Connect with Us

Heqja e pjesshme e taksës 100%/ Veseli akuzon Kurtin për vjedhje idesh

Kosova & Rajoni

Heqja e pjesshme e taksës 100%/ Veseli akuzon Kurtin për vjedhje idesh

Publikuar

-

Vetëm pak pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi për heqjen e pjesshme të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Veseli akuzon se Kurtin se i ka vjedhur idenë dhe i kërkon që të paktën të respektonte të drejtën e autorit.

Ai pretendon se pikërisht këtë ide e ka propozuar në janar të vitit 2019, por thekson se kryeministri aktual e pati refuzuar në atë kohë.

“Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët.

LEXO EDHE:  100% taksë për mallrat serbe/ Haradinaj tregon si mund të hiqet

E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht”, nënvizon Veseli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Vijon të mbetet alarmante situata në Kosovë sipasojë e Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar edhe 171 raste të reja.

Numri i personave që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 354.



LEXO EDHE:  Aktakuza nga Prokuroria e Hagës/ Haradinaj del në mbrojtje të Thaçit dhe Veselit: Besoj në pafajësi

Sipas IKSHPK-së, po ashtu janë shëruar edhe 190 persona.

LEXO EDHE:  Aktakuza nga Prokuroria e Hagës/ Haradinaj del në mbrojtje të Thaçit dhe Veselit: Besoj në pafajësi

“Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Me avion privat dhe 8 makina luksoze/ Kush është politikani shqiptar me pasuri marramendëse

Publikuar

-

Nga

Me avion privat dhe 8 makina luksoze/ Kush është politikani shqiptar me pasuri marrëmendëse

Ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro. Vetëm avioni privat i tij kushton gati 10 milionë euro, ndërsa hoteli në të cilin ai është pronar kap shifrën prej 42 milionë eurosh.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë eurosh. Po ashtu, ai ka në pronësi edhe disa toka e lokale që kushtojnë me miliona euro, raporton Gazeta Express. Vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe hotelin Sëiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë 42 milionë euro.

LEXO EDHE:  Qasja e Kurtit për bizneset/ Kadia: Kosova e dështuar nëse implementohen idetë e tij



Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar se ka avionin e tij privat që kushton rreth 10 milionë euro dhe tetë veturat e tij, vlera e të cilave sillet rreth 1 milion euro.

LEXO EDHE:  “Zgjedhje të reja, skenari më i keq i mundshëm”/ Kurti për qeverinë e re

Pasuria e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës nuk mbaron këtu. Ai ka aksione në vlerë miliona euro në rreth 20 kompani, në disa prej të cilave ka aksione 100 %. Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë. Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën polices shtatzënë

Publikuar

-

Nga

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën polices shtatzënë

Në Kosovë, Covid-19 i ka marrë jetën një femre shtatzënë. E reja, me profesion police nuk ka mundur të mbijetojë, pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.

Sipas mediave kosovare, e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, ndërsa është personi i tretë në radhët e Policisë që nuk e fiton betejën me koronavirusin.

Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës.



LEXO EDHE:  Qasja e Kurtit për bizneset/ Kadia: Kosova e dështuar nëse implementohen idetë e tij

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka konfirmuar rastet e vdekjes në institucionin që punon ai.

LEXO EDHE:  Albin Kurti: Ç’kërkoj nga Rama dhe pse nuk do lejojë Serbinë që të na përçajë

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai. /CNA.al

LEXO TE PLOTE