Connect with Us

Ish-ministri i Ramës i “përvishet” ambasadores së SHBA/ Po bën zëdhënësen e qeverisë

Politikë

Ish-ministri i Ramës i “përvishet” ambasadores së SHBA/ Po bën zëdhënësen e qeverisë

Publikuar

-

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka publikuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së djeshme me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim publikon deklaratën e Lavrov dhe korrigjimin e Ramës që thotë se Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me aleatët e mëdhenj, NATO dhe BE sepse është e detyruar por se ka zgjedhur.

Por, pas këtij publikimi, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani.

Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale, ironizon ambasadoren Yuri Kim, ndërsa shkruan “Uuu sa mirë!

Po merre e çoje në Amerikë, moj zonjë!

Bëje President atje, se këtu nuk na duhet gjë me gjithë këto mend që ka për gjithë botën. Nuk i bën punë hiç popullit të vet që e varfëron dhe e dëbon nga territori.

LEXO EDHE:  Vijon “lufta” Rama-Meta/ Gjashtë pyetje për ‘Gruan e Bilalit’ dhe video ku sulmon SHBA

Është overqualified për këtu Ai. Merre! Ta kemi falë!

Me këtë rast nuk ka se si të akuzohet më për ndërhyrje në zgjedhjet në Amerikë, njësoj si Lavrovi…”.

Më tej, ish-ministri akuzon ambasadoren e SHBA se po bën zëdhënëesen e qeverisë.

“Ah, meqë ra fjala si i vajti filli atij 2% -it që Shqipëria duhet të ketë si buxhet për ushtrinë e NATOs?! Teksa e bën zëdhënësen e qeverisë na e thuaj dhe këtë, të lutem!

Apo s’nuk…!”-shkruan Ylli Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Beni

    27 Shkurt, 2020 at 7:15 pm

    Hajdut Manjani qe vodhi token e dajes Nuz.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Duel televiziv Rama-Vuçiç

LEXO EDHE:  Koncensioni i Check Up-it/ PD padit në Prokurori ministrin Beqaj

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Duel televiziv Rama-Vuçiç

LEXO EDHE:  Duel televiziv Rama-Vuçiç

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE