Connect with Us

Hiqet pjesërisht taksa ndaj mallrave të Serbisë/ Paralajmëron Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Hiqet pjesërisht taksa ndaj mallrave të Serbisë/ Paralajmëron Albin Kurti

Publikuar

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot se do të heqë taksën 100% që Kosova ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje-Hecergovinës.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një delarate për shtyp, ku tha se tarifa do të hiqet pjesërisht.

“Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, është shprehur Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se kjo është një shenjë gatishmërie për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë, të cilën e ftoi të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë.

Kurti deklaroi se nëse Serbia vazhdon fushatën miqësore, nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht tarifa për një periudhë 90 ditëshe.

LEXO EDHE:  “I miri, i keqi dhe toka e askundit”/ Goxhaj paralajmëron shqiptarët e Kosovës

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditëshe. BE-ja ta zhvillojë lartë këtë veprimin tonë, duke filluar liberalizimin e vizave. Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e Qeverisë së Kosovës për eliminim e barrierave ekonomike, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të nisë me implementimin e reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e më pas në fushën ekonomike e politike”, nënvizoi ai, ndërsa paralajmëroi se nëse pala serbe nuk reflekton, atëherë do të rikthejë përsëri tarifën nga data 15 qeshor ./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rriten tensionet/ 5 anije turke hyjnë në ujërat greke, Athina thirrje të forta

Publikuar

-

Nga

Rriten tensionet/ 5 anije turke hyjnë në ujërat greke, Athina thirrje të forta

Një anije sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë pasditen e sotme në ujërat greke, duke përshkallëzuar edhe më tepër tensionet mes dy vendeve.

Mediat greke raportojnë se anija sizmografike e shoqëruar me katër anije luftarake turke hynë në skajin lindor të raftit kontinental grek.

Mësohet se përballë saj janë vendosur menjëherë tre luftanije greke dhe në këtë rajon është përhapur Flota detare e Greqisë.

Autoritetet greke kanë bllokuar transmetuesin e anijes sizmografike turke, e cila ka hedhur në det kabllot e kërkimeve, ndonëse kërkimet janë të pamundura të kryhen për shkak të zhurmës që krijohet nga anijet luftarake.

LEXO EDHE:  Thaçi për “Der Standard”: Serbinë do ta padisim për gjenocid

LEXO EDHE:  “I miri, i keqi dhe toka e askundit”/ Goxhaj paralajmëron shqiptarët e Kosovës

Kathimerini raporton se marina greke po monitoron nga afër anijen kërkimore turke ndërsa çdo 15 minuta transmetohen mesazhe duke kërkuar largimin e saj nga zona, ndonëse ende nuk ka tërheqje.



Kujtojmë se tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë ndezur pasi qeveria e Ankarasë njoftoi dërgimin e një anije për të kryer shpime për qëllime studimi në ujërat e pretenduara nga të dyja vendet.

Turqia e kundërshton këtë veprim, duke u shprehur se ishulli është shumë i vogël, dhe mjaft larg pjesës kontinentale të Greqisë./ CNA.al

Çfarë po ndodh me tensionet Turqi-Greqi, dhe cilat janë rrënjët e konfliktit

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tjetër bilanc i zi në Kosovë/ 14 viktima nga Covid-19 dhe qindra raste të reja

Publikuar

-

Nga

Tjetër bilanc i zi në Kosovë/ 14 viktima nga Covid-19 dhe qindra raste të reja

Situata në Kosovë vijon të jetë alarmante nga pandemia e koronavirusit.

Në 24 orë e kanë humbur jetën nga koronavirusi 14 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 341.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 506 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 172 prej tyre.



Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.

LEXO EDHE:  Haradinaj i dorëzon Thaçit platformën për dialogun me Serbinë

LEXO EDHE:  Haradinaj i dorëzon Thaçit platformën për dialogun me Serbinë

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 341 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10.419./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapja e shkollave në Kosovë/ Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se po përgatitet një udhëzues për organizimin e vitit të ri shkollor, për hartimin e të cilit po studiohen edhe përvojat e vendeve të tjera.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoti thotë se vendimi final do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike duke theksuar se në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen komunat.



“Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera.
Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet.
Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor. Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”, shkruan Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE