Connect with Us

“Më ka humbur interesi për Monikën”/ Meta: Do tregoj mesazhin që i dërgova kur më gënjeu

Politikë

“Më ka humbur interesi për Monikën”/ Meta: Do tregoj mesazhin që i dërgova kur më gënjeu

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se i ka humbur interesi për LSI-në dhe kryetaren e saj Monika Kryemadhi.

Taksa është pyetur se më kë mendon që LSI do hyjë në koalicion, Meta tha se ka zero interes.
Ai tha se i ka humbur interesi për Kryemadhin, që kur la mandatet duke e gënjyer.

“Zero interes, interesi im është vetëm Kushtetuta!  Për Monikën më ka humb interesi që kur  la mandatet duke më gënjyer mua. Do ua tregoj shqiptarëve mesazhet që i kam dërguar Monikës dhe Vasilit siç tregova edhe atë të Edi Ramë”, tha Meta në studion e emisionit “Opinion”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. ilo sulollari

    27 Shkurt, 2020 at 10:46 pm

    Likja + Mona jane çifti kryehajdut dhe funderrine e vendit tone .

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpërthen lënda plasëse në një automjet në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një automjet ka shpërthyer gjatë orëve të vona të natës në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr.
Sipas policisë në automjetin tip “Volksëagen” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.
Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fevziu i dhuron stilolaps/ Meta puth live Kushtetutën dhe ia fal moderatorit

Publikuar

-

Nga

Gazetari Blendi Fevziu i ka dhuruar mbrëmjen e sotme në emisonin e tij një stilolaps të personalizuar presidentit Ilir Meta.

“Ne të kemi dhuruar një stilolaps, që është përgatitur me portretin e Skënderbeut, stemën e Republikës, me emrin e Opinion dhe me siglën tuaj”, tha Fevziu, ndërsa e pyeti nëse do ta firmosë me këtë stilolaps dekretin e 2 marsit.

Meta deklaroi se në mos dekretin e 2 marsit, një dekret tjetër të rëndësishëm do ta firmosë. Në këmbim të kësaj dhurate, moderatori i ka kërkuar një kopje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe Kreu i Shtetit pas një hezitimi ia fali.

LEXO EDHE:  Veliaj flet për marrëdhënien me LSI/Gjërat kanë ndryshuar me bërjen e Metës president

LEXO EDHE:  CNA i përgjigjet Haxhinastos/ Pse kemi qenë shumë profesionistë me ty

“Do duhet ta mbash në një vend të nderuar dhe gjithë shqiptarët do e kuptojnë që kjo është Shqipëria jonë, kjo është Amerika jonë, kjo është Europa jonë dhe vetëm duke dashur Kushtetutën siç duan amerikanët Kushtetutën e tyre, gjermanët Kushtetutën e tyre, do bëhemi ai vend që kanë aspiruar të parët tanë dhe që të jetojnë dhe të shkëlqejnë fëmijët tanë këtu dhe jo të shkëlqejnë në vendet e tjera të botës. Unë po e puth dhe ta mbash me dinjitet këtë Kushtetutë”, nënvizoi presidenti para se t’ja jepte Fevziut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me qetësi dhe dashuri”/ Meta ndryshon “moton” e tij

Publikuar

-

Nga

“Me qetësi dhe dashuri” ka qenë “motoja” e presidentit Ilit Meta.

Teksa ishte i ftuar në studion e Opinion, një nga komentuesit ka pyetur Metën se “ku vajti shprehja e tij me qetësi dhe dashuri” dhe se “nëse është e nevojshme do t’ja vendosni gjoksin topit si Mic Sokoli”.

Presidenti tha se shprehja e tij “me qetësi dhe dashuri” përdorej nga ai kur ishte kreu i Kuvendit kur sipas tij institucionet ekzistonin ende.

LEXO EDHE:  Rama: Rritja e LSI-tremb demokratet, ndaj fabrikojne akuza

LEXO EDHE:  Tjetër rrjedhje në LSI/ Braktiset Kryemadhi

“I lavdishëm kujtimi i Mic Sokolit se ai jeton ende. Me qetësi dhe dashuri ishte në parlament sepse unë përpiqesha ti qetësoja të gjithë aty. Institucionet ishin, kishte gjykatë kushtetuese kishte gjykatë të lartë madje bëmë edhe nja dy punë të mira aty. Tani duhet me qetësi dhe drejtësi sepse situata është katastrofike sepse po shpopullohet Shqipëria”, tha Presidenti Meta.

LEXO TE PLOTE