Connect with Us

OFL nuk ndalet/ Kush janë tre të fortët e radhës në “shënjestër”

Kronika

OFL nuk ndalet/ Kush janë tre të fortët e radhës në “shënjestër”

Publikuar

-

Vrasje dhe trafikim droge/ OFL në “sitë” katër të “fortët” e radhës

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, tre të “fortëve” të radhës.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– J. K., banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”;

– D. K., banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;

LEXO EDHE:  OFL vë në shënjestër 4 trafikantë dhe një vrasës/ I dërgon formularin për deklarimin e pasurisë

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I riu i drejton armën vetes në Fier/ Policia në tentativë për të ndaluar vetëvrasjen

Publikuar

-

Nga

Makina përplaset me shtyllën dhe pastaj me murin e një banese/ Plagoset pasagjeri

Fshati Zhupan i Fierit është tronditur mbrëmjen e sotme nga një tentativë vetëvrasje.

Mësohet se një djalë i ri në moshë ka vënë armën në pjesën e fytit dhe ka kërcënuar personat e pranishëm me vetëvrasje.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ir riu ka pasur një konflikt, që e ka dërguar drejt marrjes së këtij vendimi drastik.



Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje dhe po tenton të negociojë me të riun e armatosur.

LEXO EDHE:  OFL vë në shënjestër 4 trafikantë dhe një vrasës/ I dërgon formularin për deklarimin e pasurisë

LEXO EDHE:  Dalin pamjet e super-aksionit në Shijak/ Efektivët me maska e armë rrethojnë resortin e Altin Hajrit

Ndërkohë, pritet që blutë të japin një informacion më të detajuar rreth kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U sëmur disa orë pas arrestimit?/ Policia e Kukësit: Fjolla është në qeli, nuk ka asnjë shqetësim!

Publikuar

-

Nga

U sëmur disa orë pas arrestimit?/ Policia e Kukësit: Është në qeli, nuk ka asnjë shqetësim!

Këngëtarja Fjolla Morina u ndalua ditën e sotme nga policia kufitare në Morinë , pasi gjatë kontrollit iu zbuluan dy armë që kishte me vete, teksa po tentonte që të futej në Shqipëri me një makinë tip “Audi”.

Pas arrestimit të këngëtares, mediat raportuan se ajo kishte shfaqur problem shëndetësore dhe për këtë ishte transportuar në spitalin e Kukësit.

Por ky lajm është mohuar nga vetë polica e Kukësit në një prononcim për ABC neës. “Fjolla nuk është në spital, por në qeli në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar policia.

LEXO EDHE:  Soreca për paketën Anti-KÇK/ "Po e monitorojmë, duhen respektuar të drejtat e personave të përfshirë"



Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe dy persona të tjerë që po udhëtonin me makinë me Fjolla Morinën, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

LEXO EDHE:  Në “sitë” prokurori i radhës/ Vettingu i “pret” kokën ?

Tashmë pritet që brenda 48 orëve të dalin para gjykatës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kontrabandoi qindra tonë drogë”/ Koloneli në Dubai rrëfen si u kap Eldi Dizdari, bosi i kartelit të kokainës

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Reagon policia e Dubait: Në vëzhgim prej 2015

Superoperacioni i bujshëm të tre ditëve më parë që u zhvillua në 10 shtete, bëri të mundur arrestimin e Eldi Dizdarit, i cili akuzohet se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Për arrestimin e Dizdarit ka dhënë detaje Koloneli Saeed Al Qamzi nga Departamenti i Personave në Kërkim në Policinë e Dubait.

Ai ka thënë për mediat vendase se kishin marrë informacione nga Italia dhe që prej asaj kohe po e mbanin në monitorim për çdo lëvizje.



“Pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendndodhjet e trafikantit të drogës  dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme dhe e arrestuam sapo morëm konfirmimin. Së bashku me kriminalët e tjerë i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra tonë drogë në Evropë përmes porteve detare”, është shprehur koloneli.

LEXO EDHE:  Ultimatum për deklarimin e pasurisë/ Kush janë shënjestrat e radhës të OFL

LEXO EDHE:  Drejtësia në duar të mashtruesve/ Nuk mbarojnë zhvatësit e Krimeve të Rënda

Al Qamzi tregoi se Dizdari, i regjistruar në Dubai me emrin Denis Matoshi, do t’i dorëzohet autoriteteve italiane, pasi ky i fundit të dalë para Prokurorisë Publike në Dubai dhe të ndërmerren veprimet ligjore për urdhrin e ekstradimit të tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE