Connect with Us

Rreziku i koronavirusit në Europë/ Flet mjeku i njohur: Pa dobi kontrollet kufitare

Sociale

Rreziku i koronavirusit në Europë/ Flet mjeku i njohur: Pa dobi kontrollet kufitare

Publikuar

-

Virusi Korona po përhapet me shpejtësi në Europë. Sipas Prof. Krause kontrollet kufitare nuk sjellin rezultat, sepse shumë të infektuar nuk tregojnë simptoma. Masat e higjienës – mbrojtja më e mirë.

DW: Sa i madh është rreziku, që virusi Korona të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Europë?

Gérard KrauseNë një rast të tillë duhet përcaktuar qartë koha, nga mbajtja nën kontroll deri tek zbutja e një epidemie të tillë. Nuk duhet të kemi iluzione, që një vend do të jetë i mbrojtur gjithmonë nga një virus i tillë. Tek ky lloj virusi me sa duket kjo nuk ka për të ndodhur. Herët a vonë një vend i hemisferës veriore do të konfrontohet me të. Megjithatë në fillim ka rëndësi që të fitosh kohë, të përgatitësh spitalet dhe të mbash në gatishmëri sistemet e paralajmërimit për të mësuar më shumë për virusin dhe për të reaguar më mirë.

Që do të thotë, se nuk ka shumë kuptim të ngresh kontrolle shëndetësore në kufijtë brenda vendeve të BE për të matur për shembull temperaturën e udhëtarëve, siç bëjnë disa aeroporte?

Për këtë ka disa modele llogaritjeje, që tregojnë se masa të tilla si rregull nuk sjellin shumë rezultat. Sidomos tek ky virus nuk ke shumë siguri tek efekti i kontrolleve kufitare. Sepse shumica e të infektuarve në fillim nuk ka asnjë simptomë. Prandaj edhe kontrollet nga autoritetet e shëndetësisë nuk do t’i mund të identifikonin dot.

Italia është një destinacion i preferuar, do të këshillonit që të mënjanohej ky vend nga udhëtarët apo nuk ka nevoje për shqetësim për sa kohë nuk shkon në rajonet e prekura nga virusi ?

Personalisht nuk do të thoja të mos udhëtohej, sepse pres që edhe në Francë, Gjermani e vende të tjera të kemi rajone të tilla, ku mund të kemi shpërthime të tilla. Në këtë kuptim nuk shtrohet më pyetja, nëse udhëton apo jo.

Prof. Dr. Gerard Krause

Por megjithatë karnavalet në Venecia u anuluan, 11 rajone janë në karantinë, janë masa të tilla të ekzagjeruara?

Më pas je gjithmonë më i ditur, por do të vijë një moment të caktuar, kur masa të tilla nuk kanë kuptim. Tani është momenti i duhur për të vepruar me rigorozitet, për të fituar kohë. Por këtë nuk mund ta zbatosh për çdo komunë apo çdo vend në Europë, ku shfaqet virusi.

A mund të mbrohesh nga virusi Korona?

Në këtë rast duhet të sjellësh në mendje rregullat e përgjitshme të higjienës. Larja e duave, nëse je vetë i sëmurë të mënjanosh kontaktin me të tjerët. Gjithçka që bëhet për të mënjanuar virusin influenca, duhet ta bësh edhe në këtë rast.

Për shembull për të vënë mënjanë disa maska?

Maskat e thjeshta kanë rëndësi, kur je vetë i sëmurë dhe nuk do t’ia ngjisësh virusin të tjerëve. Por nëse do të mbrosh veten, efekt kanë vetëm maskat FFP3, të cilat duhen vendosur mirë dhe duhen ndërrua

Gerard Krause Leiter Epidemiologie Helmholtz-Zentrum für Infektionsforschung (HZI)

r shpesh. Kjo është shumë e komplikuar, e ka kuptim për njerëz me sitem imunitar të dobët. Përtej kësaj nuk mund të mbrohesh dot, nuk ka ende vaksinë dhe terapi profilaktike.

 

Prof. Dr. Gérard Krause është drejtor i Departamentit të Epidemiolgjisë në Qendrën Helmholtz për Studimet e Infeksioneve në Braunschweig, Gjermani.

DW: Sa i madh është rreziku, që virusi Korona të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Europë?

Gérard KrauseNë një rast të tillë duhet përcaktuar qartë koha, nga mbajtja nën kontroll deri tek zbutja e një epidemie të tillë. Nuk duhet të kemi iluzione, që një vend do të jetë i mbrojtur gjithmonë nga një virus i tillë. Tek ky lloj virusi me sa duket kjo nuk ka për të ndodhur. Herët a vonë një vend i hemisferës veriore do të konfrontohet me të. Megjithatë në fillim ka rëndësi që të fitosh kohë, të përgatitësh spitalet dhe të mbash në gatishmëri sistemet e paralajmërimit për të mësuar më shumë për virusin dhe për të reaguar më mirë.

LEXO EDHE:  “Kujdes kur teshtini”! Mjeku infeksionist këshillon qytetarët: Ja si të ruheni nga koronavirusi

Që do të thotë, se nuk ka shumë kuptim të ngresh kontrolle shëndetësore në kufijtë brenda vendeve të BE për të matur për shembull temperaturën e udhëtarëve, siç bëjnë disa aeroporte?

Për këtë ka disa modele llogaritjeje, që tregojnë se masa të tilla si rregull nuk sjellin shumë rezultat. Sidomos tek ky virus nuk ke shumë siguri tek efekti i kontrolleve kufitare. Sepse shumica e të infektuarve në fillim nuk ka asnjë simptomë. Prandaj edhe kontrollet nga autoritetet e shëndetësisë nuk do t’i mund të identifikonin dot.

Italia është një destinacion i preferuar, do të këshillonit që të mënjanohej ky vend nga udhëtarët apo nuk ka nevoje për shqetësim për sa kohë nuk shkon në rajonet e prekura nga virusi ?

Personalisht nuk do të thoja të mos udhëtohej, sepse pres që edhe në Francë, Gjermani e vende të tjera të kemi rajone të tilla, ku mund të kemi shpërthime të tilla. Në këtë kuptim nuk shtrohet më pyetja, nëse udhëton apo jo.

Por megjithatë karnavalet në Venecia u anuluan, 11 rajone janë në karantinë, janë masa të tilla të ekzagjeruara?

Më pas je gjithmonë më i ditur, por do të vijë një moment të caktuar, kur masa të tilla nuk kanë kuptim. Tani është momenti i duhur për të vepruar me rigorozitet, për të fituar kohë. Por këtë nuk mund ta zbatosh për çdo komunë apo çdo vend në Europë, ku shfaqet virusi.

A mund të mbrohesh nga virusi Korona?

Në këtë rast duhet të sjellësh në mendje rregullat e përgjitshme të higjienës. Larja e duave, nëse je vetë i sëmurë të mënjanosh kontaktin me të tjerët. Gjithçka që bëhet për të mënjanuar virusin influenca, duhet ta bësh edhe në këtë rast.

Për shembull për të vënë mënjanë disa maska?

Maskat e thjeshta kanë rëndësi, kur je vetë i sëmurë dhe nuk do t’ia ngjisësh virusin të tjerëve. Por nëse do të mbrosh veten, efekt kanë vetëm maskat FFP3, të cilat duhen vendosur mirë dhe duhen ndërruar shpesh. Kjo është shumë e komplikuar, e ka kuptim për njerëz me sitem imunitar të dobët. Përtej kësaj nuk mund të mbrohesh dot, nuk ka ende vaksinë dhe terapi profilaktike.

Prof. Dr. Gérard Krause është drejtor i Departamentit të Epidemiolgjisë në Qendrën Helmholtz për Studimet e Infeksioneve në Braunschweig, Gjermani./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Dalin rezultatet e testeve për 17 të dyshuarit me koronavirus në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Kanë rezultuar negative analizat për 17 personat e dyshuar për koronavirus në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës, Eugena Tomini iu bëri thirrje qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë, por që nuk kanë shenja të këtij virusi, të vetëkarantinohen për një periudhë të caktuar, ndërsa ata që shfaqin simptoma dyshuese, të telefonojnë pranë numrit 127.

“17 raste të testuara rezultuan negative. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që personat që vijnë nga zonat e prekura dhe kanë pasur kontakte me persona të prekur të vetëkarantinohen. Ata që kanë pasur shenja të temperaturës apo kollës të telefonojnë në numrin 127.

LEXO EDHE:  Dhunoi mjekun/ Policia identifikon autorin

LEXO EDHE:  Frikë nga koronavirusi?/ Basha “arratiset” bashkë me familjen, zbulohet destinacioni

Udhëtarët vlerësohen përmes temperaturës. Personat që janë futur në karantinë në pjesën veriore në Itali nuk dalin nga karantina. Ata që kanë temperaturë duhet të vetëkarantinohen në shtëpi dhe të marrin rekomandime. Është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi të jetë vendimtar. Bëj thirrje që gjithë udhëtarët të respektojnë masat”, deklaroi Eugena Tomini.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshime në Kodin Rrugor/ Masa të ashpra për shoferët

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor.

Ndryshimet në Kodin Rrugor parashikojnë masa të ashpra ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, duke rritur vlerën e gjobave.

Kështu, masa administrative për drejtim të mjetit në gjendje të dehur shkon nga 5 mijë lekë në 15 mijë lekë të vjetra.

Nëse shoferi konstatohet me pije alkoolike nga ora 19:00 – 06:00 të mëngjesit, propozohet që gjoba të jetë 30% më e lartë.

Nëse je duke i dhënë makinës, dhe thjesht mban celularin në dorë, gjoba propozohet të jetë 5 mijë lekë. Nëse i jep makinës duke folur në telefon, gjoba rritet në 10 mijë lekë.

LEXO EDHE:  A kemi kapacitetet nëse koronavirusi futet në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Raportonin të vërtetën për koronavirusin/ Zhduken dy gazetarët kinezë

Më e lartë gjoba është nëse e përdor telefonin duke shkruar teksa je në timon, në një vlerë që propozohet të jetë 15 mijë lekë.

Për më tepër shihni ndryshimet që parashikohet në Kodin Rrugor në galerinë e mëposhtme.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti i keq “mbërthen” vendin/ ARRSH apel drejtuesve të automjeteve

Publikuar

-

Nga

Moti i keq ka përfshirë vendin që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka shkakuar dhe probleme me qarkullimin e automjeteve.

ARRSH njofton se reshje dëbore ka patur  në veri dhe juglindje të vendit, ndëra bën apel për shoferët të jenë të kujdeshëm, të reduktojnë shpejtësinë dhe zbatojnë sinjalistikën rrugore.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore 🌨️ në veri dhe juglindje të vendit.
Kontraktorët kanë qenë në gatishmëri me punëtorë 👨‍🔧 dhe mjete 🚜
Në të gjitha akset qarkullimi vazhdon normalisht✅
Në rrugën e Dardhës po punohet për pastrimin dhe e shpërndarjen e kripës.
Kalimi rekomandohet me zinxhirë, ose goma dimërore në km 8-14 përgjatë orëve të para të mëngjesit.
Përdoruesit e mjeteve 🚘të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE