Connect with Us

“Me ngatërron me gjuhën e Monikës”/ Meta nuk ia përton Gjonajt

Politikë

“Me ngatërron me gjuhën e Monikës”/ Meta nuk ia përton Gjonajt

Publikuar

-

Presidenti, Ilir Meta, ka komentuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila tha se akuzat e Presidentit janë spektakël.

Teksa e quan “falsifikatore”, Meta thotë se Gjonaj e ngatërron atë me gjuhën e Monikës.

“Si mund te merrem unë me një fallsifikatore. Ajo më ngatërron me gjuhën e Momikës, atë ta zgjidhin me njëra tjetrën. Bashkëshorte është në shtëpi ,jo në sjelljen time si president.
Nuk do të ketë asnjë ditë ndalesë pa zbardhjen e kësaj afere kriminale që përfshin Kuvendin, Gjyqësorin dhe Ministrinë e Drejtësisë”, tha Meta në studion e “Opinion”.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Reagon Meta

Meta ka shkuar sot në studion e emisionit “Opinion” me Kushtetutën në dorë për të cilën thotë se do e mbrojë deri në fund./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PAA “ultimatum” Ramës/ Eleminoni çdo vonesë dhe çdo deformim hileqar të reformës zgjedhore

Publikuar

-

Nga

PAA “ultimatum” Ramës/ Eleminoni çdo vonesë dhe çdo deformim hileqar të reformës zgjedhore

Partia Agrare Ambientaliste i ka drejtuar një kerkesë qeverisë që të eleminojë çdo deformim hileqar, në lidhje me reformën zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, PAA thekson se Rama me arrogancën dhe pa-përgjegjshmërinë e tij zvarrit dhe tenton të zvarrisë akoma më shumë plotësimin e 15 kushteve, për çeljen e negociatave me BE.

“PAA reagon për dështimet e përsëritura të Ramaqeverisë në plotësimin e kushteve për çeljen e negociatave. Rama me arrogancën dhe pa-përgjegjshmërinë e tij zvarrit dhe tenton të zvarrisë akoma më shumë plotësimin e 15 kushteve. Për të eleminuar çdo zvarritje dhe deformim të reformës zgjedhore, ambasadorja Juri Kim jep mesazhin publik të SHBA-së.Kancelaria Merkel theksoi se gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, do të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe do të shihet mundësia edhe për Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Reagon Meta

LEXO EDHE:  Vijon “lufta” Rama-Meta/ Gjashtë pyetje për ‘Gruan e Bilalit’ dhe video ku sulmon SHBA

Pasiguria e kancelares Merkel vjen nga papërgjegjshmëria e Ramaqeverisë për të plotësuar kushtet.

Pa plotësim të kushteve nuk ka çelje të negociateve, pa çelje të negociatave Shqipëria vuan keq-qeverisjen e saj.

Apeli i ambasadores së SHBA për plotësimin pa vonesë të reformës zgjedhore konfirmon qëndrimin e unifikuar të partnerëve strategjikë të vendit tonë për sfidat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.Parlamenti shqiptar ka përgjegjësinë historike të ndalë dështimet e përsëritshme dhe të kushtueshme të keq-qeverisjes së vendit dhe të pengesave dhe vonesave në procesin e integrimit euro-atlantik dhe përmbushjen e detyrime respektive.”-thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Leksioni i Sokol Olldashit 7 vite më parë/ Çfarë nuk mësoi kurrë Lulzim Basha

Publikuar

-

Nga

Leksioni i Sokol Olldashit 7 vite më parë/ Çfarë nuk mësoi kurrë Lulzim Basha

Ish-ministri i ndjerë i Transportit, Sokol Olldashi, në kohën që garonte për drejtimin e Partisë Demokratike, ka dhënë leksione mjaft të qartë dhe të forta sesi duhet të jetë një opozitë, dhe si duhet të bëjë detyrën e saj të oponencës përballë pushtetit.

Gjatë një takimi në Korçë të mbajtur në korrik të vitit 2013, pasi PD kishte humbur zgjedhjet parlamentare, Sokol Olldashi ndër të tjera shprehej se tashmë jemi në opozitë dhe duhet të sillemi si të tillë.

“Kemi nevojë të bëjmë disa përmirësime në disa drejtime. Ne jemi në opozitë dhe duhet të veprojmë si të tillë. Përballë nesh është qeveria e Edi Ramës dhe përballë tyre jemi ne, PD-ja, si forca e vetme opozitare drejtuese e të gjithë moralit të shoqërisë shqiptare”, tha në atë kohë Olldashi.

 Takimi i Sokol Olldashit në Korçë, korrik 2013

Duke folur për etiketimin e LSI-së së poli i tretë politik në vend, Olldashi tha se poli i tretë nuk ekziston. “Nuk ka më pol të tretë, jemi ne dhe kundërshtarët tanë politikë. Ky është një modelim që ne duhet ta bëjmë shumë shpejt. Jam i bindur se PD-ja do të bëjë opozitën më të mirë që ka parë ky vend ndonjëherë, opozitën më të fortë. Ne kemi nevojë të ftojmë brenda shtëpisë tonë të gjithë ata që e konsiderojnë veten dhe japin prova se janë të gatshëm të jenë opozitarë”, ka theksuar Olldashi.

Në vijim të fjalës së tij në Korçë, Olldashi është shprehur  “Të gjithë demokratët, kërkojnë nga ne arritjen e një rezultati dhe ne duhet të bëjmë çdo drejtues përgjegjës të rezultatit. I gjithë ky mekanizëm i përgjegjësisë, duhet domozdoshmërisht të shoqërohet me një nxitje të debatit dhe të konkurrencës së mirë brenda PD-së. Duhet të punojmë për strukturën e partisë e cila duhet të jetë më e nxitur drejt rezultatit. Nëse ne e krijojmë një mekanizëm të tillë, të stimulimit të karrierës brenda PD-së, unë jam i bindur, që kjo i bën vetëm mirë kësaj strukture dhe e bën më kërkuese ndaj këtij rezultati.”

LEXO EDHE:  Patriarku rus Kirill 45 minuta në zyrën e Metës/ Ja nga kush shoqërohet

LEXO EDHE:  “Presidenti si aplikacion që shkarkohet në internet!”/ Meta: Nuk më shantazhojnë dot

Olldashi tha se një tjetër pikë e rëndësishme e rimodelimit të partisë është edhe krijimi i një iventari kontributesh për çdo anëtar.

“Në listat e partisë janë 106 mijë anëtarë, por ne duhet të krijojmë një iventar të kontributeve, që karshi emrit të çdo anëtari të parties, të jetë i shënuar kontributi i tyre. Kjo duhet në mënyrë që ditën që do të rikthehemi në pushtet dhe ajo ditë është data e përballjes më të parë me kundërhtarin tonë politik, ne të mos ti harrojmë këta njerëz. Kjo do ta bënte strukturën të konsoliduar dhe të përgjegjshme ndaj rezultatit. Me këta tre elementë, ne fitojmë të gjitha shanset që në përballjen e pare, ne të jemi një forcë fituese.”-ka thënë shtatë vite më parë, Sokol Olldashi.

Sot jemi shtatë vite pas, në 2020, dhe në fakt ajo çfarë ka ndodhur është se asnjë prej atyre çfarë tha Olldashi në vitin 2013, nuk është plotësuar.

Sot kemi një opozitë që ka dorëzuar në tavolinë çdo pushtet. Kemi një opozitë, që më shumë se opozitë, është aleate e kryeministrit. Kemi njw kryetar opozite që bën pazare me kryeministrin, në funksion të mbajtjes së karriges së kreut të PD-së.

Kemi një PD të përçarë, me elitë të “shpartalluar” dhe një kryeministër që qeveris i qetë, pa asnjë lloj shqetësimi nga ata që duhej ta vinin me shpatulla pas muri çdo ditë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria është detyra e ëndrrave”/ Yuri Kim: Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria është detyra e ëndrrave”/ Yuri Kim: Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka drejtuar mesazhe të forta mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës.

Ndër të tjera Yuri Kim e ka cilësuar Shqipërinë si “detyra e ëndrrave”, ndërsa shtoi se të qënit këtu nuk ngjan me asgjë tjetër që ka provuar.

Ambasada e SHBA ka shpërndarë sot në faqen zyrtare, intervistën e plotë të ambasadores Yuri Kim.

“ Mendoj për cilindo Ambasador të SHBA, Shqipëria është detyra e ëndrrave, sepse rrethohesh nga njerëz që së pari, e duan Amerikën. Së dyti, është një vend ku kemi një marrëdhënie shumë të veçantë. Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar ndokund tjetër…” E ndoqët intervistën e Ambasadores Yuri Kim në Real Story mbrëmë? Nëse e humbët, mund të lexoni tekstin e plotë të intervistës në shqip duke klikuar këtu:  https://bit.ly/2ZUFGoD”-thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Reagon Meta

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Reagon Meta

LEXO TE PLOTE