Politikë
“Manifestimi më i mrekullueshëm”/ Meta zbulon skenarin e 2 Marsit, fton edhe Ramën

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar disa detaje lidhur me tubimin e thirrur në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Meta thotë se ky do të jetë manifestimi më i mrekullueshëm për liri dhe demokraci.
“Nëse qytetarë mendojnë që duke pritur, e duke fjetur e duke parë telenovela, e duke thënë që ky vend s’bëhet, unë jam i bindur që populli shqiptar e ka të qartë që tani është një betejë finale për të mbrojtur republikën dhe për të rivendosur rendin kushtetues demokratik . Nuk detyroj njeri të vijë në shesh, unë në shesh do dëgjoj popullin. I shfrytëzova gjithë instrumetat e mi, apelin mesazhin dhe dekretin.
Më 2 mars, do ndodhë manifestimi më i mrekullueshëm për liri për demokraci”, tha Meta në studion e Opinion.
Gjithashtu Presidenti ka ftuar edhe kryeministrin Edi Rama të marrë pjesë në këtë manifestim.
“Edhe Rama mund të vijë si qytetar, do protestojmë ndaj puçistëve”, tha Meta./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...