Connect with Us

Lojra fati dhe dhunë në familje/ Arrestohen katër persona në Korçë

Kronika

Lojra fati dhe dhunë në familje/ Arrestohen katër persona në Korçë

Publikuar

-

Policia arreston në flagrancë 4 shtetas, një prej të cilëve për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, si dhe tre të tjerë për veprat “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L. L., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 10, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e proves materiale një telefon i markës “Samsung”, me të cilin ky shtetas dyshohet se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive.

Si edhe A. H., 44 vjeçe; A. H., 22 vjeç; F. H., 17 vjeç, të tre banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, në banesë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ushtruar dhunë duke goditur me mjet të fortë familjarin e tyre, shtetasin Sh., L., 53 vjeç, banues në Korçë (vëllai i 44-vjeçares) ndaj të cilit u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

LEXO EDHE:  Itali/ Shqiptari masakron me thikë pronarin e lokalit

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“E qëllova në kokë me hekur”/ Zbardhet dëshmia tronditëse e 63 vjeçarit që vrau bashkëshorten dje në Durrës

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi dje qytetin e Durrësit.

Rruzhdi Tosuni 63 vjeç, vrau me levë hekuri gruan e tij Hajdije Tosuni 59 vjeçe.

Ndërkohë është zbardhur edhe deklara e 63 vjeçarit,  i cili është shprehur se shkak për konfliktin që çoi në vdekjen  e gruas ka qenë një zënkë për çështjen e dyqanit, të metrazheve ku ata ishin pronarë.

Dyqani nuk kishte ecur mirë kohët e fundit dhe autori i ka thënë të shoqes që ta shesin por ka hasur në kundërshtinë e saj.

Nga një konflikt i çastit autori ka marrë hekurin me të cilin mbyllnin qepenin e dyqanit dhe e ka goditur gruan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

LEXO EDHE:  Drejtonte mjetin në gjëndje të dehur/ Arrestohet 32 vjeçari

LEXO EDHE:  Itali/ Shqiptari masakron me thikë pronarin e lokalit

“Shkak për konfliktin është bërë një zënkë që patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka.  Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhë), e godia në kokë”, ka thënë Ruzhdi Tosuni.

Dje u shfaqën disa pamje klithëse nga skena e krimit ku vajza e viktimës bërtet me të madhe pranë biznesit të prindërve të saj, ku kërkonte të shite nënë e saj të vdekur për herë të fundit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Flakët shkrumbojnë dy banesa/ Shpëtojnë mrekullisht familjarët

Publikuar

-

Nga

Dy apartamente të një pallati janë shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Cërrnicë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por familjarët kanë arritur të shpëtojnë për mrekulli.

LEXO EDHE:  Bomba molotov, kapsolla dhe flakadanë ndaj policisë

LEXO EDHE:  Policia në universitete/ Reagon ashpër Partia Demokratike

Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur që flakët të mos përhapen edhe në banesat e tjera.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dy muaj në “karantinë”/ Shqiptari që jeton në Kinë flet mbi situatën e koronavirusit 

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish. Kina raportoi sot 433 raste të reja dhe 29 viktima duke e çuar 78,497 numrin e të infektuarve dhe 2,744 numrin e të vdekurve në rang vendi.

Shqiptari, Rodriguez Mazreku, një mësues anglishteje i cili jeton në Kinë ka thënë se që prej Vitit të Ri Kinez ka qëndruar brenda në shtëpi.

Në një lidhje nga Kina me “ABC e Mëngjesit”, ai tha se “Kjo situatë filloi që në momentin që u dhanë pushimet për Vitin e Ri Kinez. Në këtë rast kur u përhap epidemia dhe njerëzit ishin të frikësuar qeveria kineze mbylli të gjitha lëvizjet.

Kina ka edhe popullsinë më të madhe. Qingdao dhe Shanghai janë thuajse 1 orë e 30 minuta larg.  Pas lajmit për përhapjen e epidemisë u bllokuan lëvizjet, njerëzit nuk shkonin në punë. Një qytet i madh por që tashmë nuk ka asnjë lëvizje për shkak të panikut. Rreth 70 % e njerëzve që punojnë në Shanghai vijnë nga vendet e tjera. Shangahi është qendra ekonomike. Urdhri i qeverisë ishte për minimizim të udhëtimeve, qytetarët në mënyrë katëgorike nuk lëviznin nga shtëpia”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se shumica e mësuesve arrijnë ta bëjnë mësimin online. Sa i përket daljeve nuk lejohet, ka një kontroll të rreptë.

LEXO EDHE:  Policia në universitete/ Reagon ashpër Partia Demokratike

LEXO EDHE:  Shpërthimi në ish-Bllok/ Reagon policia, ja sa persona u plagosën 

“Shumica e mësuesve arrijnë ta bëjnë mësimin online. Sa i përket daljeve nuk lejohet, ka një kontroll të rreptë

Nëse dikush nuk ka para qeveria i siguron ushqimin. 12 milion banorë të Wuhan furnizohen me ushqim.”-tha ai.

I pyetur sesi ia dalin me furnizimet, Rodriguez Mazreku u shpreh se “Kina ka një forcë punëtore shumë të madhe, dhe njerëzit i gjenden njëri-tjetrit, punojnë për vendin e tyre. Kanë instancat mjekësore dhe politike që janë 100% efektive dhe kanë besim të madh. Gjysma e personave tashmë janë kuruar. Situata mund të vazhdojë kështu edhe për disa kohë. Deri në momentin që asnjë i ri nuk do të jetë më i infektuar, atëherë mund të ndryshojë situata. Punojnë vetëm zyrat e policisë.”

LEXO TE PLOTE