Connect with Us

Meta i vendosur të mos lëshojë karrigen/ Zbulon emrin e “zëvendësuesit” që ka gati mazhoranca

Politikë

Meta i vendosur të mos lëshojë karrigen/ Zbulon emrin e “zëvendësuesit” që ka gati mazhoranca

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk do ta japë dorëheqjen pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për ta shkarkuar.

Meta tha në emisionin “Opinion” se nuk do lejojë t’ia zërë vendin Baton Haxhiu, duke ngritur kështu aludimet se mazhoranca mund të propozojë emrin e këtij të fundit pas shkarkimit të tij.

“Unë të jap dorëheqjen që të zgjidhen ca tipa? Të iki unë dhe të bëhet Batoni President i Shqipërisë? Unë e dua shumë Batonin por jo”, deklaroi Kreu i Shtetit.

LEXO EDHE:  Meta pritet nga Presidenti i Greqisë, z. Prokopis Pavlopoulos

Ndërkohë, përmendim këtu se Baton Haxhiu njihet si një ndër analistët kosovarë që mbështet më së shumti mazhorancën qeverisëse në Shqipëri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

  1. ilo sulollari

    27 Shkurt, 2020 at 10:15 pm

    Like kryehajduti eshte nje surratmut njeri qe ka vjedhur e grabitur gjithe floririn e shqiptareve ,prandaj le te jape nje here llogari e pastaj t”u çaje trapin njerezve

  2. beni

    27 Shkurt, 2020 at 10:39 pm

    Do jete Halim Kosova pas heqes se Metes

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpërthen lënda plasëse në një automjet në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një automjet ka shpërthyer gjatë orëve të vona të natës në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr.
Sipas policisë në automjetin tip “Volksëagen” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.
Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fevziu i dhuron stilolaps/ Meta puth live Kushtetutën dhe ia fal moderatorit

Publikuar

-

Nga

Gazetari Blendi Fevziu i ka dhuruar mbrëmjen e sotme në emisonin e tij një stilolaps të personalizuar presidentit Ilir Meta.

“Ne të kemi dhuruar një stilolaps, që është përgatitur me portretin e Skënderbeut, stemën e Republikës, me emrin e Opinion dhe me siglën tuaj”, tha Fevziu, ndërsa e pyeti nëse do ta firmosë me këtë stilolaps dekretin e 2 marsit.

Meta deklaroi se në mos dekretin e 2 marsit, një dekret tjetër të rëndësishëm do ta firmosë. Në këmbim të kësaj dhurate, moderatori i ka kërkuar një kopje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe Kreu i Shtetit pas një hezitimi ia fali.

LEXO EDHE:  Ilir Meta do “kokën” e Saimir Tahirit

LEXO EDHE:  Pjesë nga ditari i Ilir Metës/Petrit Vasili spiunoi për drogën në Skrapar

“Do duhet ta mbash në një vend të nderuar dhe gjithë shqiptarët do e kuptojnë që kjo është Shqipëria jonë, kjo është Amerika jonë, kjo është Europa jonë dhe vetëm duke dashur Kushtetutën siç duan amerikanët Kushtetutën e tyre, gjermanët Kushtetutën e tyre, do bëhemi ai vend që kanë aspiruar të parët tanë dhe që të jetojnë dhe të shkëlqejnë fëmijët tanë këtu dhe jo të shkëlqejnë në vendet e tjera të botës. Unë po e puth dhe ta mbash me dinjitet këtë Kushtetutë”, nënvizoi presidenti para se t’ja jepte Fevziut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me qetësi dhe dashuri”/ Meta ndryshon “moton” e tij

Publikuar

-

Nga

“Me qetësi dhe dashuri” ka qenë “motoja” e presidentit Ilit Meta.

Teksa ishte i ftuar në studion e Opinion, një nga komentuesit ka pyetur Metën se “ku vajti shprehja e tij me qetësi dhe dashuri” dhe se “nëse është e nevojshme do t’ja vendosni gjoksin topit si Mic Sokoli”.

Presidenti tha se shprehja e tij “me qetësi dhe dashuri” përdorej nga ai kur ishte kreu i Kuvendit kur sipas tij institucionet ekzistonin ende.

LEXO EDHE:  Meta pritet nga Presidenti i Greqisë, z. Prokopis Pavlopoulos

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/ Ilir Meta një i çmendur me rrezikshmëri të lartë publike

“I lavdishëm kujtimi i Mic Sokolit se ai jeton ende. Me qetësi dhe dashuri ishte në parlament sepse unë përpiqesha ti qetësoja të gjithë aty. Institucionet ishin, kishte gjykatë kushtetuese kishte gjykatë të lartë madje bëmë edhe nja dy punë të mira aty. Tani duhet me qetësi dhe drejtësi sepse situata është katastrofike sepse po shpopullohet Shqipëria”, tha Presidenti Meta.

LEXO TE PLOTE