Connect with Us

Meta reagon pas kritikave të moderatorëve të emisionit “Stop”/ Mesazhi i fortë për qytetarët

Politikë

Meta reagon pas kritikave të moderatorëve të emisionit “Stop”/ Mesazhi i fortë për qytetarët

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar publikisht dy moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, të cilat deklaruan se do të bëheshin pjesë e këtij manifesti.

Teksa i quan zëdhënës të fuqishëm të interesit publik, kreu i shtetit bën thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, ku përveç mbrojtjes së Kushtetutës, të mbrohet dhe liria e mediat.

“E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!

Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.

LEXO EDHE:  Pse Rama ka frikë Ilir Metën?

Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit.”-shkruan Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjyqtarët, jo betim te Presidenti/ Neritan Ceka: Njësoj si të martohesh, por mos shkosh te prifti dhe bashkia

Publikuar

-

Nga

Politikani Neritan Ceka, i pranishëm në studion e emisionit “Arena”, në RTV Ora, u shpreh se nuk është dakord që betimi i gjyqtarëve të mos bëhet tek Presidentit.

Sipas tij akti i betimit është një kontroll check and balance, është një garanci që kjo martesë do shkojë mirë.

 “Nuk mund të duroj dot aktin e fundit që betimi përpara Presidentit të hiqet dhe të zëvendësohet me një shkresë që ti ja çon presidentit. Është njësoj sikur të shkosh të martohesh dhe të mos pranosh të jesh as përpara priftit as përpara kryetarit të bashkisë.

LEXO EDHE:  Hyri nën rrënoja për të shpëtuar të prekurit nga tërmeti/ Meta i jep Titullin e Lartë mjekut hero

LEXO EDHE:  Blushi i përgjigjet Dvoranit/ Ne jemi të vendosur për drejtësi  

Akti i betimit është një kontroll check and balance, është një garanci që kjo martesë do shkojë mirë. Pra unë këtu merakosëm. Do ti bjerë edhe në kokën e tyre kjo  check and balance që e kanë shkatërruar përfundimisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama shigjeton opozitën/ “Tek ne ka nga ata që për inat të vjehrrës, janë p*lluar me mullixhiun”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Moskën si kryetari i OSBE-së, në një prononcim për “Real Story” ka folur për ndikimin rus në Shqipëri.

Rama u shpreh se nuk e përjashton një gjë të tillë, ndërsa ka shigjetuar opozitën shqiptare.

Rama theksoi se në Shqipëri ka mjaftueshëm nga ata shqiptarë, të cilët, sipas tij, bëjnë ashtu siç do donte Rusia, pa qenë fare nevoja që ky shtet të ndërhyjë.

“Në Shqipëri i kemi mjaftueshëm ata që janë shqiptarë dhe që bëjnë si do donte Rusia, pasi nuk nevojë që të thotë ky shtet. Ata s’janë rusofil. S’po them se Rusia ka një axhendë siç bën në vendet e tjera, pasi në Shqipëri kemi nga ata që ‘Për inat të vjehrrës flenë me mullixhiun’. Nëse e trajtojnë si vjehrrë Shqipërinë për shkak të qeverisë, vetvetiu bëjmë punën e mullixhiut. Kemi njerëz në media, në politikë.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Spartak Ngjelës/ Berisha, Rama, Meta dhe Basha janë “ngelës”

LEXO EDHE:  Hyri nën rrënoja për të shpëtuar të prekurit nga tërmeti/ Meta i jep Titullin e Lartë mjekut hero

Unë nuk e përjashtoj, por në Shqipëri historikisht ne kemi bërë punët e forcave jomiqësore ndaj nesh më mirë se sa do t’i bënin forcat jomiqësore po të ishin vetë, që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun dhe pa e pas mullixhiu fare në axhendë këtë punë”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sot vdiq Lady Makbeth, kriminelja e Shqipërisë”/ Shkrimtari Kostreci për Nexhmije Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Shkrimtari Uran Kostreci, ish i denuar politik i regjimit komunist, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Nexhmije Hoxha, gruas së diktatorit Enver Hoxha, i cili sundoi Shqipërinë me grusht të hekurt për dekada me radhë.

Kostreci thekson se sot shqiptarët janë gëzuar pasi iku një person i urryer.

Unë po ju them se sot ka vdekur Lady Makbeth. Ajo nuk ishte vetëm e shoqja e Enver Hoxhës, i cili ka bërë një mal me krime në kurriz të shqiptarëve, por ishte edhe bashkëpunëtore e tij në këto krime.

Mendoj se shqiptarët janë gëzuar sot me këtë lajm, se iku një person aq i urryer.

Megjithatë, kjo vdekje nuk e mbyll as dosjen e diktaturës as kapitullin e nostalgjikëve të regjimit komunist.

Urojmë që ajo të tërheqë këmbën zvarrë dhe të marrë me vete edhe ca nga këta nostalgjikët e diktaturës, se ende janë shumë. Ata janë mjaft të rrezikshëm, sepse disa kanë qenë edhe vet në terren gjatë aksioneve kriminale të diktaturës, madje kanë bërë edhe vrasje me dorën e tyre.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Spartak Ngjelës/ Berisha, Rama, Meta dhe Basha janë “ngelës”

LEXO EDHE:  Meta në Maltë/ Komision të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik

Ne të dënuarit politikë nuk vrasim njeri, sepse ky është ndryshimi ynë me ata.

Krimet që ka bërë ajo klikë, ajo kastë, ajo mafie komuniste kanë qenë të tmerrshme dhe vërtet njeriu duhet të gëzojë kur nga këta njerëz kaq të urryer largohen nga kjo jetë dhe na hiqen qafe e të mos i shohim më të paktën.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE