Connect with Us

Masat për koronavirusin/ Rama zbulon se ku do të ngrihet karantina

Politikë

Masat për koronavirusin/ Rama zbulon se ku do të ngrihet karantina

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, lidhur me masat e marra deri më tani për parandalimin e Koronavirusit në vend.

Rama bëri me dije se në rast se do të jetë e nevojshme karantina do të ngrihet në Kovalishencën e Durrësit, Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme.

Komitetit Teknik ka vlerësuar disa ambiente si përshtatshme si karantina. Është për të ardhur keq që kudo bëhet politikë, kudo ka debat, askund tjetër nuk ndodh që individë të zëshëm me mandat politik, të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve, duke përhapur panik, qoftë sa i përket kushteve dhe impaktit të një zone të karantinuar.

LEXO EDHE:  Vasili ironizon Ramën/ Çudi si Tereza May nuk të pyeti për dorëheqjen

Askund në asnjë pikë të globit nuk ekziston që karantinat të ndërtohen nëpër male, pyje, larg zonave të banuara. kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë. Në rastin e parë që do të kemi nevojën e karantinës, kemi caktuar të ngrihet në Shtëpinë e Pushimit në Durrës, me OBSH është konstatuar përmbushja e kushteve, me garanci për të gjithë.” u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Publikuar

-

Nga

Pasuria e ish-politikanit dhe gazetarit, të kthyer së fundi në menaxher të një televizioni, Ben Blushi llogaritet të jetë me miliona e miliona dollarë. Kjo sipas deklarimeve që ai ka bërë, gjatë kohës që ka qënë deputet dhe ka mbajtur detyra shtetërore. Pra, kur ka pasur detyrimin e vetdeklarimit. Gjithçka ne e kemi sjellë në këtë link, ku mund të lexoni të plotë pasurinë e tij, e cila i përket nga vitit 2003 deri në vitin 2017 .(Lexo këtu) 

                          Prona në Korçë

Pra, për rreth 14 vjet pasuria e tij vetëm shtohet. Por, sa të vërteta janë ato deklarime dhe sa vlejnë pasuritë e tij në të vërtetë, a ka fshehje a ka deklarime të pavërteta, për këtë nuk është bërë kurrë një hetim. Dhe ndoshta është momenti për të pasur një të tillë. Për t’i hapur një herë e mirë letrat e Ben Blushit, për të parë të vërtetën sesi një pronë në mes të Korçës, një biznes me një sipërfaqe 200 metër katëror në total, së bashku me garazhdet, blihet për 30 mijë euro dhe pastaj jepet me qera për 2 mijë euro në muaj.

Dhe për gati 18 muaj shlyen veten e tij, kur në fakt ajo vlen të paktën 500 milion lekë.

Këto detaje CNA.al i ka sjellë më parë, por sot do të sjellë të tjera detaje dhe të dhëna mbi një investigim të plotë të bërë nga ne dhe siç kemi raportuar më parë, sot do të sjellim një tjetër detaj në lidhje me pasuritë e Ben Blushit.

Një skemë që tregon qartësisht sesi familjarë dhe të afërm të tij janë bërë të pasur, milionerë, me prona dhe pasuri të paluajtshme, të cilat kapin vlera disa miliona dollarë.

                                        Pallati në Tiranë

Ky pallat që shikoni në këtë foto i përket në pronësi një ndërtuesi dhe një tjetër personazhi. Ai është ish-vjehrri i Ben Blushit, i ndjeri A. Brati. Një ish-jurist që çuditërisht një ditë kthehet në ndërtues. Dhe si u bë i tillë, skema e tregon qartë.

Ndërtuesi nga ana tjetër e ka akuzuar dhe është në disa procese gjyqësore dhe gjithçka ka filluar me një skemë të parapërgatitur.

Influenca e Ben Blushit për të nxjerrë lejen e ndërtimit, ka qënë e padiskutueshme. Ndërtuesit i është dashur një ortak, një bashkëaksioner, i cili të mund ta ndihmonte për t’i nxjerrë lejen. Dhe kështu ka ndodhur. Formalisht ka pasur një kontratë të ndërtuesit me vjehrrin e Ben Blushit, i cili ishte jurist. Dhe gjoja për shërbimet e pakryera dhe borxhet e marra, truallin e pallatit që shihni në foto, në pronësi të ndërtuesit, një pjesë e saj i hiqet investitorit dhe i jepet me një gjyq formal, me një marrëveshje totale vjehrrit të Ben Blushit.

Ky është momenti i fillimit të miliardave. Një skemë e pastër. Vjehrri si jurist përfiton pronësinë e truallit. Më pas sigurohet leja e ndërtimit, dhe vjehrri merr përqindjet si pronar trualli. Dhe kështu ka ndodhur, kjo është skema. Megjithëse më pas kanë pasur përplasje, është po i njëjti ndërtues në ortakëri me vjehrrin e Ben Blushit, i cili i ka shitur këtij të fundit për 30 mijë euro pasurinë që ne e përmendem më lart. Një aktivitet me qindra-mijë dollarë, e blerë për vetëm 30 mijë euro.

Por, që mesa duket është vetëm një nga detajet, pasi marrëdhënia e këtij ndërtuesi me vjehrrin e Ben Blushit, thellohet.

Skema kuptohet. Së pari bëhesh pronar, pastaj copëtojmë pronat, merret leja e pallatit dhe s’ka nevojë të dalë as Ben Blushi dhe as ndonjë tjetër. Por, vjehrri jurist kaq i famshëm sa për fatura dhjetëra mijë euro konsulencë juridike përfiton një truall në qendër të Tiranës, si pjesëtar me një çmim dhe një vlerë qesharake. Më pas kjo pronë zhvillohet. Këtu nxirret një leje ndërtimi dhe milionat vetëm shtohen.

Ben Blushi para selise se Partise Socialiste

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al dhe duke parë regjistrat e Kadastrës, pra Hipotekës së djeshme, thuhet se në datën 23 janar të vitit 2013 vjehrri i Zotit Blushi ka përfituar 302.2 metër katëror dyqan, plus 43 metër katëror pronë e përbashkët. Pra, njësi tregëtare.

Gjithashtu ka përfituar një tjetër njësi tregtare me sipërfaqe 163.3 metër katëror. Në qendër të Tiranës ndodhet ky pallat. Ndodhet tek ish-Stadiumi Dinamo, “Selman Stërmasi” sot, i cili përdoret nga Klubi Tirana.

Këto janë dyqanet të cilat kanë një vlerë nga katër deri në pesë mijë euro për metër katëror në treg, të cilat ndodhen në katin e parë të këtij pallati.

Pra, rreth 500 metër katëror, që afërsisht bëjnë rreth 2.2 milion dollarë.

Më tej, sipas të dhënave është një apartament me sipërfaqe 113.8 metër katëror, me 17 metër katëror pronë të përbashkët. Më tej, një tjetër apartmanent me sipërfaqe 115 metër katëror, me 17.2 metër pronë të përbashket.

LEXO EDHE:  Deputetja e LSI/Zgjedhjet në Kavajë nuk u shtynë për të shmangur destabilizimin, por se ishin farsë

LEXO EDHE:  Vasili ironizon Ramën/ Çudi si Tereza May nuk të pyeti për dorëheqjen

Një tjetër apartament 112.4 metër katëror plus 16.8 metër katëror pronë të përbashkët.

Një apartament 114.7 metër katëror, plus 27.4 metër katëror pronë të përbashkët.

Një apartment 67.4 metër katëror.

Një tjetër apartament 140 metër katëror, plus 21 metër katëror pronë e përbashkët.

Në një përllogaritje të thjeshtë, sipërfaqja është 663.3 m2 sipërfaqe banimi plus dhe 99.4 m2 sipërfaqe e përbashkët, me një vlerë e cila shkon edhe kjo gati në 2 milion euro.

Pra, në total janë total 500 m2 ambiente për njesi tregtare që shkojnë deri në 5 mijë euro për m2 dhe 762.7 m2 sipërfaqe banimi në total, me vlerë  nga 2 mijë euro për m2.

Që në total janë mbi 4 milionë euro pasuri e paluajtshme ose gati 5 milionë dollarë.

Me kohë, pra me vitin 2013, çmimet mund të kenë një diferencë më të ulët, por vlera e tregut të pallatit që ndodhet në zemër të Tiranës, është mjaft e lartë.

Apartamentet fillojnë minimalisht me 2 mijë euro metri katëror dhe njësitë e biznesit nga katër deri në 5 mijë euro për metër katëror.

E gjithë kjo pasuri prej gati 4 milion euro është përfituar nga i vjehrri i ndjerë i Ben Blushit, thjeshtë nëpërmjet skemës që ne përmendëm më lart.

Pra, ndërtuesi ka një truall, për të cilin del garant ta zhvillojë Ben Blushi. për të ndihmuar dhe për të nxjerrë lejen e ndërtimit. Kjo sipas vetë ndërtuesit.

Por, çfarë ka ndodhur?

Truallin, në pronësi të ndërtuesit, për konsulenca të papaguara juridike, vjehrri i Ben Blushit përfiton një sipërfaqe të caktuar. Më pas me ndërhyrje, ky truall merr lejen e ndërtimit. Kthehet në një pallat të madh, me ambiente biznesi dhe ambiente banimi. Ku në fund, vjehrri i Ben Blushit ka përfituar rreth 4 milion euro pasuri me çmimin e tregut të sotëm.

Nga ana tjetër, me po të njëjtin ndërtues, Ben Blushi ble një biznes rreth 200 metër katëror në Korçë, me vlerë vetëm 30 mijë euro, kur vlera e tregut ishte rreth 500 milion lekë. Dhe më pas ka edhe një tjetër shkëmbim.

                    Ben Blushi, Eva Blushi

Nga pallati që ne e tregojmë në foto, me aktivitetin në Korçë, ku rreth 120 metër katëror të vjehrrit të Ben Blushit në Tiranë, këmbehen me 120 metër katëror të një ambienti në pronësi të ndërtuesit në fjalë, në Korçë, i cili është karshi pronës, që Ben Blushi e kishte blerë për vetëm 30 mijë euro.

Këto janë detajet e para nga investigimi ynë, por CNA.al do të vijojë të sjellë më shumë të dhëna në lidhje me këtë pasuri, e cila nxjerr zbnuluar faktin sesi një politika dhe të afërm të tij nëpërmjet skemash të ndryshme kanë mundur të pasurohen në mënyrë të shpejtë, duke siguruar miliona e miliona euro pasuri.

Sot, në Shqipëri po ndodh një Vetting për drejtësinë. Një Vetting për gjyqtarë dhe prokurorë. Ende nuk ka filluar për politikanët. Një Vetting që ka hequr gjyqtarë për pesë apo dhjetë milion lekë të vjetra, apo ka larguar prokurorë nga detyra për apartamente 20 apo 30 metër katëror. Apo për kushërinjtë e tyre të parë të pasur dhe rrethin e tyre familjar.

Ndërsa Ben Blushi, jo vetëm vetë ka mundur që gjatë periudhës së tranzicionit politik në Shqipëri të bëhet një miliarder, por ai ka kthyer në miliarder edhe të afërm të tij, me skema të qarta, për të cilat akuzohet nga vetë ndërtuesi.

CNA.al do të sjellë nesër dhe në ditët në vijim të tjera të dhëna të papublikuara më parë dhe prononcime dhe qëndrime ekskluzive në lidhje me këtë pallat dhe gjithçka që lidhet me pasurinë prej miliarderi të oligarkut të medias, Ben Blushi.

Pasuritë e Ben Blushit dhe familjarëve të tij janë miliona dollarë, si të një arabi me puse nafte. Por këto nuk janë të vetmet. Pasi Ben Blushi ka në emër të bashkëshortes së tij aksione në katër kompani, një prej të cilave në Bullgari. Po ashtu ka disa qindra mijë dollarë kesh në banka, prona të paluajtshme në Tiranë e Korçë dhe dalëngadalë pret kthimin e këtyre pasurive si trashëgimi nga vjehrri tek bashkëshortja e tij..vijon/ CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

CNA.al paralajmëron skandalin e radhës/ Kush e ka këtë pallat Zoti Blushi?

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Ben Blushi, ky “Robin Hood” i medias shqiptare

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ulja për Reformën Zgjedhore/ Borchardt: Palët ende larg arritjes së kompromisit

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i OSBE-së në Tranë, Bernd Borchardt,  teksa ka komentuar uljen në tryezë për Reformën zgjedhore të palëve politike në Shqipëri, u shpreh se ky është një lajm i mirë por palët mbeten ende larg arritjes së kompromisit më madh.

Pjesë e kalendarit të punës së reformës zgjedhore, është dhe ndarja e krimit nga politika dhe kjo sipas Ambasadorit Borchardt mund të arrihet përmes krijimit të një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet për presionet mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor.

Më lejoni t’ju jap një përgjigje në dy nivele të ndryshme:

Së pari, hapi më i mirë për të rikthyer besimin te kandidatët do të ishte që partitë të paraqisnin kandidatë të pastër. Ligji i ashtuquajtur i dekriminalizimit u lejon partive që të kontrollojnë kandidatët e tyre të mundshëm, përmes prokurorisë, shumë përpara zgjedhjeve. Aspekti i dytë është se, sigurisht, duhet të trajtohen krimet elektorale.

LEXO EDHE:  Deputetja e LSI/Zgjedhjet në Kavajë nuk u shtynë për të shmangur destabilizimin, por se ishin farsë

LEXO EDHE:  Takimi me Qeverinë/ Hahn falenderon Ramën për fasadën

Merrni shembullin e presionit ndaj administratës publike: ODIHR-i rekomandoi fuqishëm krijimin e një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet e presionit mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor. Reforma zgjedhore mund ta krijojë një strukturë të tillë, si edhe një procedurë me të cilën punonjësit e administratës mund të denoncojnë çdo presion politik ose abuzim të burimeve. Këta denoncues duhet të gëzojnë më pas statusin e një sinjalizuesi.” u shpreh Borchardt në një intervistë për News 24.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alesia Bami e thotë troç/ “Për luksin që shihni s’paguaj asgjë, çdo gjë e zgjedhim me…”

Publikuar

-

Nga

Moderatorja e njohur Alesia Bami, shkaktoi mjaft bujë në rrjetet sociale, pas një deklaratë të bërë në emisionin e  “E Diell” ku tha se e kalonte muajin me 400 mijë lekë të vjetra.

Por pas reagimeve të shumta, Alesia ka vendosur që të sqarojë njëherë e mirë të vërtetën e deklaratës së saj.

Ajo ka treguar se jetesën e luksit e fiton përmes reklamimeve dhe nëse do t’i duhet ta shtyjë muajin me 400 mijë lekë, do ta kalonte dhe me aq.

“Po e sqaroj edhe njëherë për ty dhe disa të tjerë si puna jote që nuk e kanë kuptuar. Ajo çka unë thshë ka të bëjë me menaxhimin e të ardhurave. Thashë që edhe nëse “do na duhet” ta kalojmë me 400 mijë lekë mund ta kalojmë, edhe unë do mund ta kaloja” sepse di ti menxhoj të ardhurat e mia.

LEXO EDHE:  Përplasjet për Shkodrën/ Protestuesit sulmojnë Tom Doshin

LEXO EDHE:  Lotët e krokodilit të Ramës, për gratë e dhunuara

Pastaj lëre çfarë shihni ju luksin e IG sepse ne personazhet publikë e kemi më të thjeshtë jetesën pasi çdo gjë e zgjedhim me një #tag në insta, pra për luksin që ju shihni ne nuk paguajmë asgjë pasi bëjmë reklamime.

Kjo është të jesh real dhe të tregosh si funksionon me shumicën nga ne. Është shumë e thjesht ti rrisim vlerat e vetes e të themi shifra të mëdha!”, ka shkruar ajo në “Instastory”, teksa i përgjigjej pyetjes së një nga ndjekësve të saj, nëse  vërtet e shtyn me 400 mijë lekë muajin./CNA.al

LEXO TE PLOTE