Bota
Një ditë pasi u solidarizua me të prekurit nga koronavirusi/ Sëmuret Papa Francesku, anulon vizitën në Romë

Papa Francesku u detyrua që të anulojë një vizitë në Romë, ku do të takohej me klerikë te tjerë, për shkak se ai shfaqi shenja të problemeve të vogla shëndetësore.
Sipas Daily Mail, Papa kishte shfaqur shenja të një sëmundjeje të lehtë, e kjo e detyroi atë që të mos marrë pjesë në një ngjarje në bazilikën e Shën Gjonit Lateran në Romë mëngjesin e sotëm.
“Një zëdhënës deklaroi se Papa për momentin poqëndron në Vatikan dhe se ai preferoi që të rrijë në qytet sesa të udhëtojë”, shkruan Daily Mail.
Nuk ka asnjë komunikatë nga Vatikani se çfarë lloj sëmundjeje mund të ketë Papa, por ai u pa duke kollitur të mërkurën. problemet shëndetësore të Papës vijnë një ditë pasi ai puthi kokën dhe preku fytyrat e disa njerëzve, në Sheshin e Shën Pjetrit, duke thënë se ai kishte solidaritet me ata që vuanin nga koronavirusi.
Kujtojmë se Italia aktualisht është ndër vendet më të prekura europiane sa i takon sëmundjes të koronavirusit./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Rekord rastesh të infektuarish në Gjermani/ Merkel bën thirrje për ashpërsim masash
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për kufizime më të ashpra kundër koronavirusit, pasi numri i përgjithshëm i rasteve të vendit kaloi shifrën e...

Alarm për bombë në aeroportin e Frankfurtit/ Policia arreston 38 vjeçarin
Një burrë agresiv pa maskë ka kërcënuar një patrullë policie në aeroportin e Frankfurtit dhe është përpjekur të largohet. Ai u është drejtuar patrullës së...