Politikë
“Ka qenë i zënë me çështjet e KÇK-së”/ Meta tregon pse veproi para SPAK-ut

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar sërish mbrëmjen e sotme atë që ai e quan grusht shteti dhe kapje të Gjykatës Kushtetuese.
Meta pretendon se ka pritur me shumë qetësi, por nuk ka parë asnjë veprim dhe ka zbuluar më shumë shkelje, ndërsa përmendi padinë që ka ngritur ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonajt.
Kreu i Shtetit nuk kurseu ironinë, teksa tha se SPAK është i zënë me çështjet e KÇK-së.
“SPAK-u ndoshta ka qenë i zënë me këta çështjet e KÇK-së. Unë prita me shumë qetësi, ndërkohë as veprime nuk pashë, por jo vetëm kaq, zbuluam prova të reja dhe bëmë padi shtesë”, deklaroi presidenti në emisionin “Opinion”./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Kryemadhi bën deklaratën “bombë”/ Ndërkombëtarë vijnë lënë vajzat e shqiptarëve me barrë dhe ikin
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të fortë teksa u shpreh se gjërat në Shqipëri do të ishin më mirë nëse nuk...

“Pula është e thatë, kufjet nuk punojnë”/ Stafi izraelit merr në “qafë” Bashën me spotin epik
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pajtuar një kompani izraelite për t’i ndërtuar atij imazhin dhe përgatitur strategjinë e komunikimit me qytetarët. Ndërkohë, ditë...