Connect with Us

Rreziku i koronavirusit në Europë

Lajme

Rreziku i koronavirusit në Europë

Publikuar

-

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Sipas Prof. Krause kontrollet kufitare nuk sjellin rezultat, sepse shumë të infektuar nuk tregojnë simptoma. Masat e higjienës – mbrojtja më e mirë.

Italien Rom Kolosseum Touristin mit Schutzmaske (Reuters/R. Casilli)Një Turiste para Koloseumit, Romë

DW: Sa i madh është rreziku, që virusi Korona të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Europë?

Gérard KrauseNë një rast të tillë duhet përcaktuar qartë koha, nga mbajtja nën kontroll deri tek zbutja e një epidemie të tillë. Nuk duhet të kemi iluzione, që një vend do të jetë i mbrojtur gjithmonë nga një virus i tillë. Tek ky lloj virusi me sa duket kjo nuk ka për të ndodhur. Herët a vonë një vend i hemisferës veriore do të konfrontohet me të. Megjithatë në fillim ka rëndësi që të fitosh kohë, të përgatitësh spitalet dhe të mbash në gatishmëri sistemet e paralajmërimit për të mësuar më shumë për virusin dhe për të reaguar më mirë.

Që do të thotë, se nuk ka shumë kuptim të ngresh kontrolle shëndetësore në kufijtë brenda vendeve të BE për të matur për shembull temperaturën e udhëtarëve, siç bëjnë disa aeroporte?

Për këtë ka disa modele llogaritjeje, që tregojnë se masa të tilla si rregull nuk sjellin shumë rezultat. Sidomos tek ky virus nuk ke shumë siguri tek efekti i kontrolleve kufitare. Sepse shumica e të infektuarve në fillim nuk ka asnjë simptomë. Prandaj edhe kontrollet nga autoritetet e shëndetësisë nuk do t’i mund të identifikonin dot.

Italia është një destinacion i preferuar, do të këshillonit që të mënjanohej ky vend nga udhëtarët apo nuk ka nevoje për shqetësim për sa kohë nuk shkon në rajonet e prekura nga virusi ?

Personalisht nuk do të thoja të mos udhëtohej, sepse pres që edhe në Francë, Gjermani e vende të tjera të kemi rajone të tilla, ku mund të kemi shpërthime të tilla. Në këtë kuptim nuk shtrohet më pyetja, nëse udhëton apo jo.

Gerard Krause Leiter Epidemiologie Helmholtz-Zentrum für Infektionsforschung (HZI)
Prof. Dr. Gerard Krause

Por megjithatë karnavalet në Venecia u anuluan, 11 rajone janë në karantinë, janë masa të tilla të ekzagjeruara?

Më pas je gjithmonë më i ditur, por do të vijë një moment të caktuar, kur masa të tilla nuk kanë kuptim. Tani është momenti i duhur për të vepruar me rigorozitet, për të fituar kohë. Por këtë nuk mund ta zbatosh për çdo komunë apo çdo vend në Europë, ku shfaqet virusi.

LEXO EDHE:  Karantina e një familjeje në Vuhan, e pasuar nga infektimi dhe tragjedia

A mund të mbrohesh nga virusi Korona?

Në këtë rast duhet të sjellësh në mendje rregullat e përgjitshme të higjienës. Larja e duave, nëse je vetë i sëmurë të mënjanosh kontaktin me të tjerët. Gjithçka që bëhet për të mënjanuar virusin influenca, duhet ta bësh edhe në këtë rast.

Për shembull për të vënë mënjanë disa maska?

Maskat e thjeshta kanë rëndësi, kur je vetë i sëmurë dhe nuk do t’ia ngjisësh virusin të tjerëve. Por nëse do të mbrosh veten, efekt kanë vetëm maskat FFP3, të cilat duhen vendosur mirë dhe duhen ndërruar shpesh. Kjo është shumë e komplikuar, e ka kuptim për njerëz me sitem imunitar të dobët. Përtej kësaj nuk mund të mbrohesh dot, nuk ka ende vaksinë dhe terapi profilaktike./ DW

Prof. Dr. Gérard Krause është drejtor i Departamentit të Epidemiolgjisë në Qendrën Helmholtz për Studimet e Infeksioneve në Braunschweig, Gjermani.

Intervistën e zhvilloi Elena Gunkel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video-“Do të të vras”/ Roza Lati i hidhet në prehër Laert Vasilit, Rita shuan “sherrin”

Publikuar

-

Nga

Roza Lati dhe e ëma e saj Rita, kanë qënë të ftuara në emisionin e ‘Soiree’ mbrëmjen e djeshme ku nuk kanë munguar batutat.

Roza është përfshirë në një debat me aktorin Laert Vasili të cilit i është hedhur edhe në prehër pasi ai nuk e lë të mbarojë fjalinë që ka nisur.

Roza fillon dhe tregon se ku do të dëshironte që të ishte, duke përshkruar një plazh.

“Më lër të flas. Do të të vras! Do të të vras! Do të dojë valët e detit dhe gjethet e palmave. Do të doja shampanjë, shalqi dhe luleshtrydhe,”-thotë Roza.

LEXO EDHE:  “Asnjë rast në Shqipëri”/ Ministria e Shëndetësisë mesazh qytetarëve për koronavirusin

LEXO EDHE:  Makina koreane që kërkon të “pushtojë” Europën 

Ndërsa nëna e saj, aktorja e humorit Rita Lati, e ka ndërprerë duke i thënë vetëm: Na çave trapin.

 

 

View this post on Instagram

 

#repost @jonida.shehu Nuk mbaj asnje pergjegjesi per cfare ka ndodhur 😂ne emisionin qe do transmetohet sot.Ishte thjeshte situata e pamenaxhueshme 😊. Mblodhem miq qe per momentin kane zgjedhur te jene single. @soiree_topchannel .

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto-Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës/ Shfaqet tepër provokuese në Hollywood

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora u shfaq mjaft provokuese mbrëmë teksa shkonte në një event në Hollywood.

Këngëtarja e famshme kishte zgjedhur një të vishte një bluzë transparente e cila nuk i linte vend imagjinatës.

Por, siç duket edhe nga fotot 29-vjeçare kishte “harruar” reçipetat në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Konfirmohen tre të prekur nga koronavirusi në Greqi

Publikuar

-

Nga

Mediat greke raportojnë se tre persona janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi, në Greqi.

Rasti i parë u njoftua ditën e djeshme, ndërsa bëhej fjalë për një 38-vjeçare, e cila sapo ishte kthyer nga Italia.

Ndërkohë, sot mediat raportojnë se edhe dy raste të tjera janë konfirmuar, të prekur nga virusi i njohur si COVID-19, ku rasti i fundit është raportuar në Athinë.

LEXO EDHE:  Karantina e një familjeje në Vuhan, e pasuar nga infektimi dhe tragjedia

LEXO EDHE:  Foto-Italia në shtetrrethim/ Qytetet fantazëm dhe frikë

Po ashtu, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Greqi, të gjithë personat e konfirmuar të infektuar nga koronavirusi janë në gjendje të qëndrueshme dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXO TE PLOTE