Connect with Us

Goditet një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike/ Prangosen tre shtetas, sekuestrohet drogë dhe dy automjete 

Kronika

Goditet një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike/ Prangosen tre shtetas, sekuestrohet drogë dhe dy automjete 

Publikuar

-

Policia E Elbasanit, ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga tre shtetas, si dhe janë sekuestruar rreth 13 kg lëndë narkotike kanabis dhe automjetet me të cilat udhëtonin.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit: V. P., 31 vjeç, N. B., 44 vjeç dhe Xh. K., 29 vjeç, lindur në Gramsh.

Sipas policsë, arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetitn tip “Opel” kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur gjetjen edhe të sasisë tjetër të lëndës narkotike, të fshehur nga këta persona në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, ku në total u gjetën dhe u sekuestruan rreth 13 kg lëndë narkotike kanabis dhe dy automjete.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasja e trageteve në Portin e Durrësit/ Reagon menjëherë Drejtoria Detare

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë informacion zyrtarë, pas lajmit se në portin e Durrësit dy tragete janë përplasur me njëri tjetrin.

Në njofim sqarohet se gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti A/F CLAUDIA pasi ka tërhequr spirancën është shtyrë nga era e fortë dhe ka prekur me fërkim tragetin BARI dhe AF MARINA.

Menjëherë kanë hyrë ne veprim dy rimorkiatorët të cilët kanë shmang përplasjet, dhe trageti CLAUDIA ka dalë nga porti dhe ka vazhduar lundrimin për në Ankona.

“Sot ne oren 19:30 ne portin e Durresit ka ndodhur nje incident. Gjate manovrave per te dale nga porti trageti A/F CLAUDIA pasi ka terhequr spirancen eshte shtyrë nga era e forte dhe ka prekur me ferkim tragetin BARI dhe AF MARINA. Menjehere kane hyre ne veprim dy rimorkiatoret te cilet kane shmang perplasjet, dhe trageti CLAUDIA ka dale nga porti dhe ka vazhduar rrugen per Ankona.

Ju bejme me dije se nuk ka asnje demtim te anijeve dhe te pasagjereve te cilet udhetonin me linjen e Ankones.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonin drejt Tiranës emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen dy persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Korçës në afërsi të Maliqit.

Personat janë kapur nga Policia Kufitare teksa po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me 3 automjete, të cilët janë përpjekur të shmangen nga policia.

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dalë në një komunikatë për këtë rast./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Përplasen dy tragete me pasagjerë në portin e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Dy tragete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.

Një prej trageteve bën linjën Ankona-Durrës dhe në momentin që ka qënë duke u nisur, është përplasur me tragetin tjetër që po ankorohej.

Shkak i përplasjes mësohet të jetë bërë era e fortë që ka përfshirë zonën e Durrësit mbrëmjen e sotme.

Rimojkiatorët po punojnë për zhvendosjen e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE