Connect with Us

Meta vijon betejën “dhëmbë për dhëmbë” me mazhorancën/ Rrezikojmë të kthehemi 30 vite pas  

Politikë

Meta vijon betejën “dhëmbë për dhëmbë” me mazhorancën/ Rrezikojmë të kthehemi 30 vite pas  

Publikuar

-

Në një intervistë me studiot qendrore të grupit Euronews në Francë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, këmbënguli edhe një herë se në Shqipëri po vendoset një regjim njëpartiak me strukturë kriminale, që do të marrë nën kontroll të gjitha pushtetet, përfshi gjykatën kushtetuese dhe të drejtën e presidentit për të zgjedhur disa nga gjykatësit kushtetues, ndaj ai i ka bërë thirrje popullit që të dalë në rrugë e të mbrojë institucionet demokratike të vendit.

“Duhet të them që sot po jetojmë në një regjim njëpartiak. Rrezikojmë të kthehemi 30 vite më parë, kur ishim Koreja e Veriut e Europës.

Po jua shpjegoj tani. Kjo është harta kushtetuese e Shqipërisë, që përfaqëson të gjitha institucionet në Kushtetutën tonë, që duhet të garantojnë pavarësinë dhe barazinë e pushteteve. Ky është pushteti ekzekutivi. Ka një parti, atë në pushtet. Dhe një parti në zgjedhjet e paligjshme dhe antikushtetuese  të kryera në të gjithë vendin.

Duhet të them që kjo parti, në bashkëpunim me krimin e organizuar, me dosjet që vazhdojnë të flenë në Prokurori prej tri vitesh, kanë manipuluar vullnetin e popullit duke mashtruar me zgjedhjet. E gjithë Europa ka vite që kërkon të bëhen hetime, por s’ka ndodhur asgjë.

Këtu është parlamenti. Është parlament një-partiak, me 122 deputetë, nga 140 në total. Sepse të gjithë deputetët e opozitës, nga zgjedhjet e fundit, i lanë parlamentin për shkak të sjelljes autokratike të shumicës…”-tha Meta.

I pyetur nëse bëhet fjalë për një përplasje politike midis presidentit dhe kryeministrit, i cili ka kërkuar ta shkarkojë për shkak se ka dalë përtej rolit të tij unifikues, Meta tha se nuk është aspak rasti dhe se e vetmja arsye që po i bën këto thirrje është për të mos lejuar që Shqipëria të rikthehet edhe një herë në regjimin njëpartiak të 30 viteve më parë.

LEXO EDHE:  Meta sqaron vendimin për kthimin e pr.ligjeve/ Shkelnin Kushtetutën

“Jo, nuk është luftë politike. Po luftoj për rendin ligjor në Shqipëri, për të mbrojtur demokracinë nga regjimi një-partiak që ka zaptuar çdo institucion të pavarur në këtë vend, dhe tani do të kapë Gjykatën Kushtetuese.”-theksoi presidenti.

Për sa i përket ndikimit që do të ketë kjo përplasje në vendimin e BE-së në lidhje me negociatat, Meta tha se ajo që ka për të bërë që negociatat të mbeten gjithnjë një ëndërr për shqiptarët është pikërisht sjellja e kësaj qeverie dhe përpjekjet e saj për të kapur të gjitha institucionet duke manipuluar opinionin publik, ndaj qytetarët duhet ta marrin situatën në dorë më 2 mars.

“Mik i dashur, ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese, në bazë të Kushtetutës dhe integritetit, është një nga kushtet kryesore të Bundestagut gjerman dhe partnerëve europianë. Shqipëria ka shumë probleme me rendin ligjor, por nëse vazhdojmë me këtë drejtim, hapja e negociatave do të mbetet ëndërr  për vite me radhë.”-deklaroi presidenti Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Veliaj publikon foto me qenin/ Qytetari nuk përmbahet: Inshallah të ha turinjt o hajdut i dreqit

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto me një qen.

Veliaj shihet që mban një maskë të zezë, ndërkohë që përkëdhel qenin.

Por një qytetar i irrituar me kryebashkiakun e Tiranës e ka mallkuar këtë të fundit, duke thënë ishallah e ha qeni.



“Inshallah të ha turinjt o hajdut i dreqit se edhe ai s’të do e jo më do të duan njerëzit ty”, shkruan qytetari, por Veliaj nuk ka preferuar t’i përgjigjet komenteve.

LEXO EDHE:  Rama reagon sërish për Teatrin/ Publikon statusin e aktores së njohur

LEXO EDHE:  Deklarat e Ramës në Kosovë/ Alizoti: Skandal politik e diplomatik

Ndërkohë, një qytetar tjetër ka lënë një koment pikant. “E paske gjetur shokun më në fund”, komenton ndjekësi.

Ashtu siç është vënë re, çdo ditë qytetarët e pakënaqur nga qeveria dhe puna e Veliajt, e “masakrojnë” me komente kryebashkiakun në postimet që ai publikon në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-deputeti “nxjerr zbuluar” Ramën/ “Qëllimi i fshehtë” i kryeministrit: Tmerrohet nga…

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti “nxjerr zbuluar” Ramën/ “Qëllimi i fshehtë” i kryeministrit: Tmerrohet nga…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka publikuar një fotomontazh të kryeministrit Edi Rama dhe ka reaguar për hapjen e listave.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasa deklaron se Ramën e tmerron vota e shqiptarëve.

Demokrati pretendon se kreu i qeverisë nuk e do hapjen e listave, por sipas tij do që të ndryshojë kushtetutën që të ndalojë koalicionet parazgjedhore.



“Pasi e rrënoi Shqipërinë për 7 vjet Edi Rama është i tmerruar nga vota e shqiptarëve. Ai vazhdon cirkun dhe piruetat e propagandës duke shpikur çdo lloj alibie për të bllokuar bashkimin e madh qytetar kundër tij. Është e qartë për të gjithë që fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve parazgjedhore.

LEXO EDHE:  Video e nënës nga Vlora/ Deputeti shpërthen ndaj Ramës e Bashës: Palaço të pështirë!

LEXO EDHE:  Fushata e llogaridhënies/ Ish-deputeti i “çjerr” maskën Ramës

Edi Rama e di mirë që tashmë ka ngelur vetëm dhe në mënyrë të dëshpëruar po kërkon të bllokojë koalicionet duke premtuar fund listat e hapura, duke lene shumicen e qarqeve me lista defakto te mbyllura. Edi Rama nuk e do hapjen e listave, ai thjesht do që të ndryshojë kushtetutën që të ndalojë koalicionet parazgjedhore”, shkruan ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kategoria e Dytë zbret në fushë, njihuni me takimet e ditës së sotme

Publikuar

-

Nga

Kategoria e Dytë do të zbresë sot në fushë, me takimet e vlefshme për Play Off-in e Grupit A. Luzi 2008 përballet me Gramshin, në një 90 minutësh që pritet të jetë mjaft interesant, duke u bazuar në atë që kemi parë gjatë gjithë edicionit futbollistik. Luzi 2008 doli e dyta në kampionat (53 pikë), ndërsa gramshiotët të pestët me 38 pikë.

LEXO EDHE:  Rama reagon sërish për Teatrin/ Publikon statusin e aktores së njohur

LEXO EDHE:  Meta sqaron vendimin për kthimin e pr.ligjeve/ Shkelnin Kushtetutën

Dueli tjetër është ai mes Partizanit B dhe Sopotit, me kryeqytetasit që në fund u renditën të tre-tët me 45 pikë. 4 pikë më pak grumbulloi Sopoti, ndaj sot ballafaqimi direkt do të thotë shumëçka. Të dyja ndeshjet luhen në orën 17.00.

Ndeshjet, Play Off:



Luzi 2008 – Gramshi

Partizani B – Sopoti

LEXO TE PLOTE