Connect with Us

Heqja e taksës/ Haradinaj: Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Kosova & Rajoni

Heqja e taksës/ Haradinaj: Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Publikuar

-

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbë.

Haradinaj e quan kurtin mashtrues, teksa shprehet se u dorëzua para Serbisë.
Sipas Haradinajt, ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, shkruan Haradinaj në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Video-E armatosur gjer në dhëmbë/ Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Video-E armatosur gjer në dhëmbë/ Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës

Xhandarmëria serbe ka hyrë pasditen e sotme në territorin e Kosovës, më konkretisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Lajmi është bërë i ditur nga banori i këtij fshati Adhurim Krasniqi, i cili ka publikuar pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së restorantit të tij.

Në video shihen disa ushtarë serbë të armatosur e të veshur me uniformë. Krasniqi kërkon të merren masa për këtë gjë, ndërsa paralajmëron se nëse shohin edhe njëherë ushtarë serbë, do t’i përgjigjen provokimeve vetë.



“Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës. Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.

LEXO EDHE:  Taulant Balla i përgjigjet Berishës: Ke filluar sheh ëndrra me burgje, por…

LEXO EDHE:  Taulant Balla i përgjigjet Berishës: Ke filluar sheh ëndrra me burgje, por...

Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike serbe. Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ekspertët shqetësohen nga koronavirusi/ Greqia mbyll ishullin e famshëm për 10 ditë

Publikuar

-

Nga

Ekspertët shqetësohen nga koronavirusi/ Greqia mbyll ishullin e famshëm për 10 ditë

Në vetëm 24 orë, në ishullin e Parosit janë konfirmuar 13 raste pozitive. Duke marrë shkas nga kjo, autoritetet greke kanë vendosur të izolojnë totalisht ishullin për 10 ditët e ardhshme.

Ekspertët e shqetësuar ngritën alarmin dhe sugjeruan izolimin e ishullit, pasi është provuar se bllokimet lokale ndihmojnë në mos përhapjen e koronavirusit.

Masat kufizuese në Poros janë të vlefshme nga sot në orën 06.00 deri më 17 gusht 2020 në orën 06.00 të mëngjesit.

Masat e marra janë:

Ndalimi i funksionimit të të gjitha farmacive nga ora 23.00 deri në orën 07.00 të mëngjesit.



LEXO EDHE:  Kurti godet sërish Ramën/ “Teatri të ruhej si muze, nuk është i Shqipërisë por i gjithë shqiptarëve”

Pezullimi i çdo lloj ngjarje siç janë muzika live, panairet tregtare, tregjet publike, etj.

LEXO EDHE:  Serbi/Arrestohen shtatë të dyshuar për krime lufte në Srebrenicë

Ndalimi i çdo lloj tubimi të qytetarëve mbi 9 persona për çfarëdo arsye, si në publik ashtu edhe në vende private.

Në restorante nuk lejohen më shumë se 4 persona në një tavolinë, përveç rasteve kur janë anëtarë të së njëjtës familjeje që mund të shkojë deri në 6 persona.

Përdorim i detyrueshëm i maskës në të gjithë ishullin, si jashtë, ashtu edhe në zonat e mbyllura./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

181 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Shërohen mbi 100 pacientë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë njofton për 181 raste të reja me Covid-19 nga 463 testime të bëra në 24 orët e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 9.869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjithashtu raoportohet se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 303 të infektuar, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.



LEXO EDHE:  “I prekur thellë nga vdekja tragjike…”/ Haradinaj reagon pas vrasjes së Armenda Aliut

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.961.

LEXO EDHE:  Komedia s’paska fund!/Për cilën Ministri flet deputeti i PD?!

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480./ CNA.al

LEXO TE PLOTE