Connect with Us

Nga Andi BUSHATI/Shfaqja e Veliajt me paratë e Fushës

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Shfaqja e Veliajt me paratë e Fushës

Publikuar

-

Erion Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë mashtrimi, aq më përtace dhe të bezdisura i bën mendjet normale për të reaguar.

Njësoj si për dasmën e përballuar me kursimet e mamasë, njësoj si për fabulën e ofendimeve nga Rama, të cilën e faturoi tek administratori që duhet të lyente shkallët e pallatit, ai po sillet edhe me vendimin e fundit për teatrin.

Bashkia e Tiranës doli me njoftimin për të prishur marrëveshjen me kompaninë Fusha, duke përdorur si alibi për këtë kostot e papërballueshme për firmën ndërtuese. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Veliaj u shfaq vetë, me zë dhe me figurë, në lajmet e Top Channel, për të shpjeguar se komuniteti i artistëve kishte kërkuar një skenë të rrotullueshme dhe kjo ishte tepër për xhepin e Shkëlqim Demir Fushës.

Sado që të të ngjallin krupën banalitete të tilla, gjithësesi ato duhet të sqarohen për hir të peshës që debati ka marrë në publik.

Natyrisht, askush nuk mund të besojë, se një kompani serioze, që paskësh qenë në gjendje të ndërtonte një teatër me vlerë mbi 33 milionë euro, që nuk e bënte dot as shteti, nuk plotësonte edhe këtë kërkesë. Për këdo duket përrallë me mbret që firma e ndërtimit, e cila ishte e gatshme të realizonte kapriçot arkitektonike të atij që na u servir si një nga profesionistët më të mirë në botë, Bjarke Ingels, do të stepej përpara kërkesave modeste të aktorëve shqiptarë.

Por, përpos këtyre arsyetimeve logjike, pretendimin se rilindasit me Fushën- të cilit deri më tani i kanë dhënë mbi 100 milionë euro punë publike-, nuk paskan rënë dakord për pazarin, e hedh poshtë edhe vetë shtjellimi i fakteve.

Ashtu sikurse pamë, në më shumë se dy vite, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë një raport administratorësh shtetërorë që hapin garë për një kompani private, në kushtet e tregut të lirë. Ajo ka qenë një lidhje ortakërie. Këtë e dëshmojnë një sërë faktesh.

Në bashkëpunim të plotë me Edi Ramën, Fusha dorëzoi në shkurt 2018, një propozim të pakërkuar për ndërtimin e teatrit të projektuar nga Bjarke Ingels, me 6 kulla mbrapa.

Por ashtu sikurse dëshmoi në një intervistë në Top Show vetë arkitekti danez, biseda e tij me Edi Ramën për këtë çështje datonte që në vitin 2016. Pra nuk ishte Fusha ai që kishte bërë ofertën, por kryeministri që i ka ngarkuar atij detyrën për t’u marrë me këtë punë.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj përfshihet sërish në skandal/ Pazare dhe afera korruptive në Bashkinë e Tiranës?

Dhe saga e kësaj lidhjeje okulte nuk përfundon këtu.

Duke qenë në djeni të planit të qeverisë që pati nisur që në 2016, Shkëlqim Fusha privatizoi një tokë të vogël, rreth 300 m2, aty ku më pas planifikoheshin të ngriheshin gjashtë kullat, për t’u shitur më pas si kompania që ka avantazh në këtë projekt.

Për të realizuar këtë mega aferë, që sipas kritikëve do përfundonte me 200 milionë euro fitim, shkeljet vazhduan.

Ato e detyruan Komisionin Europian në Bruksel, të dënonte këtë praktikë me fitues të paracaktuar dhe të kërkonte minimalisht hapjen e garës edhe për kompanitë e tjera.

Por, kryesisht Rama dhe Veliaj e kishin bërë planin që ato para duhet t’i shkonin fillimisht Fushës (askush nuk mund të spekulojë si mund të ndaheshin më pas) dhe prandaj ata projektuan që për 6200 metrat, ku do të ngriheshin 6 kullat, shfrytëzimi i tokës do të qe më i larti në Tiranë 63.47% edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikon maksimalja e kryeqytetit, do të bëhej 6.6.

Një hetim që nuk duhet humburSkaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Pra nuk ka asnjë dyshim, se mes “shtetit” që kishte bërë një pafundësi shkeljesjh dhe “privatit” që do të përfitonte prej tyre, gjithçka ishte e llogaritur më parë, rolet ishin ndarë dhe pazari ishte mbyllur.

Prandaj edhe më idiotët e kanë tejet të vështirë që të besojnë gënjeshtrën që na tha kryebashkiaku i Tiranës se ky “deal” u prish ngaqë u kërkua një skenë rrotulluese. Po aq absurd sa ç’ishte pretendimi se tani shteti do të ndërtojë Teatrin Kombëtar me paratë e veta, kur deri më sot na qe thënë se këto fonde ishin të pamunduara, prandaj i duheshin dhënë Fushës gjashtë kulla në qendër të Tiranës, po i tillë është edhe justifikimi i fundit.

Prej tij ne nuk marrim vesh dot më shumë sesa kaq. Pavarësisht nga vendimi që u mor, ne ende nuk dimë, as se ç’do të bëhet me teatrin, as se ç’do të bëhet me truallin pas tij.

Ajo që mund të kuptojmë është se Erioni na gënjeu edhe njëherë, shumë trashë. Ajo që mund të imagjinojmë është se sa më banale të jenë mashtrimet e Veliajt, aq më i madh do jetë zullumi që fshihet pas tyre./LAPSI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

REPLIKA: Si socialist, për 2 marsin dhe Fatos Lubonjën

Publikuar

-

Nga

Nga Erjon Braçe

Po po, Fatos Lubonja eshte ne foto, “armiku”!

I ka adresuar nje thirrje socialisteve per “Levizjen e Ilir Metes” dhe, meqe te qenit socialist eshte zgjedhje e lire, une jam nje i tille, po them ca fjale.

Fatos Lubonjen e kam lexuar nisur nga nje lloj idealizmi qe has aty ketu, por kurre per burimet e tija te informimit, te njeanshme, te qellimta te tilla, nga burojne dhe “perfundimet” e tij.

Edhe kjo eshte nje zgjedhje e lire, keshtu e njenashme dhe, kurre e vertete absolute.

Socialisteve sot, u qaset me qendrimin e tij te qarte kunder reformës në drejtesi dhe, me nje pyetje po aq te qarte, “A ka te drejte Presidenti apo jo?”

Une kam pergjigje per te dyja, si socialist patjeter;

E para, reforma e drejtesise eshte akti me i drejte qe Partia Socialiste ka ndermarre, votuar e cuar perpara, ne te gjithe historine e saj.

Ky vend nuk ka patur drejtesi ne keto 30 vite!

E sfidoj Fatos Lubonjen te me tregoje nje akt te vetem drejtesie-te drejtesise, ne keto 30 vite!

Nje te vetem, edhe kur PS ka qene ne opozite, edhe kur PS ka qene ne pushtet.

Nuk ka!

Perkundrazi, une listoj akte te renda padrejtesie qe kane tronditur themelet e shtetit te se drejtes ne kete vend;

U vrane 26 punetore te pafaj, mes tyre gra e femije ne Gerdec dhe askush nga vendimmarresit politike e kopilat e tyre nuk u hetua, gjykua apo denua per ate krim te perbindshem;

U vra deshmitari kyc i lidhjeve te vendimmarresve politike me ate krim dhe, as u hetua, gjykua e denua kush.

U pushkatuan 4 njerez te pafaj, te paarmatosur dhe paqesore ne mes te bulevardit dhe, askush nga urdherdhenesit politike e ushtarake as u hetua, gjykua e denua sic e meriton nje krim i perbidshem sic pushkatimi pa gjyq.

Jane tre ngjarje qe rrezuan perfundimisht drejtesine e vjeter, tre kulme ne nje diagrame te gjate ku rregjistrohej pulsi korruptiv i nje sistemi politik, partiak, klientelist, koorporativ i keqndertuar me prokurore e gjykates te improvizuar ne nje shkolle politike 6 mujore, qe donin te ishin edhe te tille-prokurore e gjykates, edhe partiake, edhe te tille-prokurore e gjykates, edhe biznesmene (besoj nuk i del zot ketij rastit te fundit).

Ky sistem instaloi pabarazine para drejtesise ne kete vend;

Ky sistem prodhoi te paprekshem mes politikes, biznesit e krimit dhe si kompesim, te prekshem lehtesisht mes njerezve te zakonshem;

Ky sistem ktheu drejtesine ne nje koorporate biznesi qe prodhonte e shiste vendime me tarifa te mirepercaktuara, unike, te paligjshme natyrisht, gjithnje ne kurriz te njerezve te zakonshem;

Vetem tani nga reforma e drejtesise, te gjithe po kuptojne permasen e kesaj koorporate dhe xhiron e saj te biznesit;

Vetem pasuri e paluajtshme eshte tej cdo imagjinate.

Fatos Lubonja i ben thirrje kesaj kategorie te rezistoje;

Une i bej thirrje cdo funksionari te ndershem ende ne drejtesi- ka prej tyre qe kalojne me nder e dinjitet vetingun, cdo funksionari ne organet e vetingut, t’i rezistoje ketij presioni kunder reformes edhe si ideologji e mbeshtetur tek sovranizmi, edhe si hall pas rrezimit te sistemit te vjeter ku politikani, biznesmeni e krimineli kishte prokurorin e gjykatesin e tij, vec avokatit.

LEXO EDHE:  Bushati: Turp dhe parodi që ambasadori Lu të na diktojë kë të arrestojmë!

LEXO EDHE:  Erion Veliaj përfshihet sërish në skandal/ Pazare dhe afera korruptive në Bashkinë e Tiranës?

Sistemi i ri qe po ngrihet mundimshem, duhet te ktheje drejtesine e barabarte per te gjithe, t’i jape fund pabarazise para ligjit, te vrase pandeshkueshmerine ne politike, biznes, krim.

Pra, tek reforman e drejtesise ndahemi!

Reforma ne drejtesi u sanksionua ne Kushtetute;

Reforma ne drejtesi u detajua ne nje seri ligjesh te egzaminuara nderkombetarisht;

Reforma ne drejtesi ka dy shtylla jetike;

Njera, pastrimi i sistemit nga prokuroret e gjyqtaret me lidhje te qarte varesie nga politika, korrupsioni e krimi.

Tjetra, clirimi i procesit te emerimeve ne drejtesine e re nga politikanet-presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, Kuvendi, Qeveria, partia politike e qeverise dhe partite politike te opozites.

Ka vendosur mekanizma çbllokues kur secili prej tyre, kerkon prokurorin e gjykatesin e tij me pahir.

Presidenti i Republikes nuk e pranon kete dhe kjo eshte antikushtetuese;

Shqip si pergjigje per pyetjen tende:

Nuk ka të drejtë;

Kryetari real i PD nuk e pranon kete, madje e thote qarte se gjyqtari ne Kushtetuese i takon opozites;

Ky dihet, eshte i njejti!

Pra te dy, refuzojne thelbin e Kushtetuetes se vitit 2016-te ne kete aspekt.

Komisioni Evropian-nje nga monitoruesit e reforma e drejtesise, e dalloi qarte dhe i beri thirrje presidentit dhe kujtdo te pranoje e zbatoje ndryshimet ne Kushtetute.

Pra presidenti dhe kryetari real i PD, nuk duan drejtesi te pavarur, ndertuar nga institucionet e reja te drejtesise, por nje drejtesi te ndare edhe nje here mes politikes, prokurore e gjyqtare te qeverise dhe opozites!

A e kuptoni qe kete duan?!

A e dini se e gjithe cfare po ndodh, perfshi “Levizjen e Ilir Metes”-sic e shquan Lubonja 2 marsin, ndodh e tille per nje gjykatese kushtetuese me lidhje te qarte varesie me politiken, Partine Demokratike, me lidhje te qarte varesie me sistemin e vjeter dhe pergjegjesi direkte per degradimin e tij sic me siper?

Mendojeni pak;

Po sikur Partia Socialiste te kishte emeruar gjyqtare ne gjykaten Kushtetuese gruan e nje sekretari te saj, partise, a nuk do na digjnin keta te gjalle?!

Po si mund te legjitimohen disa shkelje flagrante bashke, te Kushtetutes e ligjeve-shkelja e afateve, shkelja e rregullit te zgjedhjes mes tre te pareve gjykates, shkelja e mospranimit te mekanizmit çbllokues?

Mbi të gjitha, shkelja e emërimit të një gjyqtari me lidhje të qartë varësie politike e partiake?!

A e dini qe 2 marsi eshte thirrur per te legjitimuar me dhune kete praktike antikushtetuese?

Njerezit e zakonshem pyes;

Do pranoni ju te ktheheni tek gjykatesit e partise, edhe te PS po te doni, perseri e perseri?

Ai sistem deshtoi;

Sistemi me prokurore e gjykates partie, politikanesh e beri kete vend teresisht te pabarabarte para ligjit, mbaroi e nuk do kthehet me!

Nese ndodh, ky eshte deformimi me i rende i reforma e drejtesise, per kete duhet te dalin njerezit ne rruge, jo për gruan e sekretarit të partisë!

Partia nuk jep dot drejtesi, kerkund.

As ketu, u provua!

Presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, qeveria, kuvendi, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe cilado tjeter, i kane punet e tyre te shkruara, le te merren me to, kurre me me caktimin e gjytareve per vete e njerezit e zakonshem.

Fatos, do jete me mire keshtu!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Si fjeti mbrëmë Ministrja e Drejtësisë?

Publikuar

-

Nga

Nga Jeta Dedja

– Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse ministrja e Drejtësisë do të ishte më e përkushtuar në detyrën e saj funksionale sesa të merrej me statuse rrjetesh sociale apo të vraponte nga liqeni me ambasadorë. Si një grua, do duhej të kishte bërë diçka e të mbetej në histori si zyrtare me ndjeshmëri të lartë sociale, jo vetëm personale.

Dhuna në familje, vërtet fillon brenda mureve të shtëpisë, por ne e dimë se muret kanë vesh.

Ministrja e Drejtësisë duhet te angazhohet në fushata për rritjen e ndërgjegjes qytetare për të raportuar rastet e dhunës. Jo gjithmonë viktimat e denoncojnë atë që në fillim. Ato kanë frikë dhe falin shpejt në emër të madhështisë së qënies grua.

Ministrja e Drejtësisë duhet të insistojë në garantimin e konfidencialitetit në mënyrë që raportuesit të mos e pësojnë prej agresorëve. Të afërmit e komshinjtë, qytetarët e të tjerë kanë nevojë të kenë besim në strukturat e shtetit. Askush nuk do dëshironte të bëhej sebep i përshkallëzimit të krimit.

Ministrja e Drejtësisë duhet të ngrejë zërin në mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe të mbijetuarave duke advokuar dhe siguruar shërbimet më të mira për to. Nuk mjafton një krevat për një natë që një grua të shpëtojë nga dhunuesi. Lipset një plan i detajuar dhe i stërgjatur deri në sistemimin përfundimtar. Shteti i lë viktimat në dorë të fatit. I hedh në rrugë me papërgjegjshmëri dhe pandjeshmëri totale, ndërkohë që agresori shëtit i lirë.

Ministrja e Drejtësisë duhet të kursejë nga buxheti i institucionit duke filluar me qëndrimet e saj në hotele më të lira e t’i investojë këto para në krijimin e qendrave të mbrojtjes së grave e fëmijëve të tyre. Një qendër në kryeqytet nuk përballon numrin e madh të viktimave të dhunës. Sepse shteti shqiptar është duke prodhuar nga dita në ditë, përmes dështimeve të politikave sociale monstra brenda familjes.

Ministrja e Drejtësisë, si një grua, duhet të ketë më tepër ndjeshmëri ndaj fëmijëve që rrezikohen të rriten pa nënë, duke këmbëngulur në dhënien e drejtësisë ndaj autorëve që në hapat e para të proceseve penale. Nuk është masë mbrojtëse të japësh një urdhër mbrojtjeje ku autori qëndron në të njëjtën shtëpi me të drejtën për të përdorur të njëjtën kuzhinë. Tingëllon kaq qesharake dhe njëkohësisht e rrezikshme dhe aspak mbrojtëse për gruan dhe fëmijët.

Ministrja e Drejtësisë duhet t’i ushtrojë mirë funksionet e saj në tryezat e rrumbullakta e të kërkojë seriozitet e zbatim të ligjeve nga të gjithë anëtarët e mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të viktimave. Këto tryeza të mos shërbejnë vetëm për socializim mes kolegësh.

LEXO EDHE:  Besnik Aliaj sulmon Veliajn/ Tirana 2030, çdo centimetër e betonizuar!

LEXO EDHE:  Erion Veliaj përfshihet sërish në skandal/ Pazare dhe afera korruptive në Bashkinë e Tiranës?

Ministrja e Drejtësisë duhet t’i shfrytëzojë takimet me ambasadorët për të thithur grante në dobi të të drejtave të viktimave të krimit, në mënyrë që ligji të funksionojë ashtu siç shkruhet në letra. Ambasadorët zor se do t’i rezistonin një kërkese të tillë.

Ministrja e Drejtësisë nëse nuk ka lot të derdhë për fëmijët e mbetur sot e dje pa nënë, t’i vijë turp kur të dalë me buzët vesh më vesh e të flasë për sukseset e drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë duhet të dijë se drejtësia nuk është reforma e famshme. Reforma është veç një instrument ndëshkimi në kërkim të kokave të turkut. Drejtësia nuk ka të bëjë vetëm me autorët. Drejtësia është e lidhur me të harruarit prej saj-viktimat. Nëse të drejtat e viktimave dhe të mbijetuarve respektohen dhe zbatohen me prioritet atëherë drejtësia do të jetë në rrugën e duhur.

Drejtësia nuk ekziston nëse viktimat harrohen pas 3 ditësh nga shteti, për t’u kujtuar vetëm nga ata që zemrën e kanë të shqyer prej dhimbjes.

Si fjete mbrëmë ti Etilda? Në ç’nënkresë të butë hoteli luksoz e mbështete kokën? A të shkoi ndër mend vallë se në të njëjtën orë kur ti ëndërroje, qindra gra nuk vunë gjumë në sy prej frikës se të nesërmen nuk do t’i hapnin më.

Ndërsa ti Etilda i hape sytë sot në mëngjes, pive kafenë e qetë, krehe flokët me kujdes, vendose buzëkuqin e preferuar, mbathe këpucët me taka dhe zbrite ashensorin me bodyguard shoqëruar.

Ule pak kokën Etilda, jo për të parë shkëlqimin e këpucëve të tua, por të mendohesh se nga t’ia fillosh nga puna në mbrojtjen e grave, nënave dhe fëmijëve./ Flas shqip.ca/

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Shitën vendin dhe vodhën shqiptarët”/ Paralajmëron Ngjela: Të korruptuarit do eleminiohen përfundimisht

Publikuar

-

Nga

ngjela deputetet e opozites deshmore

Të gjithë politikanët që do të duan të drejtojnë Shqipërinë, duhet ta njohin me themel doktrinën e presidentit amerikan Woodrou Wilson.
Ajo ka qenë doktrina që, në vitin 1919, shpëtoi Shqipërinë dhe shqiptarët nga asgjësimi i plotë, por që kulmin e arriti me doktrinën e presidentit amerikan Bill Klinton. Doktrina Klinton, pasi shkatërroi tiraninë në ngjitje, Berisha, në vitin 1997, erdhi dhe çliroi Kosovën në vitin 1999.

Politika serbeve ka qenë dhe është një politikë gjenocidiale. Ky në fakt është mendimi aktual amerikan dhe gjerman.
Po politika shqiptare? Ajo ka 100 vjet që është e shitur në Beograd dhe në Moskë.
Në vitin 1920, me vrasjen historike të Esat Toptanit, u duk sikur shqiptarët do të shpëtonin nga zgjedha e të shiturve. Por kjo nuk zgjati më shumë se katër vjet.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Rama- Basha, një dialog skizofrenik

LEXO EDHE:  Erion Veliaj përfshihet sërish në skandal/ Pazare dhe afera korruptive në Bashkinë e Tiranës?

Dhe shitja e interesit kombëtar vijon edhe sot. Por, shqiptarët tani janë në segmentin e fundit të sundimit të tyre nga të shiturit: të shiturit do të eliminohen përfundimisht nga reforma antikorrupsion.

Edhe shqiptarët, këtë po presin: çlirimin nga të korruptuarit hajdutë që, pikërisht pse kanë qenë dhe janë të tillë, janë shitur kundër Shqipërisë dhe kanë vjedhur shqiptarët.

 

LEXO TE PLOTE