Connect with Us

Intervistimi i kandidatëve për Gjykatën e Lartë/ KLGJ bën njoftimin e rëndësishëm

Lajme

Intervistimi i kandidatëve për Gjykatën e Lartë/ KLGJ bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Këshilli i Lartë Gjyqësor bën me dije se ditën e sotme do të realizohet intervistimi i kandidatëve për Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve.

Në njoftimin e KLGj-së, theksohet se nga lista fillestare prej 21 kandidatësh, janë kualifikuar për të vijuar procedurën e përzgjedhjes për emërim tre kandidatë,

Mësohet se në përfundim të këtij procesi, Këshilli do të bëjë vlerësimin dhe pikëzimin përfundimtar të tre kandidatëve jogjyqtarë.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik në lidhje me përfundimin e procesit të vlerësimit dhe pikëzimit paraprak të kandidatëve, në kuadër të procesit tëpër zgjedhjes së tyre për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në tre pozicionet e lira në fushat e së drejtësadministrative, civile dhe penale.

Nga lista fillestare prej 21 kandidatësh, janë kualifikuar për të vijuar procedurën e përzgjedhjes për emërim tre kandidatë, për të cilët Këshilli ka vendosur zhvillimin e intervistave në seanca dëgjimore në datën 27.2.2020, duke filluar në orën 10.00.

LEXO EDHE:  Zbardhen emrat/ Kandidatët e PD dhe LSI që mund të marrin mandatet

Në përfundim të këtij procesi, Këshilli do të kryejë vlerësimin dhe pikëzimin përfundimtar të tre kandidatëve jogjyqtarë, nga katër pozicione që janë gjithësej dhe do t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e tyre gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur, si edhe vendosi në mbledhjen e datës 26.2.2020 hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson në mënyrë të veçantë interesin e publikut dhe do të informojë në vijimësi mediat për të gjithë hapat e matur që do të ndjekë për plotësimin me gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, në mënyrë që ajo të përmbushë rolin e saj të rëndësishëm për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore dhe për forcimin e besimit të publikut te sistemi gjyqësor.”-thuhet në njoftim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Laj gojën kur flet për rraqet e Teatrit”/ Neritan Liçaj shpërthen në akuza ndaj Maznikut: Palaço, je objekt hetimi

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, deklaroi, pak më herët, se Bashkia do ta vazhdojë projektin për ndërtimin e teatrit të ri, pasi, sipas tij, është mëkat i madh që në mes të Tiranës të ketë një vend me rraqe dhe me sende të vjetra.

Pas këtyre deklaratave, ka ardhur menjëherë dhe reagimi i aktorit Neritan Liçaj.

Në një lidhje për TV “News 24”, Liçaj ka shpërthyer në akuza ndaj Maznikut teksa e quajti këtë të fundit të “pafytyrë” duke i kërkuar të lajë gojën para se të flasë për rraqet e Teatrit Kombëtar.

“E njoh që kalama Maznikun dhe të katandiset në këtë derexhe. Nuk tha asgjë, u përpëlit. Një gjë ia kërkoj atij palaços Maznikut të lajë gojën kur flasin për rraqet e TK. Ra e gjithë propaganda e ndyrë se teatri do bjerë. Të kenë kujdes se ata janë objekt procesi penal. Të kërkojë ndjesë ai i pari. Rraqe e plehra nuk është fyerje për ata që njerëz që kanë derdhur djersë? Rraqe e plehra ku ka luajtur Sandër Prosi, ku kanë derdhur djersë gjithë ata gjigandë, rraqe e plehra ai i pafytyrë.

U ka ngelur sharra në gozhdë, i dinë ata pazaret e tyre. Këta zotërinj shkelën kushtetutën në 6 nene për atë ligj për TK. Këta kanë bërë të pabërë me TK dhe ju më thoni mua të mos i fyej?! Kemi dy vjet në rrugë dhe ai thotë rraqe e plehra. Ka punuar ajka e aktorëve dhe regjisorëve shqiptarë.

LEXO EDHE:  LSI publikon listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Korçës/ Ja emrat

LEXO EDHE:  Shtyhet shqyrtimi i nismës për arrestimin e deputetëve

Ne e kemi rijetuar atë Teatër dhe e kemi kthyer në qendër kulturore në Shqipëri. Sado të spërdridhet Mazniku, si mund të mos revoltohem unë, kam 23 vjet që e laj me djersë e kush flet Mazniku që është objekt hetimi”, deklaroi Liçaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Gjithë jetën ia kushtoi lirisë së atdheut”/ Flet djali i Nexhmije Hoxhës pas vdekjes së saj: Jemi krenarë…

Publikuar

-

Nga

Gruaja e ish diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha është ndarë sot nga jeta në moshën 99 vjeçare.

Lidhur me këtë ngjarje, Ilir Hoxha, djali i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxhës ka përcjellë dhe një mesazh për mediat për humjen e nënës së tij.

Ai thotë se nëna e tij ia kushtoi gjithë jetën e saj lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe do të ndjehen përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes.

Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.
Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Dibër betejë Rama-Meta/Ja kandidatët

LEXO EDHE:  PS prezanton kandidatet për deputetë në Durrës

Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.
Me respekt Ilir Hoxha
Tiranë 26 shkurt 2020
Shënim: Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt
Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtëpine tonë, në Laprakë (pranë sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, gruaja e ish diktatorit

Publikuar

-

Nga

Ndërron jetë në moshën 99 vjeçare, Nexhmije Hoxha.

Gruaja e ish diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare në shtëpinë e saj në Laprake.

Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, por prindërit e saj ishin nga Dibra. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë. Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi, shkruan KohaJonë.

Ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941. Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit. Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror.

Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë. Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat. Ka qenë drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së. Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së.

LEXO EDHE:  PS prezanton kandidatet për deputetë në Durrës

LEXO EDHE:  KLGJ zbulon skandalet e Ilir Metës/ KLD shmangu ligjin dhe futi në kaos drejtësinë

Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike. Ka botuar edhe disa libra. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.

Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945.

LEXO TE PLOTE