Connect with Us

Merz shpjegon kursin e tij/ “Kjo nuk është një zhvendosje në të djathtë”

Bota

Merz shpjegon kursin e tij/ “Kjo nuk është një zhvendosje në të djathtë”

Publikuar

-

Kandidati për kryesinë e CDU-së, Friedrich Merz i ka hedhur poshtë pretendimet se ai dëshiron ta zhvendosë CDU-në në të djathtë. Askush në parti nuk e dëshiron këtë, tha ai.

“CDU duhet të gjejë përsëri kursin e vet,” thotë Friedrich Merz në lidhje me kandidaturën e tij për postin e kryetarit të CDU-së. Ndër të tjera, ai dëshiron të fitojë përsëri nga AfD ish-votuesit e CDU – për shembull me një angazhim konsekuent kundër migrimit të paligjshëm. Merz e kishte njoftuar këtë në konferencën e tij të shtypit, ku njoftoi kandidimin e tij. Kur u pyet nëse dëshiron të luftojë radikalizmin në rritje të krahut të djathtë me çështje të tilla si kontrollet kufitare dhe krimi në klane, ai u përgjigj “po” – dhe kështu pasuan pyetje të tjera.

A dëshiron Merz-i ta zhvendosë partinë më tej në të djathtë? Ai e kundërshton këtë. “Nuk ka askënd në CDU që dëshiron që partia të zhvendoset në të djathtë”, tha 64-vjeçari në televizionin gjerman ARD. Përkundrazi, ai dëshiron që CDU-ja të zhvendoset “përsëri në qendër”. Aty ndodheshin dikur votuesit besnikë, të cilët fatkeqësisht kanë “humbur”.

Ai bëhet garant që CDU-ja ta zgjerojë përsëri “spektrin” e saj, theksoi Merz. Ajo duhet të fitojë përsëri si zgjedhësit liberalë ashtu edhe ata konservatorë. Ajo gjithashtu duhej të bëhet më tërheqëse për të rinjtë. “Kjo nuk është zhvendosje në të djathtë,” theksoi Merz. CDU duhet përkundrazi të gjejë përsëri kursin e vet. Për këtë nuk duhet të matet as me AfD-në e as me Partinë E Majta nëse dëshiron të “mbijetojë si një Parti e madhe Popullore”.

“Konkurrenca e hapur është e mirë për partinë”

Merz-i njoftoi zyrtarisht kandidaturën e tij për pasardhësin e kryetares së CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer. Pak para konferencës për shtyp të Merzit në orët e vona të mëngjesit, Armin Lascheti kishte deklaruar gjithashtu kandidaturën e tij. Ai mbështetet nga Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Jo, atij nuk ia morën spektaklin, tha Merzi. “Unë e llogarisja që Armin Laschet-i dhe Jens Spahn-i të përpiqen të ecin së bashku,” tha 64-vjeçari. Për të kjo është një garë e hapur dhe kjo është e mirë për CDU.

“Jo luftë për pushtet – një vendim për drejtimin”

Ajo që po ndodh aktualisht në parti nuk është një luftë për pushtet, thotë Merz, por “një vendim për drejtimin”. Laschet dhe ai kishin pikëpamje të ndryshme për këtë. Në një kohë që Lascheti është i mendimit se “ne thelb duhet të vazhdojmë të veprojmë si më parë”, thotë Merzi: “Unë besoj se duhet të korrigjojmë kursin për çështje të ndryshme, se CDU gjithashtu ka nevojë për një fillim të ri dhe ripërtëritje.”

Lascheti ritheksoi përsëri theksoi objektivin e integrimit të rrymave të ndryshme të CDU. Ai kishte zhvilluar shumë biseda gjatë ditëve të kaluara “në mënyrë që ne të shfaqemi në ekip, në mënyrë që të gjitha drejtimet në parti të kenë vendin e tyre,” tha ai në temat e përditshme. Spahn gjithashtu e mbështet idenë e ekipit: kryesorja është që të bashkojmë CDU-në, tha ai. Laschet është njeriu ideal për këtë.

Brinkhausi kërkon besnikëri nga humbësit

Përveç Merzit dhe Laschetit, për pasardhësin e Kramp-Karrenbauerit kandidon edhe eksperti i politikës së jashtme dhe ish-ministri i Mjedisit Norbert Röttgen. CDU do ta caktojë kryetarin e saj të ri në një kongres të posaçëm të partisë, më 25 prill. Drejtuesi i Grupit Parlamentar të partive unioniste, Ralph Brinkhaus druhet për thellimin e polarizimit deri atëherë – dhe paralajmëron për acarim të situatës.”Profili i CDU-së është një gjë.”Arti i madh në një parti popullore është që ajo t’i “përfshijë të gjithë”, tha për Rrjetin Redaksional Gjermania.

Dhe menjëherë pas kësaj ai shprehu një dëshirë për periudhën pas 25 Prillit: Kushdo që humbet në zgjedhjen e kryetarit të ri, duhet ta pranojë këtë. Humbësit duhet të bien dakord të “mbështesin me besnikëri kryetarin e ri” dhe më pas edhe ta bëjnë këtë./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“Ultimatumi” i DASH/ Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe.

Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, gjatë takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të mërkurën, Sekretari Pompeo i bëri thirrje Kosovës të shfrytëzojë momentin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve që synojnë krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sekretari Pompeo, sipas zëdhënëses “pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregëtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizmimin e përgjithshëm të marrëdhënieve”.

Sekretari i Shtetit, sipas zëdhënëses, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

ekretari Pompeo përshëndeti zgjedhjet e fundit dhe formimin e qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik për begatinë e Kosovës.

Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë.

LEXO EDHE:  Largimi i mjekëve/ “Opinion” publikon shifrat alarmante

LEXO EDHE:  Largimi i mjekëve/ “Opinion” publikon shifrat alarmante

Po të mërkurën Presidenti Thaçi u takua në Pentagon me Zv/Sekretarin e Mbrojtjes David L. Norquist.

Sipas zyrës së shtypit të Pentagonit, zv/sekretari Renquist përshëndeti Kosovën në vitin e saj të parë të një plani tranzitor 10 vjeçar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë.

Zv/Sekretari i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për ndikim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor.

Edhe zyrtari i lartë i mbrojtes, bëri thirrje që të shfrytëzohet momenti i krijuar nga angazhimi i të dërguarit të posaçëm presidencial Richard Grenell, që Kosova dhe Serbia të rifillojnë përpjekjet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të jetë një mjedis i sigurtë dhe i qëndrueshëm./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Epiqendra afër Karpathos

Publikuar

-

Nga

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë, i shkallës Rihter ka goditur Greqinë, rreth orës 4:20 në një zonë detare pranë Karpathos.

Sipas Institutit Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës, thellësia fokale e dridhjes është e vendosur në 10 km dhe përqendrimi në 85 km në juglindje të Karpathos dhe 143 km në jug të Rodos.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Apeli vërteton dënimin me burg ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit, Agim Ademit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte vendosur ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Gjithashtu, dënimi me burg me efektiv prej një viti, gjykata e shkallës së dytë ia ka vërtetuar edhe të akuzuarit tjetër, Muharrem Rama, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kështu, Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe avokatëve mbrojtës.

“A.A. dhe M.R. janë shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale të detyrimit në tentativë, nga neni 267 paragrafi 2, lidhur më paragrafin 1, lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Kosovës(KPK), dhe janë gjykuar, i pari më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 9(nëntë) muajve, ndërsa i dyti më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti. Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar, nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nuk është shkelur ligji penal dhe se gjendja faktike, është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë. Apelit vlerësoj se dënimi i shqiptuar është në proporcion më shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, shkallën e përgjegjësisë se akuzuarve dhe në funksion të qëllimit të përcaktuar me ligj”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMË X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Lidhur me këtë akuzë, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtor Ademin dhe Ramën për veprën penale, detyrim në tentativë.
Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

LEXO EDHE:  Mijëra luftëtarë të IS të pazbuluar në Gjermani?

LEXO EDHE:  “Nuk është prioriteti ynë”/ Gjermania refuzon të ndihmojë financiarisht Turqinë

Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Ademi dhe Rama gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës të pandehurit Ademi dhe Rama akuzohen për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.
Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMË X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”./Express

LEXO TE PLOTE