Connect with Us

REPLIKA: Si socialist, për 2 marsin dhe Fatos Lubonjën

Opinione

REPLIKA: Si socialist, për 2 marsin dhe Fatos Lubonjën

Publikuar

-

Nga Erjon Braçe

-Po po, Fatos Lubonja eshte ne foto, “armiku”!

I ka adresuar nje thirrje socialisteve per “Levizjen e Ilir Metes” dhe, meqe te qenit socialist eshte zgjedhje e lire, une jam nje i tille, po them ca fjale.

Fatos Lubonjen e kam lexuar nisur nga nje lloj idealizmi qe has aty ketu, por kurre per burimet e tija te informimit, te njeanshme, te qellimta te tilla, nga burojne dhe “perfundimet” e tij.

Edhe kjo eshte nje zgjedhje e lire, keshtu e njenashme dhe, kurre e vertete absolute.

Socialisteve sot, u qaset me qendrimin e tij te qarte kunder reformës në drejtesi dhe, me nje pyetje po aq te qarte, “A ka te drejte Presidenti apo jo?”

Une kam pergjigje per te dyja, si socialist patjeter;

E para, reforma e drejtesise eshte akti me i drejte qe Partia Socialiste ka ndermarre, votuar e cuar perpara, ne te gjithe historine e saj.

Ky vend nuk ka patur drejtesi ne keto 30 vite!

E sfidoj Fatos Lubonjen te me tregoje nje akt te vetem drejtesie-te drejtesise, ne keto 30 vite!

Nje te vetem, edhe kur PS ka qene ne opozite, edhe kur PS ka qene ne pushtet.

Nuk ka!

Perkundrazi, une listoj akte te renda padrejtesie qe kane tronditur themelet e shtetit te se drejtes ne kete vend;

U vrane 26 punetore te pafaj, mes tyre gra e femije ne Gerdec dhe askush nga vendimmarresit politike e kopilat e tyre nuk u hetua, gjykua apo denua per ate krim te perbindshem;

U vra deshmitari kyc i lidhjeve te vendimmarresve politike me ate krim dhe, as u hetua, gjykua e denua kush.

U pushkatuan 4 njerez te pafaj, te paarmatosur dhe paqesore ne mes te bulevardit dhe, askush nga urdherdhenesit politike e ushtarake as u hetua, gjykua e denua sic e meriton nje krim i perbidshem sic pushkatimi pa gjyq.

Jane tre ngjarje qe rrezuan perfundimisht drejtesine e vjeter, tre kulme ne nje diagrame te gjate ku rregjistrohej pulsi korruptiv i nje sistemi politik, partiak, klientelist, koorporativ i keqndertuar me prokurore e gjykates te improvizuar ne nje shkolle politike 6 mujore, qe donin te ishin edhe te tille-prokurore e gjykates, edhe partiake, edhe te tille-prokurore e gjykates, edhe biznesmene (besoj nuk i del zot ketij rastit te fundit).

Ky sistem instaloi pabarazine para drejtesise ne kete vend;

Ky sistem prodhoi te paprekshem mes politikes, biznesit e krimit dhe si kompesim, te prekshem lehtesisht mes njerezve te zakonshem;

Ky sistem ktheu drejtesine ne nje koorporate biznesi qe prodhonte e shiste vendime me tarifa te mirepercaktuara, unike, te paligjshme natyrisht, gjithnje ne kurriz te njerezve te zakonshem;

Vetem tani nga reforma e drejtesise, te gjithe po kuptojne permasen e kesaj koorporate dhe xhiron e saj te biznesit;

Vetem pasuri e paluajtshme eshte tej cdo imagjinate.

Fatos Lubonja i ben thirrje kesaj kategorie te rezistoje;

Une i bej thirrje cdo funksionari te ndershem ende ne drejtesi- ka prej tyre qe kalojne me nder e dinjitet vetingun, cdo funksionari ne organet e vetingut, t’i rezistoje ketij presioni kunder reformes edhe si ideologji e mbeshtetur tek sovranizmi, edhe si hall pas rrezimit te sistemit te vjeter ku politikani, biznesmeni e krimineli kishte prokurorin e gjykatesin e tij, vec avokatit.

LEXO EDHE:  Ndërtimi i fabrikës në Spaç/ Lubonja: Dhunë kriminale ndaj memories

Sistemi i ri qe po ngrihet mundimshem, duhet te ktheje drejtesine e barabarte per te gjithe, t’i jape fund pabarazise para ligjit, te vrase pandeshkueshmerine ne politike, biznes, krim.

Pra, tek reforman e drejtesise ndahemi!

Reforma ne drejtesi u sanksionua ne Kushtetute;

Reforma ne drejtesi u detajua ne nje seri ligjesh te egzaminuara nderkombetarisht;

Reforma ne drejtesi ka dy shtylla jetike;

Njera, pastrimi i sistemit nga prokuroret e gjyqtaret me lidhje te qarte varesie nga politika, korrupsioni e krimi.

Tjetra, clirimi i procesit te emerimeve ne drejtesine e re nga politikanet-presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, Kuvendi, Qeveria, partia politike e qeverise dhe partite politike te opozites.

Ka vendosur mekanizma çbllokues kur secili prej tyre, kerkon prokurorin e gjykatesin e tij me pahir.

Presidenti i Republikes nuk e pranon kete dhe kjo eshte antikushtetuese;

Shqip si pergjigje per pyetjen tende:

Nuk ka të drejtë;

Kryetari real i PD nuk e pranon kete, madje e thote qarte se gjyqtari ne Kushtetuese i takon opozites;

Ky dihet, eshte i njejti!

Pra te dy, refuzojne thelbin e Kushtetuetes se vitit 2016-te ne kete aspekt.

Komisioni Evropian-nje nga monitoruesit e reforma e drejtesise, e dalloi qarte dhe i beri thirrje presidentit dhe kujtdo te pranoje e zbatoje ndryshimet ne Kushtetute.

Pra presidenti dhe kryetari real i PD, nuk duan drejtesi te pavarur, ndertuar nga institucionet e reja te drejtesise, por nje drejtesi te ndare edhe nje here mes politikes, prokurore e gjyqtare te qeverise dhe opozites!

A e kuptoni qe kete duan?!

A e dini se e gjithe cfare po ndodh, perfshi “Levizjen e Ilir Metes”-sic e shquan Lubonja 2 marsin, ndodh e tille per nje gjykatese kushtetuese me lidhje te qarte varesie me politiken, Partine Demokratike, me lidhje te qarte varesie me sistemin e vjeter dhe pergjegjesi direkte per degradimin e tij sic me siper?

Mendojeni pak;

Po sikur Partia Socialiste te kishte emeruar gjyqtare ne gjykaten Kushtetuese gruan e nje sekretari te saj, partise, a nuk do na digjnin keta te gjalle?!

Po si mund te legjitimohen disa shkelje flagrante bashke, te Kushtetutes e ligjeve-shkelja e afateve, shkelja e rregullit te zgjedhjes mes tre te pareve gjykates, shkelja e mospranimit te mekanizmit çbllokues?

Mbi të gjitha, shkelja e emërimit të një gjyqtari me lidhje të qartë varësie politike e partiake?!

A e dini qe 2 marsi eshte thirrur per te legjitimuar me dhune kete praktike antikushtetuese?

Njerezit e zakonshem pyes;

Do pranoni ju te ktheheni tek gjykatesit e partise, edhe te PS po te doni, perseri e perseri?

Ai sistem deshtoi;

Sistemi me prokurore e gjykates partie, politikanesh e beri kete vend teresisht te pabarabarte para ligjit, mbaroi e nuk do kthehet me!

Nese ndodh, ky eshte deformimi me i rende i reforma e drejtesise, per kete duhet te dalin njerezit ne rruge, jo për gruan e sekretarit të partisë!

Partia nuk jep dot drejtesi, kerkund.

As ketu, u provua!

Presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, qeveria, kuvendi, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe cilado tjeter, i kane punet e tyre te shkruara, le te merren me to, kurre me me caktimin e gjytareve per vete e njerezit e zakonshem.

Fatos, do jete me mire keshtu!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Një dorë dhe Nexhmija dhe komunizma

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja

* Gjatë dyzet e pesë viteve të sundimit të Enver e Nexhmije Hoxhës në Shqipëri (1945-1990) u burgosën dhe u dënuan me punë të detyruar rreth tridhjetë e pesëmijë njerëz. I bie plot një qytet, një nga ato si Rrogozhina, Tepelena a Përmeti. Shumë prej këtyre u rrahën deri sa i vdiqën, shumë u pushkatuan dhe u groposën sikur të ishin viktima të epidemisë, jashtë çdo norme a morali të shqiptarit karshi shqiptarit. Shumë prej tyre dolën të gjymtuar dhe nuk rimorën më asgjë madje ne bënim sehir kur ata iknin, shumë të transformuar aq sa nuk e njihte më soji sojin. Shumë pa familje sa nuk dinin ku të shkonin dhe ashtu shpresë humbur u vendosën në ca depo karabina të braktisura si mbetje nga dështimi i ekonomisë së centralizuar. Shumë syresh mbetën sërish fushave në kampe pasi kishin humbur gjithkënd dhe gjithçka dhe normale nuk i hynin në punë tabelat në anë të rrugëve, nuk kishin se ku të shkonin. E shkuara qe tashmë e gjallë vetëm në memorien e tyre, ajo gjallonte ditë e natë, gjallonte me tundim dhe në vend t’i jepte ajër ua bënte jetën më të vështirë sa në 24 orë atyre u dukej sikur vuajtjet nuk kishin për të mbaruar kurrë.

Kur kam folur një herë me një fillikat njeri në tokat e vdekura të Bedatit, midis të tjerave burri m’u ankua se nuk bënte asgjë tjetër veçse shikonte ëndrra dhe nuk e besonte se në vendin tonë kishte ardhur demokracia. Rrinte ulur më gjunjë, mbështetur pas gardhit prej llamarinash gati një dorë njeriu. Në kokë mbante një kapele me strehë, ngjyrë të zezë dhe krejt të yndyrosur për shkak të djersës dhe kohës. I kishin mbytur kushëririn, nuk dinte ku i kishte familjarët, nuk u martua kurrë. Më tha, -Po më hanë kokën përnatë me të vdekur e të pavdekur, kushurinjë e kushurira, rini gjimnazi e dashuri të papërfundura. Shokë, miq, të njohur e të panjohur. E kisha jetën plot zhurmë shokësh e shoqesh. Plot hare kushurinjsh e kushurirash, plot e kisha. Kurse tani, tani më mbyti vetmia dhe mjerimi, dy fjalë nuk kam me kë t’i këmbej.

LEXO EDHE:  Analisti zbulon fatin e LSI/ Çfarë e pret në të ardhmen

LEXO EDHE:  Analisti zbardh të vërtetën e paralajmërimit të Ramës/Ai po i njofton kriminelët

Megjithatë edhe sot e kësaj dite në vendin tim, në vendin tonë, nuk ka një ndjesë publike nga askush. Disa flasin në emër të kohës. Një historian i regjimit tha gjykojeni gjërat me kohën se revolucioni i tillë është. Ju sot thoni se vdiq Nexhmija. E si? Në vendin tonë komunizmi dhe diktatura e proletariatit kanë parti politike. Kanë shtypin e lirë, bëjnë propogandë. Akoma të pa penduar, akoma pa një ndjesë por të bindur se çfarë vranë dhe internuan ishin vërtetë armiq të popullit. Janë të zellshëm në studiot televizive. Kanë poste të larta drejtuese dhe të bëjnë karshillëk me lirinë dhe të drejtën e fjalës. Sot vendi im beson se duke i hedhur një dorë dhe’ Nexhmijes u nda nga e kaluara. Asesi që jo. Gënjeni veten se komunizmi vazhdon t’ju mundi, për më tepër qe ai qytet viktimash nuk është më asgjëkundi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bujar Nishani/ Fabula e fundit mortore e vejushës së zezë

Publikuar

-

Nga

Një nga lajmet e diskursit publik të këtyre ditëve ishte edhe vdekja e vejushës së Diktatorit, “zonjës së zezë”, Nexhmije Hoxhës.

Megjithëse Shqipëria është e zhytur në një kaos total, që pas atij të rënies së firmave piramidale dhe revanshit stalinist të 1997-ës, ku sfidat dhe çështjet fondamentale janë varfëria ekonomike që po thellohet, kapja e shtetit nga krimi i organizuar, asgjesimi i demokracisë (dhe ashtu hibride siç ishte), kontrolli i politikës vendimarrëse prej botës së krimit, rënia dramatike e sigurisë së qytetarëve dhe kontrolli i qyteteve dhe fshatrave nga krimi ordiner i hajdutëve dhe grabitësve, vrasjet dhe rrëmbimet mafioze, korrupsioni skandaloz i vjedhjeve masive prej pushtetarëve të të gjitha niveleve të parave të shqiptarëve, qytetarëve më të varfër në Evropë, shkatërrimi i resurseve ekonomike të vendit në interes të xhepit personal të oligarkëve të korruptuar, degradimit total të arsimimit, helmimi i ambientit, betonizimi dhe shkatërrimi i territorit, tradhtia e lartë kombëtare, asgjesimi total i drejtësisë, largimi masiv i pashpresë i shqiptarëve, etj.,-  përsëri vdekja e zonjës së zezë mori hapësirë të madhe diskutimi.

Kjo ishte e pritshme dhe normale në kuptimin e hapësirës së diskutimit që do të merrte.

Së pari, për vetë dimensionin makabër të krimeve monstruoze të kryera nga regjimi diktatorial mbi shqiptarët për gati 50 vite, ku vejusha e diktatorit ishte një prej autorëve kryesore, që nga pushkatimet, burgosjet, interrnimet, izolimin e popullit, varfërinë ekstreme, konfiskimin e pronave, shtëpive, pasurive, hedhjen ne erë të kishave e xhamive, deri tek makabritete të padëgjuara në diktaturat e tjera, thithjen e gjakut të foshnjave të porsalindura, sipas raportimit në media për transfuzionin e gjakut të diktatorit.

Së dyti, sepse modeli dhe morali i saj ishin në korelacion të plotë me të gjitha ato sfida të përmendura më lart si produkte të rilindsave të bllokut stalinist.

LEXO EDHE:  Analisti zbulon fatin e LSI/ Çfarë e pret në të ardhmen

LEXO EDHE:  Lubonja për Mazrekun: Kështu nderesh bëhen në Shqipëri

Në këtë diskurs, u prezantuan tre reagime.

I pari, që nuk meriton asnjë kushtim, ai i nostalgjikëve të mbetur të diktaturës që në fakt kanë qenë mjetet dhe veglat zbatuese të krimeve. Ata vijuan të glorifikonin “shërbimet ndaj popullit, atdheut dhe komunizmit prej vejushës dhe modelit të saj.

I dyti, me të cilin nuk pajtohem dhe duhet denoncuar si kriptonostalgjik, me qëndrimin se “vejusha e zezë iku pa u “penduar” për krimet e bëra”!!!

Po si mund të pendohet një kriminele e atyre përmasave, kur çdo krim e kishte të planifikuar politikisht, të llogaritur në përfitim, të paracaktuar në protokoll, të shijuar në koshiencë?! Si mundet të pendohet një kriminele e cila ishte pjesë e ekzekutimeve të elitës së vendit me akuzat false për bashkëpunim me fashizmin kur vetë e nisi karrierën politike si një anëtare e partisë fashiste e mandej kapërceu tek simotra e fashistes, Partia Komuniste?!

Qëndrimi i tretë, me të cilin pajtohem plotësisht e që duhet mbajtur deri në fund, kryesisht e prezantuar nga më të persekutuarit e diktaturës, ish-të përndjekurit politik, se zonja e zezë u largua përfundimisht pa dhënë llogari para ligjit për krimet e kryera.

Përveçse ky fakt është një dështim për të gjithë shoqërinë tonë, ky duhet të jetë një mësim i hidhur me atë që përbën korelacionin e krimeve të saja me ato që shënuam më lart si krimet e rilindsve në shekullin e 21-të.

Historia që pranohet nga të gjithë si mësuesi më i mirë dhe prova më kokëforte, na tregoi edhe këtë herë se kur krimet nuk ndëshkohen, kur kriminelët mbartës të tyre nuk mbahen përgjegjës, kur modelet dhe monstrat e së keqes nuk shkatërrohen, e keqja, e liga, shkatërrimi, degradimi rilind përsëri.

Kjo ishte fabula më domethënëse e fundit mortor të vejushës së zezë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Shfaqja e Veliajt me paratë e Fushës

Publikuar

-

Nga

Erion Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë mashtrimi, aq më përtace dhe të bezdisura i bën mendjet normale për të reaguar.

Njësoj si për dasmën e përballuar me kursimet e mamasë, njësoj si për fabulën e ofendimeve nga Rama, të cilën e faturoi tek administratori që duhet të lyente shkallët e pallatit, ai po sillet edhe me vendimin e fundit për teatrin.

Bashkia e Tiranës doli me njoftimin për të prishur marrëveshjen me kompaninë Fusha, duke përdorur si alibi për këtë kostot e papërballueshme për firmën ndërtuese. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Veliaj u shfaq vetë, me zë dhe me figurë, në lajmet e Top Channel, për të shpjeguar se komuniteti i artistëve kishte kërkuar një skenë të rrotullueshme dhe kjo ishte tepër për xhepin e Shkëlqim Demir Fushës.

Sado që të të ngjallin krupën banalitete të tilla, gjithësesi ato duhet të sqarohen për hir të peshës që debati ka marrë në publik.

Natyrisht, askush nuk mund të besojë, se një kompani serioze, që paskësh qenë në gjendje të ndërtonte një teatër me vlerë mbi 33 milionë euro, që nuk e bënte dot as shteti, nuk plotësonte edhe këtë kërkesë. Për këdo duket përrallë me mbret që firma e ndërtimit, e cila ishte e gatshme të realizonte kapriçot arkitektonike të atij që na u servir si një nga profesionistët më të mirë në botë, Bjarke Ingels, do të stepej përpara kërkesave modeste të aktorëve shqiptarë.

Por, përpos këtyre arsyetimeve logjike, pretendimin se rilindasit me Fushën- të cilit deri më tani i kanë dhënë mbi 100 milionë euro punë publike-, nuk paskan rënë dakord për pazarin, e hedh poshtë edhe vetë shtjellimi i fakteve.

Ashtu sikurse pamë, në më shumë se dy vite, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë një raport administratorësh shtetërorë që hapin garë për një kompani private, në kushtet e tregut të lirë. Ajo ka qenë një lidhje ortakërie. Këtë e dëshmojnë një sërë faktesh.

Në bashkëpunim të plotë me Edi Ramën, Fusha dorëzoi në shkurt 2018, një propozim të pakërkuar për ndërtimin e teatrit të projektuar nga Bjarke Ingels, me 6 kulla mbrapa.

Por ashtu sikurse dëshmoi në një intervistë në Top Show vetë arkitekti danez, biseda e tij me Edi Ramën për këtë çështje datonte që në vitin 2016. Pra nuk ishte Fusha ai që kishte bërë ofertën, por kryeministri që i ka ngarkuar atij detyrën për t’u marrë me këtë punë.

LEXO EDHE:  Analisti zbulon fatin e LSI/ Çfarë e pret në të ardhmen

LEXO EDHE:  Analisti zbardh të vërtetën e paralajmërimit të Ramës/Ai po i njofton kriminelët

Dhe saga e kësaj lidhjeje okulte nuk përfundon këtu.

Duke qenë në djeni të planit të qeverisë që pati nisur që në 2016, Shkëlqim Fusha privatizoi një tokë të vogël, rreth 300 m2, aty ku më pas planifikoheshin të ngriheshin gjashtë kullat, për t’u shitur më pas si kompania që ka avantazh në këtë projekt.

Për të realizuar këtë mega aferë, që sipas kritikëve do përfundonte me 200 milionë euro fitim, shkeljet vazhduan.

Ato e detyruan Komisionin Europian në Bruksel, të dënonte këtë praktikë me fitues të paracaktuar dhe të kërkonte minimalisht hapjen e garës edhe për kompanitë e tjera.

Por, kryesisht Rama dhe Veliaj e kishin bërë planin që ato para duhet t’i shkonin fillimisht Fushës (askush nuk mund të spekulojë si mund të ndaheshin më pas) dhe prandaj ata projektuan që për 6200 metrat, ku do të ngriheshin 6 kullat, shfrytëzimi i tokës do të qe më i larti në Tiranë 63.47% edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikon maksimalja e kryeqytetit, do të bëhej 6.6.

Një hetim që nuk duhet humbur:  Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Pra nuk ka asnjë dyshim, se mes “shtetit” që kishte bërë një pafundësi shkeljesjh dhe “privatit” që do të përfitonte prej tyre, gjithçka ishte e llogaritur më parë, rolet ishin ndarë dhe pazari ishte mbyllur.

Prandaj edhe më idiotët e kanë tejet të vështirë që të besojnë gënjeshtrën që na tha kryebashkiaku i Tiranës se ky “deal” u prish ngaqë u kërkua një skenë rrotulluese. Po aq absurd sa ç’ishte pretendimi se tani shteti do të ndërtojë Teatrin Kombëtar me paratë e veta, kur deri më sot na qe thënë se këto fonde ishin të pamunduara, prandaj i duheshin dhënë Fushës gjashtë kulla në qendër të Tiranës, po i tillë është edhe justifikimi i fundit.

Prej tij ne nuk marrim vesh dot më shumë sesa kaq. Pavarësisht nga vendimi që u mor, ne ende nuk dimë, as se ç’do të bëhet me teatrin, as se ç’do të bëhet me truallin pas tij.

Ajo që mund të kuptojmë është se Erioni na gënjeu edhe njëherë, shumë trashë. Ajo që mund të imagjinojmë është se sa më banale të jenë mashtrimet e Veliajt, aq më i madh do jetë zullumi që fshihet pas tyre./LAPSI

LEXO TE PLOTE