LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolli i policisë “fundos” 26-vjeçarin/ Ja çfarë iu gjet në banesë

27 Shkurt 2020, 07:58, Kronika CNA
Kontrolli i policisë “fundos” 26-vjeçarin/ Ja

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi G. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Sipas uniformave blu, pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “TT”, disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe ?Prodhimi i mjeteve për falsifikm të dokumenteve?.

Lajmet e fundit nga