në gjendje ta mundin Sandersin deri tani në votime, kush mund ta mposhtë këtë të fundit?

LEXO EDHE:  CNA.al zbulon të tjera fakte të video-skandalit "Salianji-GD"

Ndoshta Blumberg mund të blejë vota të mjaftueshme për të fituar në disa shtete. Por, a do të qëndrojnë mënjanë kandidatët e tjerë demokratë, që po luftojnë prej 1 viti, që t’ja lënë fushën e lire një ish-oligarku republikan ta shpëtojë partinë e tyre nga Sanders? E pse duhet ta bëjnë këtë gjë?

Për më tepër, ku janë provat se Blumberg mund ta mposhtë Sandersin? Apo të mundë më pas Trumpin? Debati i parë mbi Blumberg shtron pyetjen se çfarë, përveç 60 miliardë dollarëve të tij, e kuafilikon atë për të qenë në këtë garë. Establishmenti i Partisë Demokratike, ka nisur të shqetësohet që nëse “të moderuarit” në garë nuk tërhiqen nga gara dhe i bashkohen një kandidati të vetëm – Bajden, Batigig apo Bluberg – për të sfiduar Sandersin, nominimi do shkojë tek ky i fundit, dhe zgjedhjet do fitohen me siguri nga Trump.

Dhe establishmenti ka të drejtë të shqetësohet. Fundja, çfarë modeli ka në mendje për Partinë Demokratike socialisti Sanders? Diçka të ngjashme me Partinë Laburiste të Xheremi Korbin në Britani. Shërbim shëndetësor universal, anulim të sigurimeve shëndetësore private. Luftë ndaj Uoll Stritit.

Një marrëveshja të re mbi klimën. Zero tarifa për studentët në universitete. Falje e të gjithë borxheve të tyre. Kufij të hapur. Legalizim dhe mirëqenie për emigrantët ilegalë. Dyfishim i pagës minimale në 15 dollarë në orë. Uinston Çurçill tha dikur:”Disa e konsiderojnë ndërmarrjen private si një tigër grabitqar që duhet vrarë. Të tjerët si një lopë që mund të milet dhe japë qumësht. Vetëm një pjesë e vogël e sheh për atë që është vërtet:një kalë i fortë që tërheq një karrocë të tërë”.

Sanders e sheh kapitalizmin e tregut të lire, si një patë të dhjamosur që bën vezë të arta, që mund të rrihet për të prodhuar shumë më tepër. Dhe ata që e pranojnë më shumë mesazhin e tij janë të rinjtë./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta reagon pas kritikave të moderatorëve të emisionit “Stop”/ Mesazhi i fortë për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar publikisht dy moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, të cilat deklaruan se do të bëheshin pjesë e këtij manifesti.

Teksa i quan zëdhënës të fuqishëm të interesit publik, kreu i shtetit bën thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, ku përveç mbrojtjes së Kushtetutës, të mbrohet dhe liria e mediat.

“E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!

Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.

LEXO EDHE:  Çfarë janë kontinentet e humbura, dhe pse po zbulojmë kaq shumë prej tyre?

LEXO EDHE:  Si matet ndikimi rus në zgjedhjet e vendeve perëndimore 

Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit.”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqtarët, jo betim te Presidenti/ Neritan Ceka: Njësoj si të martohesh, por mos shkosh te prifti dhe bashkia

Publikuar

-

Nga

Politikani Neritan Ceka, i pranishëm në studion e emisionit “Arena”, në RTV Ora, u shpreh se nuk është dakord që betimi i gjyqtarëve të mos bëhet tek Presidentit.

Sipas tij akti i betimit është një kontroll check and balance, është një garanci që kjo martesë do shkojë mirë.

 “Nuk mund të duroj dot aktin e fundit që betimi përpara Presidentit të hiqet dhe të zëvendësohet me një shkresë që ti ja çon presidentit. Është njësoj sikur të shkosh të martohesh dhe të mos pranosh të jesh as përpara priftit as përpara kryetarit të bashkisë.

LEXO EDHE:  Trump përmbys politiken e Obamës/ Ndalon transgjinorët në ushtri

LEXO EDHE:  Pushoni në plazhet e Floridas në SHBA

Akti i betimit është një kontroll check and balance, është një garanci që kjo martesë do shkojë mirë. Pra unë këtu merakosëm. Do ti bjerë edhe në kokën e tyre kjo  check and balance që e kanë shkatërruar përfundimisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama shigjeton opozitën/ “Tek ne ka nga ata që për inat të vjehrrës, janë p*lluar me mullixhiun”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Moskën si kryetari i OSBE-së, në një prononcim për “Real Story” ka folur për ndikimin rus në Shqipëri.

Rama u shpreh se nuk e përjashton një gjë të tillë, ndërsa ka shigjetuar opozitën shqiptare.

Rama theksoi se në Shqipëri ka mjaftueshëm nga ata shqiptarë, të cilët, sipas tij, bëjnë ashtu siç do donte Rusia, pa qenë fare nevoja që ky shtet të ndërhyjë.

“Në Shqipëri i kemi mjaftueshëm ata që janë shqiptarë dhe që bëjnë si do donte Rusia, pasi nuk nevojë që të thotë ky shtet. Ata s’janë rusofil. S’po them se Rusia ka një axhendë siç bën në vendet e tjera, pasi në Shqipëri kemi nga ata që ‘Për inat të vjehrrës flenë me mullixhiun’. Nëse e trajtojnë si vjehrrë Shqipërinë për shkak të qeverisë, vetvetiu bëjmë punën e mullixhiut. Kemi njerëz në media, në politikë.

LEXO EDHE:  CNA.al zbulon të tjera fakte të video-skandalit “Salianji-GD”

LEXO EDHE:  Mosmarrëveshjet SHBA-Kinë çojnë bursat në pikiatë

Unë nuk e përjashtoj, por në Shqipëri historikisht ne kemi bërë punët e forcave jomiqësore ndaj nesh më mirë se sa do t’i bënin forcat jomiqësore po të ishin vetë, që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun dhe pa e pas mullixhiu fare në axhendë këtë punë”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE