LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk është fitore për artistët”/ Avokati i njohur zbulon planin e Ramës dhe Veliajt për shembjen e Teatrit

27 Shkurt 2020, 14:28, Politikë CNA
“Nuk është fitore për artistët”/ Avokati i

Avokati i njohur Altin Goxhaj shkruan se rënia e variantit “Fusha” per Teatrin Kombëtar, nuk eshte fitore për artistët, por, sipas tij: vetëm një strategji e re edhe më e rrezikshme akoma, si për shembjen e Teatrit dhe per grabitjen prones publike!

?Paralajmerim nga Avokati Altin Goxhaj mbi planin per prishjen e Teatrit Kombetar brenda 2020 dhe riaktivizimit ne 2021 te Fushave dhe Maleve te Oligarkise per grabitjen e trojeve publike dhe pastrimin e qindra miliona eurove te parave te droges!

Une dyshoj te e ashtuquajtura “Fitorja e Teatrit” qe u reklamua dje me shume entuziazem nga aktivistet dhe opozitaret!

Pika e dobet e Rames dhe Veliajt ne planin e tyre te pare per prishjen e Teatrit Kombetar dhe grabitjen e pronave publike me kompanine Fusha ishte pikerisht Kompania Fusha! Ajo i diskreditonte si nje bande mafioze qe kishte kaluar vijen e kuqe edhe ne syte e nderkombetareve (se per keta tanet nuk do te dije kush Lart)!?-shkruan Goxhaj, në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, ai ndërsa citon kryebashkiakun Veliaj, Goxhaj thekson se Teatri do të shembet brenda vitit 2020.

?Tani nuk ka as Fushe, as Mal e as Koder: “Shteti per interes publik me parate e shtetit do te ndertoje nje Teater te ri modern qe kete vit dhe per pasoje brenda vitit 2020 do ta prishe Teatrin e vjeter” deklaroi Veliaj po dje!?-shkruan Goxhaj.

Pra, sipas tij me Strategjine e re bie akuza per korrupsion dhe mbetet vetem akuza per memorie historike!

?Por kjo nuk eshte teme korrupsioni, shkelje ligji, krimi, shperdorimi, vjedhje apo grabitjeje por thjesht ceshtje kendveshtrimi dhe perceptimi sipas Rilindjes (i fusin dhe nje raport qe e trajton si teme estetike kete debat!

Pra tani Rama dhe Veliaj kane dore 100% te lire te bejne cfare te duan me Teatrin se nuk eshte pengese diskreditimi i aktit korruptiv qe shkon deri te pastrimi i parave te droges!
Tani “eshte ceshtje debati estetik midis grupeve te opinioneve te ndryshme” ku Qeveria qe kontrollon cdo qelize te pushtetit (me ndihmen e Bashes qe i dhuroi mandatin edhe Veliajt ne 30 Qershor 2019) ka legjitimitetin e patrazuar ligjvenes dhe ligjzbatues me gjykates dhe prokurore ne krahun e vete qe ti veje dinamitin Teatrin!?-thekson Altin Goxhaj.

Gjithashtu, ai shkruan se ta prishin ne 2020 (nese e prishin) do te bjere edhe rezistenca brenda dhe jashte!

Pastaj, sipas Goxhajt ?ne 2021 riaktivizojne pa asnje rezistence Fushen, Kodren, Malin dhe gjithe bandat e fushave dhe maleve dhe bitisin ate qe nisen: grabitjen e prones publike dhe pastrimin qindra miliona eurove te ardhura nga kokaina e Kolumbise, Heroina e Afganistanit dhe Kanabisit Made in Albania!!!?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga