Connect with Us

Konfirmohen tre të prekur nga koronavirusi në Greqi

Lajme

Konfirmohen tre të prekur nga koronavirusi në Greqi

Publikuar

-

Mediat greke raportojnë se tre persona janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi, në Greqi.

Rasti i parë u njoftua ditën e djeshme, ndërsa bëhej fjalë për një 38-vjeçare, e cila sapo ishte kthyer nga Italia.

Ndërkohë, sot mediat raportojnë se edhe dy raste të tjera janë konfirmuar, të prekur nga virusi i njohur si COVID-19, ku rasti i fundit është raportuar në Athinë.

LEXO EDHE:  Zbardhet dëshmia e oficerit për drogën e kapur në Greqi/ Shqiptarët u zbuluan nga amerikanët

Po ashtu, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Greqi, të gjithë personat e konfirmuar të infektuar nga koronavirusi janë në gjendje të qëndrueshme dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Çfarë po ndodh!/ Shtrohet në spital aktori i njohur shqiptar

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur shqiptar Arben Derhemi, duket se po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Këtë gjë e ka bërë vetë të ditur vetë aktori teka ka postuar një foto nga spitali në Instagram.

Duke falenderuar doktorët Arben Derhemi ka treguar se gjithcka ka kaluar dhe ai famirësisht është mirë.

LEXO EDHE:  Zjarret në Athinë/ Qeveria greke dyshon për zjarrvënie

Ende nuk dihet se çfarë ndërhyrjeje i është nënshtruar aktori, por e rëndësishme është që çdo gjë ka shkuar mjaft mirë.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Fillon intervistimi i kandidatëve/ Sadushi: Gjykatës së Lartë i mungon strategjia

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka filluar intervistat me kandidatët për në Gjykatën e Lartë.

KLGJ ka përzgjedhur 3 kandidatë, nga radhët e juristëve të spikatur, në tre pozicionet e lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale.

Ata janë: Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda.

Sokol Sadushi është i përzgjedhur si kandidat për profilin administrativ. Ervin Pupe është përzgjedhur në profilin civil ndërsa Ilir Panda është përzgjedhur në profilin penal.

I pari që është intervistuar nga KLGJ është kandidati Sokol Sadushi.

Sadushi në fjalën e tij para KLGJ, theksoi se Gjykata e Lartë ka nevojë për legjitimitetin që i duhet, siç kushtetuta e ka përcaktuar, ndërsa shtoi se kjo gjykatë nuk ka strategji dhe kjo është pikërisht ajo që i duhet.

“Kam një përvoj mbi 33 vjeçare si jurist, avokat, prokuror e më gjerë dhe jam sot këtu për një motiv të fortë, për të qenë pjesë e garës që Gjykata e Lartë pati riformatim. Eksperienca ime është vlerë që ia njoh vetes dhe qenia për 13 vjet i Kushteueses më motivon më shumë.

LEXO EDHE:  Zbardhet dëshmia e oficerit për drogën e kapur në Greqi/ Shqiptarët u zbuluan nga amerikanët

LEXO EDHE:  Tenton të kalojë kufirin drejt Greqisë me 4.5 kg kanabis në çantë shpine/ Pranga shqiptarit

Gjykata e Lartë ka nevojë për legjitimitetin që i duhet, siç kushtetuta e ka përcaktuar. Kam objektivat e mia në lidhje me këtë gjykatë. Aktualisht kjo gjykatë nuk ka strategji dhe kjo pikërisht i duhet. Situatë problematike janë numri i stërmadh i dosjeve në këtë gjykatë, por mund të përballohet me një riformatim.

Çështja e pronave dhe disa të tjera mund të bëhen unifikuese, për të shpëtuara nga ata. Në përvojën time ekzistojnë rregullore të tilla për të lehtësuar punën. Me rëndësi është roli i gjykatës me median, nuk ka qenë në rregull, por duhet të përmirësohet që publiku të informohet me transparencë.

E kërkoj këtë detyrë se dua të përballem, jam i motivuar dhe bashkë me kolegë të kthejmë Gjykatën e Lartë ashtu siç e do sistemi i drejtësisë

Pa unifikimin e praktikës gjyqësore nuk mund të kemi evadim të çështjeve, pasi duhen vendime unifikuese nëse duam të gjykojmë në kohë çështjet. Sa më shpejt, aq më shpejt do marrë zgjidhje dhe qytetari që pret prej vitesh një vendim”.

LEXO TE PLOTE

Lajme

“E kam shumë të vështirë të flas”/ Enca reagon për herë të parë pas vdekjes së të atit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Enca Haxhia ka reaguar per herë të parë pas lajmit për ndarjen nga jeta të babait te saj.

Ajo i ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë forcë në këtë ditë të vështirë dhe ka theksuar se e ka të vështirë të flas në Instagram për gjërat që i ka aq afër zemrës.

“Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës, ndaj po e lë me kaq…”, ka shkruar ndër të tjera Enca, ndërsa ka theksuar: “Falenderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira”, shkruan Enca në një postim në Instastory.

E trishtë/ Enca humb njeriun e shtrenjtë

LEXO TE PLOTE